Nuk ka paqe nën ullinj

Zëvendësimi i shkurreve me ullinj i ka kushtuar 50 mijë lekë gjobë një banori të Tiranës. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Tiranës për Florand Hoxhën, i cili shndërroi një ngastër toke të mbushur me bimësi pyjore në një ullishte.
Akuza kundër Hoxhës ka qenë “dëmtim i shkurreve ekzistuese”, ndërkohë që një vend i mbjellë me ullinj, apo ndonjë pemë tjetër, është ku e ku më i paqtë për syrin dhe më frytdhënës, se sa një vend i mbuluar nga shkurret dhe ferrat.
Nga ana tjetër, çdokush do të ishte dakord me gjykatën nëse do të bëhej fjalë për shkatërrimin e pyjeve të kurorës së Lurës, apo parkut të pishave në Krastë të Krujës.
Në fakt, lajmi që dikush u dënua sepse mbolli ullinj në një tokë djerrë, do të çudiste gjithkënd. Kjo, për faktin se prej një kohë të gjatë, pjesën më të madhe të deklaratave të kryeministrit e kanë zënë mbjellja e pemëve, ndër të cilat edhe 250 milion rrënjë ullinj.
M.L.
Comments
Dalengadale ç'do gje po
<p>Dalengadale ç'do gje po kthehet ne marrezi. E ç'mund te presesh ndryshe kur drejtohemi nga nje i marre!</p>
marrezia ka kohe qe ka
<p>marrezia ka kohe qe ka filluar dhe sic e ndjen nje pjese e mire sot, e keqja me e madhe nuk ka ardhur ende.</p>
Add new comment