Arkiv-Lajme
Messi e Ronaldo: Sa e kollajtë është të bësh një gol!
“Ata të dy, të shpejtë, të pambulueshëm, të përsosur përpara portës, bëjnë që të rrijnë tok aritmetika e poezia” – kështu e niste shkrimin e vet në la Repubblica gazetari sportiv Mario Crosetti. Ata të dy? Cilët? O, kjo merret me mend. Ata të dy janë Leonel Messi dhe Cristiano Ronaldo. I pari me Barcelonën e i dyti me Realin e kanë shndërruar kampionatin spanjoll më të bukurin. Argjentinasi e portugezi janë padyshim më të mirët në botë.
Hans Joachim Lanksch: Camaj nuk ka folur për arratinë e Kadaresë
Martin Camaj nuk e ka përmendur arratinë e Ismail Kadaresë dhe as e ka mbështetur atë. Deklarata i përket albanologut Hans Joachim Lanksch, i cili ka reaguar sot ndaj një paragrafi të librit me kujtime të Helena Kadaresë, që ka gjetur jehonë të madhe në shtypin e Tiranës. Lanksch, i cili nuk njihet si ndonjë dashamirës i shkrimtarit të shquar shqiptar, ka reaguar në numrin e sotëm (e enjte) të Gazetës Shqiptare duke sqaruar, se Camaj ka qenë indiferent ndaj kërkesës për azil politik të Kadaresë në Francë në vitin 1990.
Apel Bashkisë: Mos i eliminoni qentë e rrugës!
Një shkrim i shkurtër në Shekull-in e sotëm përcillte një shqetësim të ARA-s (Animal Rights Albania), një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Sipas Peziana Rexhës, një përfaqësuese e kësaj shoqate, ata janë të shqetësuar mbi ngritjen e një task-force që do të merret me eleminimin e qenve të rrugës. Rexha i ka thënë së përditshmes se janë parë kamionë me qen të braktisur të futur nëpër arka.
Greqi, Itali: krizat tek dera e shtëpisë
Italia dhe Greqia janë dy të sëmurat e Europës në këtë moment. Berlusconi-t po i ikin dhe të vetët (dy deputetë kaluan dje me Casini-n), gjë që s’mund të përfytyrohej deri disa javë më parë. Një numër deputetësh të tjerë që e kanë mbështetur gjithë kohën i kërkojnë përgjigje mbi pyetjen: “Çfarë mund të bësh me këtë maxhorancë të dobët? I bën dot reformat që të kërkohen nga Brukseli e që mund ta nxjerrin Italinë nga kjo gropë?” Përgjigjja dihet, që jo. Por Berlusconi po bën një provë me një paketë reformash, e cila do duhet të kalojë në harkun e 15 ditëve në të dy dhomat e parlamentit.
Llogaritë e paplota të Meidanit për 300 mijë vendet e punës
Rexhep Mediani, ish President i Republikës dhe ish Sekretar i Përgjigthshëm i PS-së, ka kritikuar ashpër në gazetën Panorama premtimin për 300 mijë vende, që përfshihet në draft-programin e ish partisë së tij. Ai e konsideron atë, një mashtrim të ngjashëm me premtimet 7-vjeçare të Berishës në pushtet. Duke analizuar me shifra mundësinë e punësimit në sektorin privat, Meidani thotë se duhen të paktën 3 deri në 4 miliardë euro për të arritur një nivel të tillë punësimi, çka përfshin një buxhet të tërë vjetor të qeverisë.
Kryeministri në parlament lakon emrin ‘pleh’ në të gjitha rasat
Të gjithë mediat kanë filluar të japin lajmin e ndërhyrjes së kryeministrit në Parlament në debatin mbi ligjin që lejon importimin e phehrave. “Ishte një fjalim i ashpër”, kështu e nisin formulimin e këtij lajmi, të cilin nuk dihet nëse u ka shkuar ndonjëherë në mendje që t’mos e japin fare. Më poshtë keni fjalimin e tij; më saktë, esencën e fjalimit:
Me idenë për referendum, Papandreu po bën harakiri
Kryeministri grek nuk i ka punët mirë. Nuk dihet saktësisht – përtej hamendësimeve e spekullimeve – se çfarë hesapesh ka bërë ai, kur hodhi idenë e një referendumi mbi ndihmën që Greqia do duhet të marrë nga BE-FMN, por kjo lëvizje po rezulton një harakiri. Zemërimi i leader-ëve europianë është njëra gjë, por gjëja tjetër, më e rëndësishme sigurisht, ka të bëjë me atë që po ndodh në Athinë, ku po i ngrihen kundër të vetët duke e rrezikuar seriozisht maxhorancën fare të brishtë (është një maxhorancë që mbahet me dy vota më tepër).
Opozita: duhet referendum për plehrat. Maxhoranca: ligji i plehrave është ok.
Ndërsa një grup qytetarësh e të rinjsh ishin mbledhur për të protestuar jashtë Kuvendit, në sallën e këtij të fundit opozita ngrinte zërin kundër ligjit që lejon importimin e plehrave. Ja disa nga ndërhyrjet e tyre, të alternuara me ndërhyrje të maxhorancës:
Kontroll faktesh: Infermierja përballë “Doktorit”
Pasi siluroi programin e PS-së si marksist, Berisha deklaroi në mbledhjen e qeveirsë se modeli ekonomik i kësaj të fundit ka bërë që pagat të dyfishohen gjatë këtyre 6 vjetëve. Rama iu përgjigj me një Tweeter të shpejtë: “Doktori paguan më pak taksa se në opozitë, kurse një infermiere paguan 30 herë më shumë taksa se ditën kur Doktori u bë i pari i vendit.”
Shifrat përgënjeshtrojnë çdo marifet qeveritar
Është bërë gati projektbuxheti për vitin tjetër, por nuk është ky lajmi. Lajmi është që – na bëjnë me dije gazetarët e Shqipit – projektbuxheti në fjalë është qartësisht më i vogël në të ardhura e shpenzime se sa buxheti i rishikuar i këtij viti. Konkretisht, të ardhurat parashikohen të jenë 2.3% më të ulta se sa ato të këtij viti; me fjalë të tjera, parashikohet së pari një rënie konsumi, gjë që automatikisht ul të ardhurat prej TVSH-së, akcizës, etj, dhe së dyti një rritje e papunësisë, gjë që automatikisht ul të ardhurat prej tatimit mbi të ardhurat personale.