Arvizu: 1. Në Shqipëri ka krizë ekonomike; 2. Për celulat anti-amerikane jam interpretuar gabim

Ambasadori amerikan duhet ta ketë merak t’i begenisë të gjitha mediat e Tiranës, pasi një çbalancim i lehtë në hartën e tij të vizitave televizive do të interpretohej si qëndrim politik. Ja, sot në mëngjes ka qenë në Vizion Plus, në programin ZIP. Dhe aty ka treguar se bën pjesë tek klubi i skeptikëve lidhur me marrëveshjen mes PS-së e PD-së. E ka përshëndetur dhe mirëpritur këtë marrëveshje, por përvoja e këtushme diplomatike, e shkurtër dhe e mbushur me ngjarje, i ka futur në kokë bindjen se qëndrimi më realist ndaj çdo zhvillimi të Tiranës është ai dyshues e skeptik. “Jam i kënaqur që shikoj se ka një fare dakordësie mes palëve për të ecur përpara me axhendën e reformave, por ende ka shumë mosbesim mes palëve”, tha saktësisht ai.
Për herë të parë, ai u ndal edhe në situatën ekonomike të vendit, duke folur për diskutimin e projekt-buxhetit, për transparencën e shpenzimeve, e deri dhe për kreditë me probleme (ka me sa duket dhe një vetëdijë ndërkombëtare mbi Shqipërinë në krizë), por pjesa më kureshtare e bisedës ishte në fund, kur ambasadorit u pyet, nëse i qëndronte ende sendërgjisë së celulave amerikane (termi “sendërgji” është i yni. Re.Pu.). Dhe Arvizuja bën një si tërheqje: “Kam thënë disa gjëra dhe mendoj se ka patur disa deformime të atyre që janë thënë.... I kuptoj tërësisht kritikat ndaj qeverisë së SHBA-ve, ndaj meje personalisht, por më vjen keq kur disa njerëz e përdorin këtë për përfitime të ngushta politike”.
Re.Pu.
Comments
Pse u dashka te na e mesoje

Pse u dashka te na e mesoje Arvizu-ja qe ka krize ekonomike? Apo se ka Shqiptare qe vuajne per buken e gojes dhe mendojne se krize nuk ka, sepse Salillaret po u thone se begatia e vendit tone ia Kalon edhe Gjermanise etje!!! Duhet bere nje lufte e madhe per te luftuar INJORANCEN, PADITURINE. Ka shume bageti ne Shqiperi qe besojne akoma tek miti i liderit MADHESHTOR, i cili mund tebej te dale uje dhe nga guri!!!!!!!!!!!!!!!!!!111

Nje historiz si

Nje historiz si perralleze, mbase dhe nga Mateu-s; Babai thirri dy djemte dhe u kerkoi qe te nesermen te punonin tek vreshta e tij. I pari kundershtoi menjehere, por u bind me pas mbas kembenguljes se te atit. I dyti pranoi pa nje pa dy, por pak me vone ndryshoi qendrim...Kaq!

E keqja e madhe eshte se tek

E keqja e madhe eshte se tek ne manipulohet me shifrat,gati po na qisin me te pasur se shume vende te perparuara ne bote,jetoj prej shume vitesh ne perendim biles po shkollohem tani ne moshen e trete me unversitetin e trete, por kur i thashe nje profesorit tim sot se qytetaret e vendit tim jane pjese e 14% te njerzve me te ardhura me te medhe ne rang boteror ( kjo e deklarur nga Qeveria ime).Ai qeshi dhe me tha ,nuk eshte per brezin tone entuziazmi(JEMI GATI NJE MOSHE) ne ketu mirqenje e masim JO duke llogaritur te ardhurat qe hyjne dhe dalin gjte nje viti,por me ate SE SA MBETEN NE XHEPAT E QYTETARVE< PRA SA KANE KURSYER ATA NE NJE VIT.Ky eshte tregusi absolut i mirqenjes,besoj te me kuptosh drejt,sepse ti me ke thene se Shqiperia ka cimet me te larta se ketu ku jetojme ne,cfare ti thosha me i thashe adresen e faqes online te Qeverise qe te bindej se edhe ne "SHQIPTARET" jemi te pasur.

ARVIZU, VRASESIT E 21 JANARIT

ARVIZU, VRASESIT E 21 JANARIT I DUAM NE BURG. SI NE GJITHE BOTEN. SI NE SHBA. URDHERUESIT DHE ATA QE SHTINE PLUS ATA QE BASHKEPUNUAR NE VRASJEN E 4 NJEREZVE TE PAFAJSHEM I DUAM NE BURG.

EMRAT JU I DINI MIRE. NESE DONI PAQE ME POPULLIN E VERTETE SHQIPTAR, NDIHMONI TW SHKOJNE VRASESIT ATJE KU SHKOJNE VRASESIT. TE TJERAT JANE PALLAVRA

Add new comment