Arkiv-Lajme

Kontroll faktesh: Buxheti i 2012-ës, më keq se në 2005-ën?

Postuar në 14 Nëntor, 2011 08:07

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim, vetëm me votat e mazhorances, projektin për buxhetin e shtetit për vitin 2012. Këtë buxhet Berisha e ka quajtur buxhetin më të madh të gjitha kohërave dhe që e mban borxhin shtetëror në nivelin 60% të Produktit të Përgjithshëm Bruto (PBB), nga 72% që e kishte qeveria socialiste.  Por ç’na thonë faktet?

U ra dakord për reformat? Jo, u ra dakord të fillohet me reformat

Postuar në 14 Nëntor, 2011 07:22

Është arritur një marrëveshje mes PS-së e PD-së, e cila shënon startin e përpjekjeve për reformën zgjedhore, për ndryshimet e një numri rregullash, që krijojnë një klimë tjetër parlamentare, dhe për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend. Titujt e agjencive të lajmeve, të formuluar në ngut e sipër menjëherë pas daljes së lajmit, krijojnë idenë se është rënë dakord mbi reformat në fjalë, dhe me këtë mund të krijohet ideja se “u zgjidh dhe kjo punë”, në një kohë që puna ende s’ka filluar.

Policia që bën gjithçka dhe autori që ikën pa lënë gjurmë

Postuar në 14 Nëntor, 2011 03:52

Është një skenar i njohur, tanimë, që pas krimesh të rënda e të bujshme, policia të na ngopë vetëm me lajme mbi rrethanat e krimit, me të dhëna të mbledhura nga dëshmitarë vuvë mbi autorin e krimit, dhe mbi përpjekjet e policisë për të rënë në gjurmë të këtij të fundit. Autori rëndom nuk kapet. Krimi i kryer në qytetin e Vlorës, ku u ekzekutua gjyqtari i Vlorës Konomi, apo ai i Durrësit, ku dogjën në makinë një agjent të SHISH-it, duket sikur janë arkivuar. Në fakt, shtypi jep herë pas here ndonjë lajm, por në vend të hedhë dritë mbi ngjarjet, i fut më shumë në terr ato.

Panairi dhe librat fetarë, shenjë e ringjalljes së besimit?

Postuar në 14 Nëntor, 2011 02:15

Në Panairin e librit që u mbyll të dielën, nuk mund të shmangeshin stendat e librave fetarë. Katër u përkisnin botimeve katolike apo atyre të lidhura me botën katolike romane, tre atyre ortodokse dhe po tre stenda ishin rezervuar nga botuesit e librit të besimit muhamedan. Identifikimi i tyre nuk ishte i vështirë duke gjykuar nga disa elementë: kapakët e librave qenë më të përkorë; pa ndonjë vezullim; pa tituj deklamativë e hedonistë e pa shumë zhurmë.

Gjysmëlajmi i ‘Shekullit’ për 4 vendet që, sipas ambasadës USA, duhen shmangur në Tiranë

Postuar në 13 Nëntor, 2011 14:19

Gazeta ‘Shekulli’ ka patur sot lajm të parë një email me anë të të cilit ambasada amerikane u kërkon shtetasve amerikanë që jetonë e punojnë në Shqipëri të shmangin katër pika me rrezikshmëri jete në Tiranë. Gazeta jep edhe pjesë të tekstit në anglisht të emailit në fjalë, por duke nxirë emrat e vendeve të cilat duhen shmangur nga nënshtetasit e huaj. Arsyes se pse ambasada ua kërkon këtë email-marrësve, sipas ‘Shekullit’ ka të bëjë me aktivitetin e bandave rivale, në kuadër të luftës kundër të cilave janë bërë edhe disa arrestime të bujshme gjatë ditëve të fundit.

Berisha: Rama urren të pasurit. Rama: 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak

Postuar në 13 Nëntor, 2011 10:22

Kudo që shkon, Berisha nuk harron të thotë ndonjë gjë për Topin e Ramën. Por ndërsa për Topin i duhet një sebep i mirë (nuk është mirë të sulmohet Presidenti i Republikës vend e pa vend), për Ramën gjykon se nuk ka nevojë për sebep. Në fund të fjalës së rastit, i kthehet kryetarit të socialistëve, më saktë propozimit të këtij të fundit për adoptimin e taksës progresive. Ja, sot ishte në Petrelë, në një tip panairi të agro-biznesit, dhe aty tha: “Qeveria nuk do të rrisë taksat për fermerët e bizneset, siç kërkon Rama me një urrejtje arkaike ndaj të pasurve.

Jemi të parët në Ballkan (përsa i takon borxhit të lartë)

Postuar në 13 Nëntor, 2011 06:20

Raporti i përvitshëm i FMN-së me titull ‘World Economic Outlook’ nxjerr edhe njëherë në një dritë të keqe borxhin publik të Shqipërisë. Ne kemi borxhin më të lartë në gjithë Europën Qendrore e Lindore (duke përjashtuar Hungarinë, që është pjesë e BE-së). E dhëna e fundit, dmth kjo e vitit 2011, ka regjistruar një nivel borxhi të barabartë me 59,4% të GDP-së, ndërsa vendet e tjera të rajonit janë dukshëm poshtë këtij niveli.

Aleanca Kuqezi për monumentin e pavarësisë në Vlorë: Qeveria të tërhiqet nga marrëzia e propozuar

Postuar në 13 Nëntor, 2011 05:58

Në një deklaratë për shtyp, Aleanca Kuqezi (AK) ka sulmuar ashpër propozimin e bërë nga Berisha në mbledhjen e qeverisë për ndërtimin e një monumenti të ri për pavarësinë në Vlorë. Sipas AK-së, Monumenti i Pavarsisë, i lartë 17 metra, ka 40 vjet që qendron madhështor në qendër të Vlorës, dhe ajo do ta mbrojë me çdo mënyrë atë simbol.

Katër koka derri në truallin e xhamisë shqiptare në Zvicër

Postuar në 13 Nëntor, 2011 02:41

Katër koka dhe një trup derri janë gjetur në truallin ku është planifikuar ngritja e një xhamie shqiptare në Grenchen të kantonit Soloturn në Zvicër. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve albinfo e cila shton se kjo i ka irrituar si qeveritarët lokalë ashtu edhe komunitetin musliman të qytetit.

Ciao! Il giocco é finito, Silvio.

Postuar në 12 Nëntor, 2011 17:09

Ikja e Berlusconit është duke u festuar në Itali. Turma e ka pritur me britma e fyerje (“bufon”, “mafioz”, “e ke vendin në burg”) kryeministrin përpara Presidencës, që më pas do dilte nga dera e pasme si ish-kryeministër. Ai ka shkuar në Quirinale pra për t’i paraqitur dorëheqjen Napolitano-s pas miratimit që iu bë në parlament një ligji të stabilitetit, që kërkohej nga BE-ja. Turma e priti lajmin e dorëheqjes me duartroktitje, klithma gëzimi, fishkëllima, flamuj kombëtarë, bilbila, madje dhe vuvuzela, shishe shampanje që hapeshin aty në shesh.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme