Kompleksi i shtatshkurtësisë e ka persekutuar Berlusconi-n

Postuar në 29 Nëntor, 2011 14:09

Frank Bruni kish sot një artikull në New York Times mbi Berlusconi-n, i cili e ka befasuar me faktin që dy ditë më parë është shfaqur në një takim politik në Veronë, dhe s’ka lënë gjë pa thënë kundër komunistëve, kundër regjimit policor në Itali, etj, dhe ka garantuar se do jetë dy herë më aktiv për t’mos lejuar riardhjen e të kuqve në pushtet. Por pjesa më argëtuese e shkrimit ish ajo që kish të bënte me kompleksin e xhuxhit, prej të cilit Berlusconi ka qenë i persekutuar gjithë jetën.

“Duke pasur në mendje personazhin ‘Berlusconi’ me përmasa gjigande, personi ‘Berlusconi’ të qaset si një gjë tmerrësisht e vockël. Dhe me këtë që sapo thashë nuk kam parasysh shtatin e tij të shkurtër, edhe pse e di që po ta lexonte këtë fraza timen, në atë pikë do t’i digjte.”, thotë Bruni. Dhe më poshtë rrëfen një përvojë personale:

“Më 2003 unë pata një intervistë me të, gjatë një darke disaorëshe. Ai u ankua gjatë, që dikush ish tallur në një televizion me shtatin e tij, dhe që e kish thirrur “gishto/xhuxh përrallash”. “Pse më janë qepur mua me këtë punën e shtatit? Aznari nuk është më i gjatë se unë.”, tha ai, dhe dukej që ish prekur shumë nga kjo përqeshje në TV.  “Unë kam shtatgjatësinë mesatare të italianëve. Apo jo?”, iu drejtua ai një këshilltari që e kish pranë vetes. Me siguri ka qenë Gianni Letta, i cili aty për aty u gjegj: Sigurisht.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.