Habermas: Nëse dështon projekti europian kthehemi 100 vjet mbrapa

“Nëse projekti europian dështon, atëherë lind pyetja se sa kohë do na duhet për të mbërritur prapë te status quo-ja, te gjendja e mëparshme. A ju kujtohet Revolucioni gjerman i vitit 1848: kur dështoi na u deshën 100 vjet për të rigjetur të njëjtin nivel demokracie si më parë”. Me këto nota fataliste e sheh filozofi gjerman Jurgen Habermas një dështim të mundshëm të Europës së bashkuar dhe të eurozonës. Fajtorin për këtë e ka gjetur: janë politikanët europianë.
“Politikanët tanë nuk kanë substancë politike”, argumenton filozofi i shquar i së majtës. Ai i dënon partitë politike dhe politikanët që, për një kohë të gjatë, nuk kanë qenë në gjendje të aspirojnë për ndonjë gjë tjetër, përveç zgjedhjes e riardhjes në pushtet. Politikanët kanë mbetur pa tharm e pa bindje, ngulmon ai në një intervistë për të përjavshmen gjermane ‘Der Spiegel’.
H.B.
Add new comment