Arkiv-Lajme
Lajmi i fundit: Silvio Berlusconi pa maxhorancë në parlament
Votimi mbaroi, dhe Berlusconi ka kërkuar tabulatet e votimit, për të parë se “kush e ka tradhëtuar nga të vetët” në një rezultat të papritur për të: 308 deputetë ishin sot me të, ndërsa 321 ishin kundër (nuk votuan). Lajmi pra është i thjeshtë: Berlusconi nuk ka maxhorancën në parlamentin italian. Menjëherë gazetat e site-t e botës zunë ta përcillnin këtë lajm në mënyrën e tyre. CNN: The end of an era? BBC News: Itali PM ‘loses majority’ of MPs. The Telegraph: Silvio Berlusconi wins budget vote, but loses majority support.
BE: Ne nuk detyrojmë askënd të importojë plehra
Që BE-ja nuk mund të detyronte Shqipërinë të miratonte një ligj që do të mundësonte importimin e plehrave, kjo ka qenë një gjë e kuptueshme. Mirëpo më se njëherë njerëz të maxhorancës (kryeministri i pari) kanë thënë, në përpjekje për të justifikuar ligjin dhe luftën ndaj presidentit Topi që e ktheu ligjin mbrapsht për ridiskutim, se miratimi i këtij ligji, tok me nenin mbi importimin e plehrave, është një detyrim që vjen prej BE-së.
Çfarë po ndodh në këtë moment në Greqi e Itali?
Në Greqi, televizioni publik i atjeshëm raporton se Papandreu u ka kërkuar ministrave të vet të japin dorëheqjen një e nga një (gjë që e kërkon kushtetuta), pasi në mbrëmje pritet të caktohet kryeministri i ri. Emri i këtij të fundit po vonon për shkak se dy partitë kryesore nuk po arrijnë të merren vesh, dhe kjo të bën të mendosh se qeveria e Unitetit Kombëtar që do të ngrihet si një koalicion mes dy partive të mëdha do të funksionojë me probleme.
Ridvan Bode mes shiut dhe breshërit
Para se të nisë hartimin e projektbuxhetit të vitit pasardhës, Ministria e Financave përdor një program kompjuterik për parashikimin e të ardhurave që do të futen në arkën e shtetit (duhet të dish se sa të ardhura do të kesh, përpara se të planifikosh në buxhet se si do t’i përdorësh ato). Në themel të modelit që përdor programi kompjuterik i Ministrisë së Financave, është parashikimi për rritjen reale ekonomike për vitin pasardhës (sa më shumë mallra e shërbime të prodhohen dhe/ose të shiten, aq më shumë të ardhura do të shkojnë në arkën e shtetit).
Dritan Prifti: Kush nuk korruptohet, kërcënohet e ndëshkohet
Dritan Prifti denoncon në një shkrim të vetin të publikuar në Panorama një klimë terrori e korruptimi në vend. Këtë e bën duke folur për “vetminë” e tij dhe për mundimet që i është dashur të kalojë për shkak të karshillëkut që i ka bërë kësaj maxhorance. “Personalisht shoh që miq të mij prej vitesh kanë frikë të më takojnë në publik. Ata hapin numra telefoni në emra të tjerë për t’u lidhur me mua, apo hapin adresa e-mail-i anonime. ‘Kemi frikë’, thonë, ‘se na heqin nga puna. Kemi frikë se na sulmojnë bizneset me tatimet. Kemi frikë se fillojnë e na përgjojnë edhe neve’”, dëshmon Prifti.
Star-ët i pagëzojnë fëmijët e tyre të sapolindur me emra të çuditshëm
Personazhet me famë planetare, një pjesë syresh për saktësi, e shtyjnë vanitetin apo protagonizmin deri në kufij absurdë, dhe ndonjëherë “e bëjnë mbi kurrizin e fëmijëve të tyre”. Vjen një moment në jetën e tyre që, të mësuar të jenë përherë të ndjekur nga reflektorët e medias, zënë dhe i kërkojnë vetë këta reflektorë, duke stisur ngjarje në jetën e tyre. Një ngjarje mund të jenë pagëzimi i fëmijëve të tyre të sapolindur. E dinë që bota ka kureshtje, dhe dinë ta përmbushin këtë kureshtje duke u vënë fëmijëve emra të çuditshëm.
A do t’i provokojë katolikët ‘Shqipëria’ i Blushit?
Romani i ri i Ben Blushit, ‘Shqipëria’, i sapohedhur në treg nga ‘MAPO Editions’ është ende prurje e re për t’u konsideruar si një libër që ka mbërritur te lexuesi. Megjithatë gazetat, me sa duket pa e lexuar ende librin, janë munduar të hedhin doza provokimi në publik. Kështu ‘Panorama’ e sotme e jepte këtë ‘provokim’ që në titull kur shkruante: Romani Shqipëria-Provokimi i Blushit: Zoti i krijoi prindërit e tij dhe pastaj i vrau. Një ditë më parë e përditshmja tjetër ‘MAPO’ ia mveshte një pasazhi me Jezu Krishtin “provokimin” e saj.
Topi ‘bën’ Presidentin; dhe distancohet nga lëvizja Kuq e Zi
Bamir Topi, gjatë një vizite në Gjirokastër, është kujdesur shumë të mos ‘komprometojë/ njollosë’ asnjë çikë statusin/vizitën e tij si kreu i shtetit. Një pyetjeje të bërë nga një gazetar, ku përmendeshin Berisha e Topalli në një sfond antagonist, presidenti Topi iu përgjigj, se “e rëndësishme është të angazhohem deri në ditën e fundit si President i Republikës, si Kryetar Shteti, për të promovuar dialog, harmoni, bashkëpunim shumë të mirë midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror, për të mirën e qytetarëve”.
Rama pushton mediat me propozimin e ri, por gjëja është e paqartë
Rama ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar (mos ka në mendje të mbajë çdo javë ndonjë fjalim përpara depuetëve e kamerave, si Berisha? Inshallah jo), dhe aty ka bërë një propozim të ri për paktin 12 pikësh të ofruar para ca kohësh. "Për javën parlamentare që fillon dua t’i propozoj komisionit tonë të ligjeve, sipas pikës përkatëse të Paktit tonë me dhjetë pika, një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ lidhur me projektet që kërkojnë 3/5 e votave.
Kujtim Buza: Oseku, Gjergo, Velo nuk u dënuan për artin e tyre
Piktori Kujtim Buza u përgjigjet akuzave që i janë bërë për rolin e tij si sekretar i Lidhejs së Shkrimtarëve për Artet Figurative në periudhën 1973-1987. E bën këtë me anën e një interviste dhënë Admirina Peçit të së përditshmes shqiptarja.com. Emri i tij është përmendur më së shumti nga Max Velo.