Arkiv-Lajme
Dritan Dajti: Nga përgjimi i celularit tim do dalë që policët kanë vrarë policët
Është duke u zhvilluar gjyqi ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve dhe të një kalimtari që ndodhej aty ku i akuzuari po përballej me policinë, më 9 gusht 2009. Në seancën e djeshme, Dritan Dajti ka dashur të lexojë një deklaratë, por nuk është lejuar; kjo deklaratë është marrë ndërkohë nga gazetat.
Mero Baze futet në mendjen e Gjergj Lezhjes dhe rishkruan skenarin e 21 janarit
Në editorialin e sotëm, Mero Baze “i qan hallin” Gjergj Lezhjes që është thirrur të dëshmojë në Prokurori e që mund ta pësojë për ngjarjen e 21 janarit. Këtë “të shkretë” e vendos në situatën, që duhet të ballafaqohet me Berishën përpara se të vendosë se ç’duhet të bëjë.
Regjimi i Putinit vodhi votat, kupa u mbush, rusët po ngrihen
Rusia po provon për herë të parë të ngrihet kundër sundimit të Putinit, dhe shkak po bëhet trukimi i dokumentuar i zgjedhjeve. Disa dhjetra mijra vetë kanë paralajmëruar se do të dalin rrugëve, dhe se të shtunën do jenë në sheshin e Revolucionit, fare pranë Kremlinit. E njëjta gjë edhe në qytete të tjera, deri në Yekaterinburg të Uraleve dhe në Surgut të Siberisë. Të gjithë flasin për një Pranverë Ruse.
Ndryshimet kushtetuese? Para tyre do mbërrijë Godot-ja i Beckett-it.
Ka kohë që po hidhet ideja e zgjedhjes së kreut të shtetit me votim të drejtëpërdrejtë e të përgjithshëm, dhe me këtë propozim herë synojnë ta largojnë këtë office nga kontrolli apo presioni i maxhorancës, herë të prodhojnë një president të veshur me një mandat popullor, rrjedhimisht të fortë nga natyra, herë të bëjnë të mundur përafrimin me përcaktimin kushtetues të tij si “simbol i unitetit kombëtar”, e herë të evitojnë gurgulenë parlamentare që në fund shndërrohet në një pazar të pistë.
Bashar Assad çudit dynjanë: Vrasjet i ka bërë ushtria pa urdhërin tim
Presidenti sirian Bashar Assad ka pranuar t’i japë një intervistë gazetares Barbara Walters të kanalit televiziv ABC. Është e para intervistë për një televizion amerikan gjatë nëntë muajve të fundit, në harkun e të cilëve është kryer një plojë e vërtetë në vendin e tij. Numri i protestuesve të vrarë prej forcave siriane të sigurisë ka arritur shifrën 4 mijë. Protestuesit janë ngritur kundër regjimit, dhe Presidenti është kreu absolut i këtij regjimi. Dhe përgjigjja e tij përballë këtij fakti të nënvizuar prej gazetares ishte prej burracaku.
Topalli pranon ëndrrën presidenciale nga Hungaria
Gjatë takimit që ka pasur me Presidentin e Hungarisë, Pal Shmitt, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, përveç kortezive të rasteve të këtilla, ka sjellë në Tiranë përmes zyrës së shtypit të Kuvendit edhe dëshirën e saj presidenciale. Ose të paktën, një diversion për të trazuar skenën politike shqiptare. Presidenti hungarez i ka thënë Topallit se “është kënaqësi që takohemi sërish; jemi takuar më parë kur unë kam qenë Kryetar parlamenti, tani si President. Kjo është rruga më e mirë për t’u bërë President”.
Gjermania po shtyp në fshehtësi Markat!!??
Publikisht Euro duhet ruajtur me çdo kusht. Dhe 'dicktat'-i gjerman parashikon marrjen e masave sanksionuese ndaj shteteve të papërgjegjëshme që kanë çuar gati drejt shprishjes Bashkimin Evropian, sepse në kokën e Angel Merkel-it, vetëm gjermanët mund ta ruajnë Euron. Por ndërsa Gjermania përgatitet për t’i dhënë rrugë fazës së re fiskale të BE-së, nga Zvicra vinë zëra se Frau Angela ka edhe një plan B, në rast se kriza e euroborxhit do të prekë Francën e Gjermaninë, ekonomitë më të forta të kontinentit.
Do ta kalojë testin e seriozitetit gara për postin e Avokatit të Popullit?
Posti i Avokatit të Popullit është lënë në duar të PS-së, dhe kjo e fundit ka shpallur një garë publike, në të cilën i fton të marrin pjesë që të gjithë (si ‘gjyqtarë’ të garës janë caktuar disa personalitete të shoqërisë civile dhe disa eksponentë të PS-së). Dhe siç ndodh në këto rrethana, janë bërë aplikime (ndonëse më pak se sa mund të jetë pritur), të cilët do t’u nënshtrohen testeve e procedurave.
Dy përqind e shqiptarëve emigrojnë çdo vit!
Kjo është shifra që raporton Eurostat, zyra e statistikave e Bashkimit Europian. Sipas një studimi të para një viti shqiptarët tashmë janë grupi i tretë më i madh në BE, duke lënë pas marokenët e turqit. Në bazë të shifrave, rreth 2% e shqiptarëve lënë vendin e tyre vit për vit. Nga këta, 467 mijë janë në Itali, ku dhe përbëjnë 11% të popullsisë së të huajve në këtë vend.
Hans-Joachim Lanksch saktëson qëndrimin dhe bën mea culpa
Në librin Kohë e Pamjaftueshme të Helena Kadaresë, thuhet mes të tjerash, se “nga njerëzit e shquar të diasporës ishin deklaratat miratuese [lidhur me ikjen e Kadaresë nga Shqipëria në vitin 1990] të shkrimtarit të madh Martin Camaj, nga Munihu i Gjermanisë dhe të personalitetit tjetër, Sami Repishti, nga Nju-Jorku”. Përkthyesi Hans-Joachim Lanksch shkruan, pasi e ka lexuar librin, se “Nji deklaratë e tillë e Martin Camajt nuk ekziston.