Krishtlindja, keqkuptimet e një gazetari dhe një kryebashkiaku

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 02:19

Ja si fillon një kronikë e portalit ballkanweb.com: “Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në kryeqytet, që simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”. Pra, pema e Vitit të Ri simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve! (Krishtlindjes, në fakt, sepse ka vetëm një lindje të Krishtit dhe jo disa të tilla). Ky është keqkuptimi i parë. I dyti ka të bëjë me bartjen, edhe pse prej 20 vjetësh komunizmi ka rënë në Shqipëri, të konceptit se pema është e Vitit të ri. Nuk ka një pemë të Vitit të ri, por të Krishtlindjes. Bota nuk njeh një New Year’s Tree, por një Christmas Tree. U quajt pema e vitit të ri këtu te ne për të hequr çdo ngjyrim fetar të një feste, për ta ateistizuar, duke e kthyer në një festë kino-pagane. Dhe plaku i vitit të ri nuk është në fakt i asnjë viti, por ai është Santa Klausi legjendar që ka ardhur nga Shën Nikolla i Myrës për të frymëzuar Sinterklaasin e krishterë te holandezët, e me radhë në kultura e vende të ndryshme. Keqkuptimit nuk i ka shpëtuar as kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili u ka thënë të pranishmëve: “Do kemi shumë babagjyshër të Viti të Ri”.  

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.