Kurbani është argument i ditëpërditshëm i debatit publik

“Si duhet lexuar Rama?” ishte titulli i një shkrimi të Andi Bushatit, në të cilin ky i fundit polemizonte me tone korrekte me Ardian Klosin, që nga ana e vet kish polemizuar fort në shkrimin e tij të publikuar në respublica.al (shih linkun: http://www.respublica.al/opinion/ 2011/11/29/autore-dhe-recensente) me Fatos Lubonjën dhe Armand Shkullakun. Objekti i kësaj polemike të diversifikuar? Është libri Kurban i Edi Ramës, i cili është komentuar këto kohë si rrallë ndonjë libër tjetër këtyre anëve. Bushati merrte në mbrojtje Lubonjën dhe Shkullakun, dhe hidhte poshtë tezën, sipas së cilës kritikat e tyre në adresë të Kurbanit e të autorit janë të sponsorizuara, dhe tezën tjetër, sipas së cilës lipset marrë me përmbajtjen e librit, dhe jo me autorin. Libra të tillë s’mund të ndahen nga autorët e nga back-ground-i i tyre, thotë Bushati. Në fund, u bën një qortim dhe atyre që sapo ka mbrojtur, të cilët duhet “të përdorin të njëjtin masë dhe të njëjtën peshë si për Ramën, kur gjykojnë bëmat e kundërshtarëve të tij në politikë.”.
Re.Pu.
Comments
shkrim shume i mire i

shkrim shume i mire i Bushatit. Por, nuk po i qortonte Lubonjen dhe Shkullakun, po ju sygjeronte se sfida e tyre do te jete te perdorin te njejtin kut vleresimi.

Prisja nga Andi Bushati nje

Prisja nga Andi Bushati nje recense te librit Kurban e te mos merreshe me mbrojtjen e Klosit e Bushatit. mendova se ate e kishte si pjese hyrese te shkrimit dhe po prisja ne rreshta me poshte se do gjeja nje mendim te tijin, ashtu si kane bere, Lubonja dhe Shkullaku. Ishte zhgenjyese qe nuk gjeta asgje. Le te nxirrte anet negative te librit, por besoj se do gjenete aty edhe shume gjera pozitive. Nuk e beri. Mbase e ka lene per here tjeter!

korrigjim. ...... te mos

korrigjim.

...... te mos merreshe me mbrojtjen e Lubonjes dhe Shkullakut

Add new comment