Rritet shpejtësia e internetit në botë; Shqipëria është në fund të tabelës

Shpejtësia e internetit është duke u rritur në vijimësi duke e bërë këtë shërbim shumë komod për përdoruesit. Sot, shpejtësia mesatare në shkallë globale është 2,6 megabit/sek. Cili vend ka internet me shpejtësi më të madhe? Amatorët e ndryshëm do thoshin shpejt e shpejt SHBA-të, por nuk është kështu. SHBA-të janë në vend të 12 përsa i takon shpejtësisë. Por edhe brenda SHBA-ve ka shtete që janë më të shpejtë se të tjerët. Më të shpejtët janë Delaware dhe Rhode Island me 8.1 e 8.2 Mbps. Ndërsa në një vështrim global, tabela e klasifikimit është interesante: Koreja e Jugut është në vend të parë me 13.8 Mbps, e pastaj vinë me radhë Hong Kongu me 10.3 Mbps, Japonia me 8.9 Mbps, Holanda me 8.5 Mbps. Në vend të pestë, të gjashtë e të tetë vinë vende të Europës ish-komuniste, respektivisht Letonia me 8.2 Mbps, Republika Çeke me 7.4 Mbps, dhe – kjo është disi e befasishme – Rumania me 6.8 Mbps.
Po Shqipëria? Nuk ka statistika, por shpejtësia mesatare nuk besohet të jetë më e lartë se sa 1 megabit/sek, dmth shumë më e ulët se sa mesatarja globale. Nuk ka diskutim që është nga më të ultat në botë. Me një shpejtësi të tillë mund të përcjellësh ndonjë email, mund të futesh në facebook, e mund të shohësh ndonjë video-clip (po të jesh me fat).
E.G.
Comments
ka dhe ketu shpejtsi te medha
<p>ka dhe ketu shpejtsi te medha plot abcom ofron deri me 16 mbps pa limit po cmimet jane te larta shume.</p>
Add new comment