D. Agolli: O thuaj të vërtetën, o mos u ul fare të shkruash kujtime!

Nuk ka as dy javë që është mbyllur panairi i bujshëm i librit, dhe Dritëro Agolli nuk u pa të bënte ndonjë vizitë atje, ku situatën, për marazin e shumë shkrimtarëve, e kishin marrë në dorë politikanët e publicistët. Por është një panair tjetër, ku ai shfaqet: Click Expo Click. Ky i fundit është i një natyre tregtare, por këtë herë kishin menduar dhe për pak vëmendje ndaj artit e letërsisë. E në këtë kuadër kanë ftuar Agollin, i cili, i pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë plan të ndjekë modën e këtyre ditëve e të bëjë ndonjë libër me kujtime, përgjigjet në mënyrë të paqartë e të pasigurtë, gjë që e pranon dhe vetë: “Unë e kam nisur këtë punë. Kam shkruar disa faqe, rreth 50, por jam i lëkundur. Herë them t’i shkoj deri në fund, herë them ta lë fare.”
Pyetjen “Pse” nuk pret që ta bëjë gazetari, por e bën vetë, dhe vijon: “Po ja, ka gjëra që nuk i thua dot të plota, të vërteta, pasi do të zemërohen njerëzit. Duhet të shkruash të vërtetën siç është, dhe kjo mua më mban të stepur”. Tek kjo frazë e fundit është e lehtë të shohësh mundimin e natyrshëm të dikujt, që ulet për të shkruar mémoire, por nuk është çudi që dikush të pikasë ndonjë aluzion në këto kohë librash me kujtime.
Re.Pu.
Comments
"D. Agolli: O thuaj të

"D. Agolli: O thuaj të vërtetën, o mos u ul fare të shkruash kujtime!"

Komunistat kan thane gjithmone te VERTETEN.

Dritero Agolli preferon te

Dritero Agolli preferon te menjanoje Panairin e Librit dhe te shkoje ne Click Expo Click pasi ky i fundit drejtohet nga dhenderri i tij. Ka shume mundesi qe edhe afiniteti i tij per Lulezim Bashen te jete i motivuar nga interesat e familjes.

sdoli nje i hajrit ne

sdoli nje i hajrit ne shqiperi...

Hakmarrja e Zylo

Hakmarrja e Zylo Kamberit

Nga Dr. Idriz Tafa

“Atë që ta bën fëmija, nuk ta bën as Perëndia”, thotë një fjale e urtë popullore shqiptare. Në rastin e shkrimtarit të jashtzakonshem Dritëro Agolli, tani, në moshën e “Katërt”, kjo maksimë ka vlerë të dyfishtë.

1. Në kuptimin konkret, vajza e Driteroit, Elona Agolli (ish-Doçi, aktualisht - Muhametaj), së bashku me “xhinden” (lexo poezinë e shkëlqyer kushtuar së shoqes) nga Shkodra, Sadijen, po tërheqin zvarrë Dritëroin e shkretë për interesa korruptivë (edhe kriminalë ?) të dhëndrit Luan. Në fillim e futën në sherr me Fatos Nanon për licensën e panaireve, kur shpiku dhe neologjizmin lapërdhar “shkërdhatokraci”. I mbaroi punë Nanoja, u rregulluan pipëzat. I duhej Rama dhëndrit, vjehrri i bënte furçe Edit, që dikur e kishte bërë helaq Dritëroin për baltën e Devollit. Tani i duhet Berisha (ai qe “çmend një vend të tërë”, po sipas Dritëroit), Agolli uron Bashën. Poeti harron tonelatat e fyerjeve që i kishte bërë PD-ja dhe Berisha, plagosjen e çunit për vdekje. E ç’rëndësi paska çuni para aferave të gocës dhe dhëndrit! Tani PD-ja i organizon edhe veprimtari, i çon karafila. Ka zëra që, përshëndetja telefonike e Agollit drejtuar Bashës, është diktuar nga krimi i organizuar ndërkombëtar me lidhje politike në Shqipëri, ku është përfshirë dhe dhëndri Luan.

2. Një nga personazhet më të jashtzakonshme të krejt letërsisë shqipe dhe asaj euro-lindore, Zylo Kamberi, është pjellë e muzës së pavdekshme agolliane. Por “biri” letrar, Zyloja, po merr hak, duke e shndërruar shkrimtarin politikan të së majtës në një alter ego të tij. Shihni panairin, ku ftohet Dritëroi dhe ku i hapet një ekspozitë kushtuar shkrimtarit: e organizuan vajza, dhëndri dhe bashkëshortja. Madje dhe njoftimin për shtyp e bënë vajza, dhëndri dhe bashkëshortja, si “shkrim promocional”. Zylo shkon nga shtëpia e banimit në shtëpinë e biznesit të familjes së lidhur tani me qeverinë dhe Imamin. “Fiq, miq”, është një “sentencë” e Zylos në roman. Dhe tani me “fiqtë” e biznesit të armëve të dhëndrit, Zylo Agolli ka miq në pushtet. Dhe ajo që i ve kapak Zylo Agollit, është deklarata që gjoja nuk shkruaka kujtime, pasi qenkan gjepura. Mediet afer qeverisë e nxorën në plan të parë. U duhet Zylo Kamberi si dash kundër kështjellës së Ramës dhe Kadareve (Ismail dhe Helenë). Tani vlerësohet Zylo Agolli dhe jo Ismail Kadarea, që i kërkoi Bashës të tërhiqej. Prandaj hakmarrja e Zylo Kamberit, një lloj “atvrasjeje”, është kaq e ëmbël. Është një mëkat njerëzor i gjeniut Dritëro. Në fund të fundit, nuk është perëndi (po të parafrazonim Nolin kur flet për Bethovenin tokësor) që të mos gabojë në moshën e “Katërt”.

Aman, kur do mbarojne se

Aman, kur do mbarojne se shkruari keta njerez ne kete menyre.

Kane 60 vjet te shkretet qe dine vetem nje lloj menyre, ate te sulmeve personale. Perpiqen te gjejne lidhje te cfaredollojshme vetem qe te mos merren me idete e thena. Ne kete vend prej 3 milion banoresh, kur me cfaredolloj aktiviteti te merresh do perballesh me njerez qe nuk jane gjithmone prerja jote, keta tipat ketu kerkojne engjej te rene nga qielli. Pervec lidereve politik te tyre kuptohet, atyre u falet cdo mekat. Te ceket sa me nuk behet.

Une as nuk jam dakord me ate qe thote Agolli. Cdo njeri ka te drejte te shkruaj, edhe per propagande. Ne USA biles eshte e modes qe kandidatet presidencial te hapin primariet me libra te sapo botuar. Jane demagogji krye e keput si libra, dhe si te tilla trajtohen. Nqs Rama do te bej nje liber-propagande eshte e drejta e tij, ashtu sic eshte e drejta jone ti themi qe gjenjen si dreqi ne liber dhe kaq.

Nuk ka nevoje per te gjetur ca lidhje te mistershme, e gati komplotiste, per te shkruar se je pro apo kundra nje ideje.

Add new comment