Arkiv-Lajme

Berisha pëson kolaps në publik; mediat heshtin për minuta të tëra

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 12:39

Berisha ka pasur probleme shëndetësore gjatë fjalimit që mbajti me rastin e 21 vjetorit të themelimit të PD-së. Madje, ia ka lënë fjalën përgjysmë, dhe është larguar nga foltorja nga truprojat e veta. Në mënyrën më të çuditshme, mediat nuk kanë ‘guxuar’ ta japin këtë lajm. Në versionet online të tyre gjendej deri dhe fjalimi i tij i papërfunduar, por jo lajmi që ai këtë fjalim e la në mes për shkak të një malaise-i. Për minuta të tëra ish vetëm Tema që e përditësonte lajmin online. Pastaj ndërhynë njëra pas tjetrës Vizion Plus, Top-channel e Ora News.

Kush e ka ftuar Fatos Nanon në London School of Economics?

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 11:49

Të gjitha media-t kanë informuar lidhur me një intervistë të Fatos Nanos dhënë Top-channel-it nga një prej qendrave të mendimit akademik të botës, nga London School of Economics, dhe kanë përcjellë mesazhin e tij kryesor, atë që “unë jam këtu, në pritje që t’më kërkojnë të bëhem President i Republikës”. E gjatë intervistës, madje qysh në krye, ia kish qejfi të nënvizonte se “ish në Londër me ftesë të Institutit Evropian të Shkollës Ekonomike të Londrës (London School of Economics, LSE) për të folur për Shqipërinë, për të paraqitur vendin e tij.”

Dy masa masa mbrojtëse të Berishës ndaj një rrjedhjeje të votave të djathta

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 10:51

Muajt e fundit Berisha ka sulmuar fort si “faqezinjtë” e Kreshnik Spahiut ashtu dhe “horrat e bulevardit” të Bamir Topit. Lëvizja e të parit dhe krijimi i mundshëm i një partie nga i dyti duket se i kanë futur frikën se mund të ketë një rrjedhje të votave të djathta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sot Berisha ka bërë dy deklarata që duken si masa mbrojtëse ndaj një rrjedhjeje të tillë.

Klani shpif, AAK çuditet

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 09:30

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk po gjen më mënyrë sesi të shpjegohet me stafin e Tv Klan-it; ndaj e gjendur përpara kësaj situate ka “kërcënuar” se do të ngrejë një padi për shpifje ndaj këtij organizmi mediatik.

AAK me anë të Sekretarit të  Përgjithshëm, Burim Ramadani, bëri të qartë një ditë më parë se nuk ka ekzistuar një letër e nisur nga Edi Rama ku të kërkohej një takim zyrtar me z .Ramush Haradinaj, sqarim ky të cilit i është referuar dhe Respublica në informimin e dt. 11 dhjetor me titull “Kur lajmi stiset nga fillimi deri në fund”.

Twitter-i si një marifet elektoral

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 08:42

Si zor të gjesh në botën e sotme një politikan të rëndësishëm që t’mos ketë një profil në Twitter, nga i cili dalin mesazhe të shkurtra e eficiente, të cilat merren dhe amplifikohen nga mass-media. Kandidati republikan Newt Gingrich ka mbi një milion ndjekës në Twitter. Edhe politikanë të tjerë amerikanë kanë një numër të madh ndjekësish.

Traktati i Durbanit, zhgënjyes për ambientalistët

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 07:10

Për herë të parë në Durban të Afrikës së Jugut, qeveritë e vendeve pjesëmarrëse në këtë takim vendosën të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme për të detyruar veten që të pakësojnë deri në vitin 2020 emetimin e karbonit në natyrë. Traktati i mëparshëm i Kiotos, i cili detyronte pakësimin e hedhjes së karbonit në natyrë “skadon” vitin tjetër. Sidoqoftë ky traktat po zbatohej vetëm nga vendet e Bashkimit Evropian, se vende si Kanada, Japoni dhe Rusia kishin dalë nga traktati. ShBA nuk kishin nënshkruar dhe qëndrimi i tyre kishte qenë shumë i qartë, në kundërshtim të këtij traktati.

Samaras kërkon me ngulm detin. Berisha: “Prishur mos qoftë!”

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 05:39

Sipas Balkanweb-it, që citon mediat elektronike greke, gjatë Kongresit të Partive Popullore Europiane, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Antonis Samaras, kreun e “Demokracia e Re”, partia e djathtë greke në opozitë. Samaras i propozoi kryeministrit Berisha që dy vendet të shqyrtojnë përsëri marrëveshjen për përcaktimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental midis tyre, propozim që u përshëndet nga Berisha.

Fatos Nano rishfaqet ‘presidential’

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 04:23

Një intervistë me Fatos Nanon, e paralajmëruar me bujë nga Top-channel-i, ndonëse bartte një alamet lajmi, nuk i ka përmbushur pritmëritë. Është marrë në Londër, dhe kuptohet se me këtë gjest Nano ka dashur të japë idenë e një protagonizmi të tij në planin ndërkombëtar. Jo më kot vetë ai, sikur të mos mjaftonte Top-channel-i, ka nënvizuar faktin, që ish i ftuar në të famshmen e prestigjiozen London School of Economics për të folur për vendin e tij.

Më në fund një foto Kadare-Qosja. E vitit 1999.

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 03:28

Të gjitha lajmet mbi debatet, sherret e fërkimet mes Kadaresë e Qosjes janë shoqëruar rëndom me ndonjë foto-montazh, pasi nuk gjendet asnjë foto e të dyve. Gazetarët në rrethana të tilla kanë vënë në lëvizje motorrët e kërkimit në internet, dhe përgjigja ka qenë ‘zero’. Nuk ka qëlluar të kenë dalë të dy? Në fakt, ka qëlluar më shumë se njëherë, por është çudi se si nuk kanë përfunduar në google, e gjetkë.

Itali, shqiptarët i rikthehen kronikës së zezë

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 03:01

Shqiptarët që gjithnjë e më pak ndesheshin në kronikën e zezë të medias italiane janë rikthyer fatalisht me tre raste në harkun kohor të 24 orëve. Një 31 vjecar shqiptar humbi jetën në qytetin e Pizës, pasi u godit me thikë nga kunati i tij gjatë një sherri familjar. Lajmin e raporton ‘ANSA’ dhe e konfirmon policia italiane. Vrasësi kërkonte rikthimin e bashkëshortes së tij e cila kish shkuar të jetonte me të vëllanë pas keqtrajtimeve të të shoqit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme