Arkiv-Lajme
Kryeministri i Bullgarisë, votohet si futbollisti i vitit!
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka kërkuar anulimin e një sondazhi që e nxjerr atë futbollistin më të mirë të këtij viti në Bullgari. 52-vjeçari Borisov - lojtar aktiv me Vitosha Bistritsa, një ekip modest i ligës së 5-të bullgare - është votuar nga 44% e tifozëve duke lënë pas edhe futbollistin bullgar të Manchester United-it, Dimitar Berbatov.
Gorbi: Me Ramis Alinë nuk kam pasur asnjë kontakt
Në një intervistë për gazetarin Aleksandër Furrxhi, Gorbaçovi ndalet përveç të tjerash edhe tek momentet përpara se të binte muri i Berlinit. Është e çuditshme se si vetëm dy muaj përpara një prej ngjarjeve më të mëdha të historisë moderne, nomenklatura gjermano-lindore nuk kish as perceptimin më të vogël të asaj që po bëhej gati të ndodhte. “Në 40 vjetorin e Gjermanisë lindore [1989], bisedova për 2- 3 orë me Honecker-in, dhe kuptova që ai mendonte ndryshe.
Krishtlindja, keqkuptimet e një gazetari dhe një kryebashkiaku
Ja si fillon një kronikë e portalit ballkanweb.com: “Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në kryeqytet, që simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”. Pra, pema e Vitit të Ri simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve! (Krishtlindjes, në fakt, sepse ka vetëm një lindje të Krishtit dhe jo disa të tilla). Ky është keqkuptimi i parë. I dyti ka të bëjë me bartjen, edhe pse prej 20 vjetësh komunizmi ka rënë në Shqipëri, të konceptit se pema është e Vitit të ri. Nuk ka një pemë të Vitit të ri, por të Krishtlindjes.
Krishtlindja, keqkuptimet e një gazetari dhe një kryebashkiaku
Ja si fillon një kronikë e portalit ballkanweb.com: “Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në kryeqytet, që simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”. Pra, pema e Vitit të Ri simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve! (Krishtlindjes, në fakt, sepse ka vetëm një lindje të Krishtit dhe jo disa të tilla). Ky është keqkuptimi i parë. I dyti ka të bëjë me bartjen, edhe pse prej 20 vjetësh komunizmi ka rënë në Shqipëri, të konceptit se pema është e Vitit të ri. Nuk ka një pemë të Vitit të ri, por të Krishtlindjes.
Harasani shpiegon “planet e tjera”
Andis Harasani shpiegoi mbrëmë në emisionin “Arena” të Roland Qafokut në Planet TV se përse nuk e kishte pranuar propozimin e Edi Ramës për të drejtuar Grupin e Punës për Energjinë. Para disa ditësh ai kishte shkruar në Facebook se nuk e pranonte ata post ngaqë kishte plane të tjera.
Së pari, Harasani tha se Rama nuk ishte konsultuar me të para se ta emëronte në drejtim të Grupit të Punës për Energjinë dhe se ishte kundër idesë që të bëhet një draft program e më pas të detajohet ai për çdo sektor. Së dyti, ai i dha përgjigje pyetjes interesante rreth “planeve të tjera”.
Ministres italiane nuk i bën goja të thotë fjalën ‘sakrificë; dhe ia kris të qarit
Ajo që ndodhi dje në konferencën për shtypin të kryeministrit italian Mario Monti dhe të ministres së Punës e të Asistencës Sociale, Elsa Fornero, tingëlloi si një mise-en-scène e stilit hollywood-ian e kopsitur qysh më parë. Por afërmendsh, asgjë s’ka qenë e kopsitur.
Rama i Shkupit mendjehapur; Rama i Prishtinës plot komplekse
Edi Rama ka folur me një gjuhë prej fajkoi në Shkup, ku ka shkuar të bëjë një rrugë e dy punë, të promovojë librin dhe të bëjë një rikonjicion të botës shqiptare në Maqedoni (gjë që e bëri dhe në Kosovë). I pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e të rinjve shqiptarë për “krimin e vizatimit në vende publike të hartave me ngjyrim etno-centrik”, ai u shpreh se “të arrestosh dikë vetëm pse ka vizatuar harta në mënyrë paqësore pa demonstruar dhunë është e pakuptimtë”. Intervistën e ka dhënë për televizionin Alsat M, dhe tonet kanë qenë jo fort diplomatike.
Fillon TIFF – Tirana International Film Festival, nën kujdesin e veçantë të Zotit...
“Në një emision televiziv para disa kohësh bëra një deklaratë sa patetike dhe profetike: 'Ne do ta bëjmë Tiff-in dhe pa financim'. Këtë deklaratë dikush e mori si dëshirë timen. Ne vimë në këtë edicion pa financim”. Kështu u shpreh në fjalën e hapjes së TIFF - 'Tirana International Film Festival ' sot në mesditë një nga organizatorët e tij, Ilir Butka.
Dhuna spektakolare e Laçit dhe policët që s'e prishin terezinë
E dini që në ligën superiore (është si Serie A në Itali, apo Premier League në Angli apo Primera Division në Spanjë) luan dhe Laçi me Kastriotin e Krujës? Me siguri, ata që janë indiferentë ndaj futbollit shqiptar nuk e kanë ditur deri dje në mbrëmje, kur televizionet dhanë lajmin e një festivali të dhunës pas ndeshjes Laçi-Katrioti. Ishte një dhunë e programuar, e ushtruar me gjak të ftohtë, gati-gati me efekt terapeutik për ata që e ushtronin, gjë që duket nga pamjet filmike.
Nuk ka paqe nën ullinj
Zëvendësimi i shkurreve me ullinj i ka kushtuar 50 mijë lekë gjobë një banori të Tiranës. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Tiranës për Florand Hoxhën, i cili shndërroi një ngastër toke të mbushur me bimësi pyjore në një ullishte.
Akuza kundër Hoxhës ka qenë “dëmtim i shkurreve ekzistuese”, ndërkohë që një vend i mbjellë me ullinj, apo ndonjë pemë tjetër, është ku e ku më i paqtë për syrin dhe më frytdhënës, se sa një vend i mbuluar nga shkurret dhe ferrat.