Gorbi: Me Ramis Alinë nuk kam pasur asnjë kontakt

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 03:57

Në një intervistë për gazetarin Aleksandër Furrxhi, Gorbaçovi ndalet përveç të tjerash edhe tek momentet përpara se të binte muri i Berlinit. Është e çuditshme se si vetëm dy muaj përpara një prej ngjarjeve më të mëdha të historisë moderne, nomenklatura gjermano-lindore nuk kish as perceptimin më të vogël të asaj që po bëhej gati të ndodhte. “Në 40 vjetorin e Gjermanisë lindore [1989], bisedova për 2- 3 orë me Honecker-in, dhe kuptova që ai mendonte ndryshe. Sipas tij gjithçka ishte në rregull, nuk kishte probleme”, rrëfen Gorbi një takim me kreun e republikës demokratike gjermane, të cilin e nxjerr krejt të shkëputur nga realiteti. Dhe në këtë mes kemi të bëjmë me një tipar të nomenklaturave komuniste, të cilat deri në çastet e fundit kanë jetuar me idenë se regjimet e tyre ishin të pëerjetshme. Kuptohet, deri në rënien (rrëzimin në fakt) e Murit. Më pas, të gjithëve po u digjnin të ndenjurat. Mes tyre ka qenë dhe Ramis Alia.

Gorbi flet dhe për Ramis Alinë, dhe pohon se nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Madje, lidhur me pandehmën se ka pasur lidhje mes tyre (është një gjë që është besuar e besohet këtejpari), ai thotë se e dëgjon për herë të parë. “Kjo është diçka e re”, thotë ai saktësisht, dhe pastaj shton: “Nuk ka patur kurrë asnjë lloj lidhjeje [mes nesh]; ndoshta është keq por nuk ka patur….”

Nuk duhet ndonjë mundim i madh për ta besuar këtë që ai thotë.

M.N.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;Vellezerit tane kosovare thone : &quot; Kurva plake e shkina hore&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.