Arkiv-Lajme

Zgjidhja për veriun, një plan “Ahtisaari Plus”

Postuar në 30 Tetor, 2011 15:21

Veriu i Kosovës duhet t’i nënshtrohet një plani “Ahtisaari Plus”. Kështu shkruan e përditshmja kosovare “Zëri” e cila e quan të pashmangshëm një opcion të tillë. Sipas gazetës, pavarësisht kundërshtimeve të krerëve të Kosovës, ndërkombëtarët e kanë paralajmëruar një projekt të tillë për të zgjidhur nyjën e veriut të Kosovës. Idenë, vazhdon “Zëri”, e ka mbështetur publikisht edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Michael Davenport.

Prania e fortë e FMN-së pa qenë e pranishme

Postuar në 30 Tetor, 2011 08:33

FMN-ja ka zënë të bëhet sërish e zëshme në Tiranë. Dhe qeveria nuk po i thotë “jo” kësaj pranie, që po manifestohet në formën e sugjerimeve këmbëngulëse e furacake. Ekspertët e FMN-së janë të shqetësuar nga rritja e borxhit publik të Shqipërisë, dhe nga vështirësitë për të mbajtur në ekuilibër financat në rrethanat që rritja ekonomike është në nivelet më të ulta qysh prej vitit 1997.

Në gjykata trukohen shortet e gjyqtarëve

Postuar në 30 Tetor, 2011 06:44

Dhjetëra qytetarë janë ankuar pranë ministrisë dhe KLD-së për trukim të shorteve në gjykatat shqiptare, dhe dy ditë më parë një grup kontrolli është nisur në drejtim të 12 gjykatave. Rezultatet kanë qenë befasuese. Është vënë re se gjyqtarët e “rreptë” kanë pasur më pak çështje se gjyqtarët më liberalë, duke ngjallur hije të rënda dyshimi mbi të gjithë sistemin gjyqësor. Ministria thotë se rezultatet e këtij kontrolli do t’i bëjë shpejt publike, pasi edhe nga kontrolli janë përfituar prova të pakundërshtueshme.

Politikanët grekë që duan të bëjnë pallë dhe në kohë krize

Postuar në 30 Tetor, 2011 03:45

Hara Kefalidou është një anëtare e parlamentit grek. Është në legjislaturën e parë të saj. Ajo është e partisë PASOK, është 46 vjeç,  dhe është shtatzanë për herë të parë në muajin e pestë. Deri këtu s’ka asnjë lajm, e s’ka asnjë arsye pse ajo të përmendet në media e pse ajo të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Mirëpo në fakt, ajo është në qendër të një debati në Greqi, të cilin e ka hapur ajo vetë me një letër që i ka dërguar gazetës konservatore Kathimerini.

Bode ndjen rrezikun e falimentimit të bankave

Postuar në 30 Tetor, 2011 01:00

Pas miratimit pak ditë më parë të një rregulloreje të veçantë, ku përcaktoheshin me detaje procedurat që duhet të ndjekë Banka e Shqiperisë në lidhje me kreditë me probleme, Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime në ligjin e bankave, të cilat në thelb kanë të bëjnë me marrjen e masave për mbrojtjen e filialeve të bankave të huaja në vendin tone, në rast të falimentimit të bankave mëma.

Qeveria serbe kontratë me Podesta Group: Mbroni interesat tona në Washington!

Postuar në 29 Tetor, 2011 16:15

Qeveria serbe ka pajtuar kompaninë e fuqishme amerikane të PR-it dhe lobingut ‘Podesta Group’ për të mbrojtur interesat serbe në Washington. Marrëveshja mes Beogradit dhe kompanisë amerikane ndodh në kohën kur bisedimet me Kosovën janë në proces dhe kur beteja diplomatike është në pik. Lajmin e bën të ditur e përditshmja prestigjoze serbe ‘Blic’, sipas së cilës kontrata mes palëve është lidhur në fillim të tetorit 2011 dhe parashikon që qeveria serbe t’i paguajë firmës amerikane një shumë të majme prej 100 mijë USD në muaj.

Rama takon Blushin një javë para Kongresit. A ka pakt mes tyre?

Postuar në 29 Tetor, 2011 13:00

Diversionit të kryeministrit mbi atë se kush është shkrimtari në PS, Blushi apo Rama, dy eksponentët socialistë i janë përgjigjur të shtunën me një takim rreth dy orësh. Kryetari i Partisë Socialiste është takuar me deputetin Ben Blushi, të njohur për qëndrimet kritike ndaj politikës së ndjekur nga lidershipi i selisë rozë. Takimi në nota informale është mbajtur diku pranë ambjenteve të PS, te restorant ‘Austria’.

Intervista e Topit për Alfred Pezën: tri pakujdesi dhe një gjysmë-shaka

Postuar në 29 Tetor, 2011 11:50

Eshtë lajmëruar me ngulm si intervistë për ‘jetën’ e Topit, por pavarësisht momenteve apolitike nuk ka mundur t’i shpëtojë politikës. Presidenti i Republikës Bamir Topi ka qenë përballë gazetarit Alfred Peza të premten mbrëma në një intervistë të gjatë e të konceptuar si dalje nga formati i zakonshëm i talk-show-ut politik. Megjithatë, ka prodhuar njëfarë show, politik ose jo. Së pari, ka qenë befasues fakti se Presidenti i Republikës e nget makinën pa lidhur rripin e sigurimit gjë që është dëshmuar nga pamjet e kameras së Vizion Plus-it gjatë intervistës në makinë.

Berisha off-line: S’e heqim TVSH-në. Rama on-line: Saliu gënjen për TVSH-në

Postuar në 29 Tetor, 2011 09:24

Kryeministri i është kthyer sërish propozimit të socialistëve për të ulur TVSH-në e një numri produktesh të shportës: “Krerë të opozitës shqiptare kërkojnë heqjen e Tvsh-së për prodhimet tuaja. [Por] ne nuk e heqim TVSH-në për prodhimet tuaja. Ne nuk e heqim sepse në Evropë, për çdo kokë lopë, fermerët marrin çdo ditë 3 euro subvencion dhe sigurisht që atij ia del të shesë qumështin më lirë, sepse merr subvencionin.”

Rritet shpejtësia e internetit në botë; Shqipëria është në fund të tabelës

Postuar në 29 Tetor, 2011 06:39

Shpejtësia e internetit është duke u rritur në vijimësi duke e bërë këtë shërbim shumë komod për përdoruesit. Sot, shpejtësia mesatare në shkallë globale është 2,6 megabit/sek. Cili vend ka internet me shpejtësi më të madhe? Amatorët e ndryshëm do thoshin shpejt e shpejt SHBA-të, por nuk është kështu. SHBA-të janë në vend të 12 përsa i takon shpejtësisë. Por edhe brenda SHBA-ve ka shtete që janë më të shpejtë se të tjerët. Më të shpejtët janë Delaware dhe Rhode Island me 8.1 e 8.2 Mbps.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme