Vinca: Qosja e Kadare janë prishur pas vitit 1997

Postuar në 28 Nëntor, 2011 04:18

Agim Vinca e mban ndezur polemikën e vet me Kadarenjtë me një shkrim tjetër të publikuar në Panorama. Në fakt, këtë artikull të dytë e ka shkruar i cytur nga botuesi Bujar Hudhri, i cili ka publikuar para tri ditësh, po në Panorama, një artikull me titull “Kur një përçarës troket në derë si mik”, ku Vinca etiketohet përçarës i kombit pra dhe njeri i paqytetëruar (ngaqë ka dhunuar, sipas tij, kodin e mikpritjes në shtëpinë e Kadarenjve).

Vinca këtë herë nuk e ka me Helenën, për të cilën ia ka qejfi të nënvizojë se më parë e kanë quajtur Elena (në fakt, shtypit i ka shpëtuar ky pasion i vonuar i Helenës pas inicialit “H”; kuptohet, është një detaj krejt pa rëndësi, por është një detaj absolutisht gazetaresk). Vinca, përveçse polemizon me Hudhrin, merret edhe me kronikën e kronologjinë e marrëdhënieve Kadare-Qosja, dhe saktëson se prishja nuk ka ndodhur më 1997 e jo për shkak të “revolucionit të vonuar demokratik” që ndodhi atë vit, siç pretendohet, por për shkaqe të tjera. Për të provuar këtë, poeti e studjuesi i Prishtinës dëshmon për dy ngjarje të pas ’97-s, në të cilat Kadare e Qosja janë takuar së bashku. E para daton në korrik të vitit 1998, dhe është fjala për përurimin e librit “Kombi. Rrugët e  bashkimit kombëtar” në Muzeun Historik Kombëtar, dhe e dyta më nëntor 1999, në panairin e parë të librit në Kosovën e çliruar. Në të dyja këto ngjarje pra, pretendon Vinca, Qosja e Kadare, jo vetëm i kanë dhënë dorën sho-shoqit, por edhe kanë biseduar shtruar e ‘me një përzemërsi që s’e kanë pasur më parë’.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p><strong>Pergezoj z.Mustafa Nanon qe nuk priton dhe na publikon sintezat e shkrimeve te publikueme ne gazeta te tjera.</strong>&nbsp;Kjo gja don kohe dhe mend. Nuk kena durim te lexojme shkrime te gjate me densitet te vogel mendimesh, dmth qe mund te ngjeshen ne shkrime ma te shkurta dhe te kandshme per lexuesin.</p><p>Ne shkrimin (e sintetizuem) te Vinces nuk tregohet ARSYEJA E VERTETE &nbsp;se pse u prishen Qosja dhe Kadare, por tregohen datat. Randesi ka te dihen arsyet: A jane arsye per probleme parimore apo jane arsye te rivalitetit karjerist egoist.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.