Hidrocentralet duan t’i shesin me ½ e çmimit të tyre real

Shqipi vazhdon dhe sot të merret me lajmin e privatizimit të katër hidrocentraleve, atij të Ulzës, të Shkopetit, e dyve të Bistricës. Shifra e menduar e shitjes së këtyre hidrocentraleve thuhet të jetë 100-150 milionë euro, ndërkohë që - këtë thonë ekspertët e intervistuar nga Shqipi – jetëgjatësia e tyre shkon deri në 250-300 vjet, dhe ndërkohë që, po të ndërtoheshin sot, me këtë fuqi që kanë, do të kushtonin rreth 300 milionë. Dje u tha se blerësit e mundshëm, sipas llogarive të bëra, do të mund ta shlyejnë investimin e bërë në procesin e privatizimit në harkun e 7-8 viteve, dhe më tej, kuptohet, për mbi 150 vjet, hidrocentralet do të punojnë për ta.
Ekspertët thonë, se vetëm hidrocentrali Ulzës, për shkak se shërben dhe si depozitë e prurjeve të gurta (duke shpëtuar kështu Shkopetin), nuk premton ndonjë jetëgjatësi kushedi se çfarë, ndërsa tre të tjerët mund të konsiderohen praktikisht të pavdekshëm. Nuk janë bërë ende 60-70 vjet që janë ndërtuar.
Dyshimet e arsyeshme, por më shumë një analizë e gjërave, të çojnë në përfundimin se ky privatizim bëhet me synimin për të mbushur qesen e shpuar të qeverisë.
E.G.
Add new comment