Gazeta Shqiptare si Ferdinand Xhaferri: Mustafa Kruja në dy lista

Postuar në 29 Nëntor, 2011 09:35

Kthimi i eshtrave të shqiptarëve të shquar, pavarësisht qëndrimit të tyre politiko-ideologjik, është gjithmonë një temë me spec. Kjo sepse një ministër shqiptar, Ferdinand Xhaferri, pat shpallur në ngut e sipër se do të kthente në atdhe eshtrat e Ismail Qemalit të cilat ishin sjellë nga Italia e varrosur në Shqipëri në vitin 1932. Një nismë e qeverisë shqiptare për kthimin në atdhe të mbetjeve mortore të një liste të gjatë shqiptarësh të shquar ka gjetur vend sot në faqet e ‘Gazetës Shqiptare’. Por ashtu si ministri Xhaferri, edhe gazetarja provon se burrat e mëdhenj të së shkuarës janë deri diku të harruar e kësisoj edhe i shtyjnë në gabime njerëzit e kohës sonë. Kështu, emri i Mustafa Krujës kryeministrit shqiptar gjatë pushtimit fashist, gjendet në të dy listat e hartuara nga ‘Gazeta’: në atë të personaliteteve eshtrat e të cilëve janë kthyer dhe në atë eshtrat e të cilëve nuk janë kthyer. Qeveria shqiptare, me sa duket për t’ia shtuar pompozitetin 100 vjetorit të Pavarësisë ka hartuar një listë të shqiptarëve të shquar që prehen në ‘dhera të huaja’ dhe do nisë nga lobimi për rikthimin e eshtrave të tyre në atdhe. Në këtë listë janë: Mbreti Zog, Nënë Tereza, Fan Noli, Abaz Kupi, Mit’hat Frashëri, Aleksandër Moisiu, Ernest Koliqi, Ali Këlcyra, Rexhep Mitrovica etj. Do të ishte mirë që në këtë listë të qeverisë të mos kishte ndërkohë ‘varre të riatdhesuara’.

H.B.

Comments

Submitted by rrem vogli, kat... (not verified) on

Nuk ka qene kryeminister gjate pushtimit nazist por ne periudhen 3 Dhjetor 1941-4 janar 1943,

kur Shqiperia quhej pjese e Perandorise Italiane, pra perpara okupacionit gjerman te Shqiperise se Madhe.

Submitted by antifashisti (not verified) on

Le te sjellin eshtra bashkepunetoresh sa te duan, mjafton t'i deklarojne ne dogane si plehra.

Submitted by Anonimi (not verified) on

ik o injorant i marr fund,

shqiperia nen udheqejen e tij ishte bashke me kosoven

zotria ne fjale ka qene nenshkrues i deklarates se pavarsise dhe mendohet se mund te kete qene dhe perpiluesi i saj,

intelektual i klasit te pare

sa 1/10 e ketij te jesh patriot ti dhe shume te tjere shqiperia do te ishte shume me mir

Submitted by antifashisti (not verified) on

E marr me mend se cfare udheheqesi mund  te kete qene nje zar i italianeve. Paska formuluar deklaraten e pavaresise? Cfare lesh deklarate? Ato jane minuta mbledhjeje. Per deklarate prej verteti pavaresie lexo ate te Jefferson-it. Sa per Kosoven, per te cilen duhet t'i shisnim shpirtin djallit, ja ku e ke "te lire", ik pija lengun.

Submitted by antifashisti (not verified) on

Po te jap edhe nje shembull nga historia e Frances qe te t'i zgjeroj pak horizontet. Gjenerali Petain ishte hero i padiskutueshem i Luftes se Pare Boterore, por per shkak te bashkepunimit me nazistet gjate Luftes se Dyte Boterore, vdiq ne burg, i zhveshur nga te gjitha medaljet dhe nderimet e tjera shteterore.

Submitted by Emigranti (not verified) on

Nuk e kane keq keta te Gazetes Shqiptare. Duan te sjellin me nderime nje mbret qe iku si fshehurazi nga Shqiperia duke e lene Atdheun, per te cilin ishte betuar ne meshiren e pushtuesit. Duan te sjellin me nderime  dy Kryeministra te kohes se pushtimit , njeri me italianet dhe tjetri me gjermanet, sidomos kete te dytin nen qeverine e te cilit u be ne Tirane masakra e 4 Shkurtit ku u vrane 86 vete. Ndodhet gjithashtu ne kete liste edhe nje Minister i Arsimit gjate pushtimit italian. Te kuptohemi skam asnje kundershtim qe eshtrat e ketyre shqiptareve te prehen ne vendin e vet n.q.s kjo ishte deshira e tyre por jam kunder servirjes se ketyre personazheve si patriote te kulluar 24 karatesh. Per gjithsecilin historianet dhe historia duhet te jete e drejte t'ju jap ate qe i takon. T'ju vleresoj veprimet e drejta ashtu si dhe te denoje po me te njejten ashpersi bashkepunimin me pushtuesit. Ndofta une jam gabim por kam mendimin qe vleresimi pa te drejte i ketyre figurave historike, sepse duam apo sduam janë figura historike, me shume ja ul se sa ja ngre vlerat.

Me respekt

Emigranti

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.