Dritan Dajti: Nga përgjimi i celularit tim do dalë që policët kanë vrarë policët

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 04:06

Është duke u zhvilluar gjyqi ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve dhe të një kalimtari që ndodhej aty ku i akuzuari po përballej me policinë, më 9 gusht 2009. Në seancën e djeshme, Dritan Dajti ka dashur të lexojë një deklaratë, por nuk është lejuar; kjo deklaratë është marrë ndërkohë nga gazetat.

Të lexosh deklaratën të duket sikur jeton në një botë surreale, pasi i akuzuari pretendon se policët atë ditë janë vrarë nga duart e policisë. Ai jep një numër faktesh, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se mbi trupat e viktimave kanë qëlluar duar të tjera; ai rreshton, gjithashtu, dhe një numër rrethanash disi bizarre, si psh që policët atë ditë kishin ardhur për ta vrarë, e jo për ta arrestuar atë vetë, se ata nuk kishin pranga me vete, se e kanë lidhur me një kabëll në momentin që e kanë kapur, se një pjesë policësh kanë qenë në vendngjarje me pantallona të shkurtëra e me rroba banjoje, dhe se telefoni i tij ishte përgjuar (sipas dëshmisë së Arjan Muçës, drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar), por rezultatet e përgjimit kanë humbur.

Të gjitha gazetat kanë veçuar këtë fakt të fundit; madje shqiptarja.com sjell në vëmendje të publikut se i akuzuari Dajti komunikonte, sipas kabllogrameve të ambasadës së SHBA-ve, me të famshmin Kuliçaj. Është shumë e tmerrshme për të qenë e vërtetë. Emri i Kuliçajt, ish bodyguard-it të Berishës, po shfaqet gjithandej, sidoqoftë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.