Arkiv-Lajme

Tek çdo gjest i Topit lexohet projekti i një partie të re

Postuar në 29 Tetor, 2011 05:05

Dje, Presidenti Topi ka dekoruar Pjetër Arbnorin me titullin ‘Nderi i Kombit’, dhe rrethanat politike kanë bërë që media të mos merret fare me esencën e ngjarjes. Sytë e gazetarëve kanë kërkuar e kanë gjetur të tjera gjëra në ceremoninë e djeshme, gjë që duket nga nënvizimet e bëra në shtypin e sotëm. Të gjitha të përditshmet merreshin me lajmin që në këtë ceremoni të dekorimit të një prej personaliteve më të spikatura të Partisë Demokratike mungonin përfaqësues zyrtarë të kësaj të fundit.

Sondazhet: Veç Hillary Clinton i shpëton demokratët

Postuar në 29 Tetor, 2011 02:59

Kopertina e numrit të fundit të revistës Time ishte e Clintonit. Clintonit Hillary, e jo Clintonit Bill, s’ka gjë se për të dy po flitet shumë këto kohë e të dy kanë një fascino të padiskutueshme në SHBA, sidomos tek populli demokrat. Hillary Clinton sapo është kthyer nga një vizitë impenjative në Libi, Afganistan e Pakistan, dhe “zbulon” se në Amerikë po hamendësohen skenarë të çuditshëm. Janë sondazhet që diktojnë. Dhe sondazhet thonë se kuotat e Obama-s janë duke shkuar tatëpjetë.

Kadare nga Shkodra: Në Europë mund të çojmë vlerën e harmonisë fetare

Postuar në 28 Tetor, 2011 15:13

Ismail Kadare qenka në Shqipëri. Kjo u mor vesh prej një lajmi që mbërrin nga Shkodra, e që na bën me dije se ai ka qenë i ftuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” për të zhvilluar një bisedë me studentë e pedagogë të atyshëm. Nuk është se qëllon shpesh që Kadare t’u përgjigjet pozitivisht ftesave që i vinë nga qytete të ndryshme shqiptare. Agjencitë e lajmeve kanë folur rëndom për vizita të tij në Tiranë e në Prishtinë, ndërsa vizitat në qytete të tjera kanë qenë të rralla. Por ftesës nga Shkodra nuk ia ka prishur. Mund të ketë ndonjë motiv të fshehur?

Vjeshta e artë e librave: nga Spartak Ngjela e Helena Kadare te Edi Rama e Ben Blushi

Postuar në 28 Tetor, 2011 11:57

Tetor-nëntori i vitit 2011 shënon ndoshta vjeshtën më të begatë të librave shqip në 20 vjetëshin post-komunist të Shqipërisë. Helena Kadare ka botuar një libër me kujtime, pjesë të të cilit janë botuar sot në të përditshmet e vendit. Pritet, nëse autorja është treguar “e ndershme” me interesin e publikut, që libri të japë një dimension të panjohur të shkrimtarit të madh shqiptar duke zbuluar njeriun pas gjeniut të letrave. Pas Helena Kadaresë, një tjetër protagonist, kryetari i PS-së Edi Rama do të hedhë në treg librin e tij me kujtime e refleksione “Kurban”.

Kundërgoditje e Topit ndaj Topallit

Postuar në 28 Tetor, 2011 08:46

Pasi kryeparlamentarja Topalli i vërsuli Presidentit Topi gjithfarë kolektivash punonjëse shkodrane, në përgjigje të silurës së këtij të fundit rreth shqipes së saj jokorrekte, sot i erdhi edhe kundërpërgjigjia. Presidenti Topi dekoroi në ambientet e Presidencës, në një ceremoni të veçantë e solemne, të dënuarin nga diktatura, politikanin dhe parlamentarin, shkrimtarin dhe publicistin e shquar shkodran, Pjetër Arbnori, me Urdhrin “Nderi i Kombit” (pas vdekjes).

Ambasadori danez: Problemi juaj nuk është thjesht kriza politike

Postuar në 28 Tetor, 2011 07:37

Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, ka qenë i ftuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare për të folur lidhur me progres- raportin e BE-së mbi Shqipërinë. Ai ka vazhduar të shtjerë në punë tone shumë kritike në përpjekje për të përshkruar e komentuar punët e këtushme. Është i vetmi ambasador që nuk i fsheh qëndrimet prapa frazave diplomatike.

Rama përshkruan Berishën me një fjali kilometrike

Postuar në 28 Tetor, 2011 06:22

Edi Rama ka nxjerrë për publikun një fragment të librit “Kurban” në blogun e tij, dhe aty mes të tjerash është një paragraf që lidhet me Sali Berishën e fundvitit 1990, i shkruar pothuaj në teknikën free writing, dmth “lëshoje veten, shkruaj e mos iu kthe më asaj që shkruan”. Ja paragrafi:

Sms-të e Ramës në vitin 2007: Duam Ismailin President

Postuar në 28 Tetor, 2011 05:13

Helena Kadare ka nxjerrë në treg një libër kushtuar burrit të jetës së saj, Ismail Kadaresë, për të cilin (librin) ka vite të tëra që punon. Madje, ka vite që thuhet “do ta nxjerrë tani, do ta nxjerrë pastaj”. Më në fund, libri me gati 800 faqe e ka parë dritën e botimit. Të gjitha të përditshmet ishin marrë sot me këtë ngjarje. Kryesisht kishin publikuar pjesë nga libri. Nesër e në ditët në vijim do të merren me siguri më shtruar e më me nge.

Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën

Postuar në 28 Tetor, 2011 03:59

Bashkimi Evropian tashmë, në hartën e saj zyrtare, e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Në ueb-faqen zyrtare të BE-së, ‘Europa.eu, figuron harta e Serbisë si shtet, pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj.

Mediet serbe, me të zbuluar këtë informatë, kanë kontaktuar Ministrinë e Jashtme serbe, e këta të fundit kanë thënë se do të kërkojnë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast.

Edit Harxhit i shkon mendja të mbahet me të madh; pa sukses

Postuar në 28 Tetor, 2011 03:39

Ka një kulturë këtejpari, që mund të emërtohej kultura e arrogancës së pushtetit, e që me fjalë më të varfëra don të thotë se njerëzit me ofiqe e me poste i japin të drejtë vetes, duke u mirëkuptuar dhe nga gjindja rretherrotull, të shkelin apo shpërfillin rregullat. Duhet thënë se në përgjithësi iu ecën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme