Arkiv-Lajme
Vizitë e Ramës në komunën Xarrë – Është bujqësia, o idiot!
Sot Edi Rama kishte shkruar në Twitter: “Në Sarandë për librin dhe politikën. Paraditja në Xarrë, ku sapo ka mbaruar vjelja e mandarinave. 8 mijë ton për Shqipërinë e Kosovën!” Pra, ai është rikthyer në komunën Xarrë, të cilën e ka përshkruar hollësisht në librin “Kurban” dhe që e përshkroi po aq hollësisht në Kongresin e PS-së, kur prezantoi programin e saj.
Presidentja e Kosovës me diplomë false
Gazeta ‘Zëri’ e Kosovës shkruan se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, por dhe drejtues të tjerë të Policisë së Kosovës, zotërojnë diploma të rrejshme. Sipas të njëjtit burim, zyrtarët kosovarë mund të krenohen se kanë master dhe specializime për kriminalistikë nga Universiteti i Sarajevës, mund të jenë ngritur në karrierë falë këtij shkollimi, por këto rrjedhin nga diploma të pavlera dhe të jashtëligjshme. Zëri bazohet në një Auditim dhe Inspektim të brendshëm të Policisë së Kosovës, kryer në vitin 2009.
Rama: Berisha e ka lexuar Kurbanin; Meta jo.
Edi Rama ka qenë në Sarandë për të promovuar librin e tij Kurban, e për të marrë kontakt me lexues-militantë. Ai po e shfrytëzon librin, në fakt, si një sebep për një tur nëpër Shqipëri. Një tur të tillë ai mund ta bënte në çdo kohë edhe pa këtë sebep, por pa librin turi do ngjante monoton.
Topi, dorëheqje në rast zgjedhjesh të parakohshme!
Në një intervistë të dhënë sot për gazetën Shqip, Spatak Ngjela shprehet se është krijuar klima për zgjedhje të parakohshme. Kinder-surpriza e zgjedhjeve mund të vijë nga Kryeministri, i cili i trembur përballë fluksit që do të krijonte një parti e re e djathtë e presidentit Topi, mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme për të mos i lënë kohë presidentit të organizohet e të strukturojë lëvizjen.
Kombëtarja, kthehet te dashuria e parë
55 vjeçari Xhani De Biazi, ish traineri i Torinos e Udinezes sipas të gjitha gjasave duket se do të jetë traineri i ri i kombëtares shqiptare. Duka, i zhgënjyer nga ‘gjellët’ ballkanase, ka kaluar te menuja italiane, pasi tre kandidaturat kryesore në shqyrtim, De Biazi, Bereta e Karbone ishin të tre nga matanë Adriatikut.
Doktor Adhamudhi, ose versioni satirik i një patrioti të dorës së parë
Pena e një shkrimtari të bën gjëmën; sidomos kur jehona e veprave të tij mbetet gjatë në histori, ndonjëherë edhe për motive jo letrare. Do duhet kohë, fjala vjen, që Qazim Mulleti të rekuperojë diçka prej nderit e dinjitetit, të cilat i janë vënë në lojë krejt padrejtësisht në komedinë e bujshme të Besim Levonjës me titull “Prefekti”. Do duhet dhe më shumë kohë që kjo gjë të ndodhë me figurën e patriotit Gaqi Adham Frashërit, të njohur më pas me emrin Gjergj Adhamidhi, të cilit ka rrezik të mos i ndahet kurrë nofka artistike ‘Doktor Adhamudhi’. Fajin për këtë e ka Andon Zako Çajupi.
Identiteti etnik i harruar i serbo-malazezëve të rënë gjatë Luftës
Gazeta Shqiptare, në faqen 5 të saj, kish një shkrim me titull “Ja serbët që dhanë jetën për Shqipërinë”. Saktësisht bëhet fjalë për një intervistë që Gilmana Bushati i ka marrë Pavlo Jakosë, kryetarit të shoqatës Moraça-Rozafa, që përfaqëson komunitetin serbo-malazes. Aty jepet një fakt, që për shumëkënd mund t’mos jetë i njohur. Disa emra të altarit komunisto-patriotik të të rënëve gjatë Luftës së Dytë botërore, shumë të njohur në gjithë Shqipërinë, janë me origjinë serbo-malazeze.
Kur lajmi stiset nga fillimi deri në fund
Gjërat absurde nuk kanë të sosur në këtë vendin tonë, por ca absurditete ua kalojnë të tjerave, aq sa të vjen të pyesësh për ata që i bëjnë: si është e mundur që u shkon mendja, vallë? Një sosh është dhe ajo rrena mbi një letër që i ish dërguar në emër të Edi Ramës partisë së Haradinajt, me anë të së cilës kërkohej një takim me këtë të fundit, ndërkohë që ky është në burg, në Hagë. Një ditë më pas u mor vesh se një letër e tillë nuk ka egzistuar; është e gjitha e sajuar nga kuzhina e pushtetit.
Ligji i verifikimit të pasurisë së zyrtarëve inkurajon çdo kusarí të mundshme
Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Lalla, ka dhënë një intervistë për Top-channeli-in, në të cilën “ngre një padi” ndaj sistemit të drejtësisë, përfshirë prokurorinë. Sipas tij, denoncimet apo raportimet e institucionit të tij humbasin pa nam e nishan në dosjet e burokracisë së sistemit. "Kjo ka sjellë krijimin e një manteli paprekshmërie tek zyrtarët e korruptuar, duke bërë që ata të ndihen mbi ligjin, mbi qytetarët e thjeshtë", thotë ai.
Një “Pranverë Ruse” në horizont
Tri orë zgjati protesta e moskovitëve kundër regjimit të Putinit që për një kohë të gjatë është dukur i pakontrastueshëm. Putini, me ndihmën e televizioneve shtetërore, ka krijuar idenë se ai është një leader absolut, fuqia e të cilit e ka burimin tek konsensusi elektoral i rusëve. Mirëpo zgjedhjet e së dielës treguan se ai nuk ka fuqinë që pretendon se ka. Partia e tij mezi mori gjysmën e vendeve në parlament, ndërkohë që nomenklatura sunduese ishte përgatitur të merrte dy të tretat.