Vizita e Ramës në Kosovë, kundërsulm ndaj Berishës në terrenin e patriotizmit
Postuar në 29 Nëntor, 2011 05:38
Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, Edi Rama jep një pasqyrë të zgjeruar të vizitës së tij të fundit në Kosovë, me rastin e Festës së Pavarsisë. Nga intervista kuptohet qartë se synimi i kësaj vizite ka qenë rritja e kredencialeve të tij patriotike në sytë e gjithë shqiptarëve, e në veçanti, atyre të Kosovës. Siç ka bërë edhe në ditët e vizitës, Rama sulmon Berishën në intervistë, në lidhje me mitin që, sipas tij, ka krijuar ky i fundit rreth qëndrimit të PS-së ndaj Rrugës së Kombit. Rama thekson se ishte një kryeministër socialist, Pandeli Majko, ai që hodhi i pari idenë e ndërtimit të Rrugës së Kombit dhe se PS-ja e ka përkrahur pa rezerva atë ide, por ka qenë kundër hajdutërisë që bëri qeveria Berisha në Rrugën e Kombit. Më tej, ai sulmon Berishën për “shitjen” që i bëri detit Jon qeveria e drejtuar prej këtij të fundit, duke theksuar se ishte PS-ja ajo që e ndaloi shitjen, kur bëri padinë në Gjykatën Kushtetuese.
A do të ketë frute politike ky kundërsulm “kosovar” i Ramës ndaj Berishës në terrenin e patriotizmit? Ndoshta mund të ndikojë diçka në votat që do të marrë koalicioni i tij në qarqet veriore, ku afiniteti me Kosovën është më i madh.
E.Zaloshnja
Comments
Submitted by jamanonim (not verified) on
dhe mbase do jete albi kurti tani qe do nise votuesa me autobuse ne ndihme te Rames. Rama nuk esthe politikan, por politicien. Ne vend te strategjive politike orientohet nga pelqyeshmeria qe ka tek votuesi. Une jam prijesi, po ju vij nga pas!
Submitted by jamanonim2 (not verified) on
Nga pikepamja e marredhenieve midis Shqiperise dhe Kosoves, Rama ka bere mire, qe ka vizituar Kosoven. Nga ana tjeter, veshtire qe mund te lekundet Berisha ne Kosove, per shume arsye, te cilat duan nje analize te vecante. Nga pikepamja e protokollit te vizitave, organizimi u duk goxha i miremenduar dhe ketu Rama ka merita. Sidoqofte, mediat nuk treguan, nese Rama vizitoi familjen apo vuri kurore me lule te varri i ish presidentit Rugova, duke lene nje shije per sensin realpolitik te veprimeve te tij, e cila mund te demaskoje 'kujdesin shumevjecar' per Kosoven dhe njerezit e saj, sic kishte deklaruar dje ne nje gazete te Kosoves.  Por, ndoshta, problemi me i madh i politikaneve ne te dy anet e kufirit (vecanerisht i atyre te Shqiperise), eshte bartja e politikes ditore (dhe bashke me te e gjuhes se ashper, ad hominem dhe gjerave te tjera negative) ne anen tjeter te kufirit. Sikur nuk mjafton mbllacitjet e perditshme neper mediat e Shqiperise, por duhet te njejtat me i perserite edhe ne Kosove. Tashme eshte e qarte, se jo vetem qe nuk duan, por edhe nuk dine te bejne me mire.
Submitted by nik (not verified) on
rama ka harruar te thote qe sa nga leket e mbledhura nga taksa e te famshmit majko (iden e kishte te mire ,por kush e la te ndertonte rrugen) u perdoren per rrugen.zero.prandaj nuk ngjith socilaisti ne kosove dhe aq me shume edi qe e ka quajtur rrugen e kombit,turpi i kombit.ai e mohoi nje gje te tille dhe tha se do te jape dorheqjen ne se ja provojne qe i ka thene keto fjale.sot ja provuan.
a do ta japi dorheqjen.
pyete ti zaloshnja qe ke marre flamurin e mbrojtjes se edit.
Submitted by xhimi (not verified) on
dhe hipokrizi.Lere gazetaret , po te ndjekim shkrimet e tyre shumevjecare, do te plasim se qeshuri:komuniste qe jane bere nacionaliste,socialiste qe jane bere libarale, liberale qe  jane bere demokristiane,komentatore qe jane bere bisnesmene, enveriste qe jane bere zogiste!Mbauni, se rame nga kali!
Submitted by po sikur (not verified) on
ne shqiperi kemi 2 parti krahinaristo-kozmopolite,pd-ne e ps-ne.te cilat jane plotesisht te zhveshura nga patriotizmi,keshtu qe rezervuari ''kombetar'' ne shqiperi eshte i paperfaqsuar politikisht.perrallat me ''integrim'' dhe bashkim ne be kane marre fund e si beson me njeri.esat toptani duket patriot perpara sali fazllic  berishes.ka nevoje urgjente per nje force politike qe do te mbroje interesat e shiptareve dhe te shpalle integrimin kombetar perparesi.nuk e duam me kete shtet qe supozohet se eshte shqiptar e diskriminon shqiptaret,nderkohe qe favorizon serbo-greket.boll
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.