Topalli pranon ëndrrën presidenciale nga Hungaria

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 09:46

Gjatë takimit që ka pasur me Presidentin e Hungarisë, Pal Shmitt, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, përveç kortezive të rasteve të këtilla, ka sjellë në Tiranë përmes zyrës së shtypit të Kuvendit edhe dëshirën e saj presidenciale. Ose të paktën, një diversion për të trazuar skenën politike shqiptare. Presidenti hungarez i ka thënë Topallit  se “është kënaqësi që takohemi sërish; jemi takuar më parë kur unë kam qenë Kryetar parlamenti, tani si President. Kjo është rruga më e mirë për t’u bërë President”. Edhe zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë i ka mëshuar këtij fakti në deklaratën për mediat duke ‘bërë me dije’ se Presidenti aktual i Hungarisë, Pal Shmitt, para se të merrte këtë post ka qenë Kryetar parlamenti. Emri i Topallit ka qenë një prej të parëve të lakuar për postin e kreut të shtetit. Kandidatura e saj u hodh nga demokristiani Zef Bushati, një prej anëtarëve të koalicionit të mazhorancës. Arsyetimi i tij kishte të bënte me prejardhjen katolike të Topallit. Kryeparlamentarja shqiptare merr një ‘konfirmim’ të dytë nga një tjetër katolik, Presidenti hungarez Pal Shmitt.

H.B.

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>&quot;Kryeparlamentarja shqiptare merr një &lsquo;konfirmim&rsquo; të dytë nga një tjetër katolik, Presidenti hungarez Pàl S<u><strong>c</strong></u>hmitt.&quot;</p><p>Natyrisht, perderisa asnji musliman shqiptar nuk ka propozue kurr &nbsp;nji katolik/e&nbsp;si president/e. E pse JO?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.