Vdekja e Leka Zogut, lajm edhe për median botërore

Mediat e huaja, europiane, amerikane dhe aziatike vetëm pak minuta pas deklaratës së Oborri Mbretëror, i kanë lënë hapësirë në kronikat e lajmeve apo website-et e tyre vdekjes së pretendentit të fronit mbretëror shqiptar, Leka Zogu. Rrjetet e fuqishme amerikane CBS News dhe ABC News, gazetat e njohura San Francisco Chronicle, Saint Louis Today, e revista Salon i kanë përcjellë kontinentit amerikan një lajm të agjencisë Assocciated Press për vdekjen e të birit të Mbretit Zog I. Nuk kanë munguar në përhapjen e lajmit as rrjetet latinoamerikane: televizioni Univision që transmeton për popullatën hispanike në Amerikë dhe Terra Brasil i kanë kushtuar vend “pretendentit dy metrosh të fronit të Shqipërisë”.
Blic e media të tjera të hapësirës jugosllave kanë marrë pjesë në emetimin e hidhërimit të Oborrit Mbretëror, gjithashtu. ANSA, agjencia italiane e lajmeve nuk mund të mungonte. Edhe Taiwan News agjencia e vendit të vogël aziatik, i ka kushtuar vëmendje lajmit nga Shqipëria, gjithashtu e vogël, siç kanë bërë edhe një radhë gazetash e website-esh ruse. Media e huaj përveç lajmit të vdekjes ka bërë edhe kronikën e Familjes Mbretërore shqiptare duke filluar që nga Mbreti Zog, martesa me Geraldinën e bukur e deri te arratia e dyshes mbretërore e kthimi i Oborrit në vitin 2002. Pa harruar aspak edhe demonstrimin ushtarak të të ndjerit Leka pas referendumit të 1997-ës.
H.B.
Comments
E di qe ne shqiptaret kemi
<p>E di qe ne shqiptaret kemi shume nevoje per miresi dhe per komente respektuese per familjaret e Lekes dhe ne pergjithesi respekt per kodin e vdekjes, por kur vjen fjala per idiotesine ne mediat shqiptare lidhur me emertimet patetike dhe totalisht skandaloze per kete njeri, nuk mund te rrish pa permendur se Leka zogu ka qene njelloj "imbarracimi" per shumicen prej nesh (po te kujtojme skandalin e marshimin e tij neper Tirane me kobure ne brez dhe me turmat e injoranteve te egersuar qe i vinin nga pas, po tekujtojme se eshte njohur me pare per trafik armesh, pasjen e nje milicie private ne Afriken e jugut.... etj etj), qe me te gjitha gjasat duket se le shume per te deshiruar e qofte ne sensin intelektual qofte edhe ate praktik e politk. Me pretendimin e tij per fronin e paqene kurre te Mbreterise Shqiptare ky imbarracim kalon ne absurd qesharak qe nuk ja vlen te zgjatesh, por per me teper ku individ dhe familje e tij jetojne sot si parazit ne kurrizin e gjithe shqiptareve dhe nese behet fjale per te marre mednimn e shqiptareve ky duhet te ishte e vetmja ceshtje per tu hedhur ne referendum popullor --- A duam ne shqiptaret te mbajme ne kurriz, mesa duket per gjenerata, nje familje qe me te gjitha gjasat nuk eshte ne gjendje te financoje vetveten????Keshtu do te vepronte cdo komb i pjekur dhe me principe. A jemi ne shqiptaret te tille??? ---</p><p>DEFINITILY NOT. </p>
Add new comment