Arkiv-Lajme

Vendi pasurohet, qytetarët varfërohen?

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 11:14

Në dhjetëvjecarin e fundit, ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht me 5.5 deri në 6 për qind në vit (sipas shifrave zyrtare), në dukje një nga normat më të larta në rajon. Por a ka mjaftuar ky ritëm i zhvillimit, të rrisë mirëqënien e shqiptarëve njëlloj si fqinjët e tyre në Ballkan?

Serbët: ndaloni integrimin në BE

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 09:32

Opozita e Serbisë ka organizuar protesta nën moton: "Serbia nuk do të integrohet në Bashkimin Europian". Ata, sipas radios B92, u shprehën për braktisje të menjëhershme të procesit të integrimit.

Lufta për Hekurin

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 07:02

Lufta për ekzistencë e ka kthyer ekonominë në një xhungël ku nuk kursehen as të vdekurit. Në qytetin e Fierit mbledhësit e hekurit për skrap kanë thyer varrezat e qytetit për të grabitur çdo gjë metalike, që nga kangjellat rrethuese e deri tek vazot e bronxit.

Rexhep Qosja: Prishja me Kadarenë erdhi prej librit Ideologjia e Shpërbërjes

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 05:06

Në një intervistë për Vizion Plusin, Rexhep Qosja u është kthyer konsideratave për Ismail Kadarenë, dhe Fred Peza nuk e ka pasur hiç të vështirë për ta futur bisedën në këtë korsi. Helena Kadare e ka shpjeguar prishjen e marrëdhënieve Kadare-Qosja në librin e vet autobiografik në një mënyrë që Qosjes nuk i ka pëlqyer (është marrë vesh kjo gjë nga reagime të tjera, sidozot ai i Agim Vincës), dhe ky fakt ka qenë një arsye e mirë për ta rihapur atë argument.

Presidenti u është qarë europarlamentarëve mbi RTSH-në; po ne kujt t’i qahemi?

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 03:39

Europarlamentari Victor Bostinaru ka qenë më i qartë e më gojëbrisk se të tjerët në deklaratat e tij mbi atë që ka ndodhur e ndodh në Tiranë e mbi marrëdhëniet mes BE-së e Shqipërisë.

BE-ja gjeti gjuhën; por ndërkohë ka lindur Europa e dy shpejtësive.

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 03:07

Rezultati i summit-it dy ditor të BE-së ish një marrëveshje mes 26 vendeve për të draft-uar një traktat, me anë të të cilit synohet t’i bëhet ballë krizës së borxheve që e pati zanafillin në Greqi, e më pas në Irlandë, Portugali, Itali, Spanjë, e që këto ditë i është kanosur Francës e ka rrezikuar deri dhe Gjermaninë me ekonominë e fuqishme. Kjo marrëveshje, që kërkon muaj për t’u sendërtuar, do të ecë në rrugën e disiplinës buxhetore e fiskale (është në plan një bashkim fiskal), dhe të sanksioneve për ato vende që nuk do të arrijnë ta mbajnë këtë regjim disipline.

Alarmi i Fevziut për Rrugën e Kombit dhe legjenda urbane me të e Berishën

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 15:01

Legjenda e urbane e ka se, ideja e asaj që sot konsiderohet si Rruga e Kombit, është ngjizur në një udhëtim nga Prishtina drejt Tiranës të kryeministrit Berisha. Në makinë me të ndodhej edhe gazetari i Opinion-it, Blendi Fevziu. Nëpër bisedë, ndihmuar edhe nga tronditjet e rrugës së keqe, ka hyrë edhe ideja e një rruge të re që do ta fuste Berishën në histori.

Cameron prish festën, dhe Sarkozy hakmerret faqe botës: nuk i jep dorën

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 12:10

“Shpesh herë është tamam rasti për të thënë se nuk mundem të jem dakord, nuk mund ta bëj këtë gjë, nuk është në interesin nacional që unë përfaqësoj; unë nuk mund të shkoj në parlamentin tim që t’ua rekomandoj deputetëve këtë që thoni ju, e pas kësaj të jem me ndërgjegje të pastër; dhe me këtë unë po ju them vendosmërisht ‘jo’.”

Arbitrat 'varin' bilbilat në gozhdë

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 10:52

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë ka vendosur të bëjë një akt heroizmi të pazakontë në këto kohë pa heroizëm: të bojkotojnë 1 javë kampionatin e futbollit. Vendimi erdhi pasi komisioni i Disiplinës së Federatës thjesht e përkëdheli Laçin për dhunën kafshërore ushtruar gjatë ndeshjes Laçi-Kastrioti ndaj arbitrit të FIFA-s Lorenc Jemini javën e kaluar.

Në raste të tjera të ngjashme, vite më parë, ekipet janë përjashtuar nga Kategoria. Por ato ishin ekipe të vogla e pa shumë mbrojtje.

Dita e rinisë: sfilatë në kujtim të ëndrrës së para 21 viteve

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 08:23

Dita e Rinisë këtë vit pa një protagonist të ri: Kryetarin e Bashkisë. I ardhur vetëm pas 2005 në politikën shqiptare, Lulzim Basha, duket po kërkon të rekuperojë kohën e humbur. Prandaj ai mori rolin e protagonistit në festimet e ditës së rinisë, ditë në të cilën shumë protagonistë të vërtetë heshtën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme