Ambasadori danez: Problemi juaj nuk është thjesht kriza politike

Postuar në 28 Tetor, 2011 07:37

Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, ka qenë i ftuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare për të folur lidhur me progres- raportin e BE-së mbi Shqipërinë. Ai ka vazhduar të shtjerë në punë tone shumë kritike në përpjekje për të përshkruar e komentuar punët e këtushme. Është i vetmi ambasador që nuk i fsheh qëndrimet prapa frazave diplomatike.

Ka mbetur pak i çuditur, se si media, dhe në përgjithësi opinioni politik e publik janë kapur vetëm pas një elementi të raportit, atij që në gjuhën shqipe ka filluar të quhet nga të gjithë me termin ‘ngërçi’ (në raporte duhet të jetë deadlock? Apo impasse? Apo …?) politik. Mirëpo, sipas ambasadorit, “ngërçi aktual politik është një porcion i vogël i numrit shumë të madh të çështjeve shqetësuese që janë ngritur në raport”. Po ta lexoni me kujdes, në raport do të gjeni, nëse “ka ndonjë progres në mënyrën se si policia zbaton ligjet? Si kanë përparuar shkollat? A kanë ministritë burimet dhe ekspertizën e nevojshme? A janë mbajtur premtimet? A ka avancuar sundimi i ligjit? A janë bërë procedurat parlamentare më demokratike? Dhe a janë sjellë pranë standardeve të BE-së fushat e politikave individuale?”, shprehet ai, dhe kjo logjikë e çon natyrshëm tek përgjegjësitë: “Progres- raporti i është dorëzuar qeverisë sepse në analizën përfundimtare, qeveria është përgjegjëse për shumë nga ato gjëra që janë vlerësuar në raport; ai është një raport për atë çfarë qeveria ka arritur në një vit”.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Jo s&#39;e nuk i dime deshtimet aradhe-aradhe te qeverise...Por , me duket ,&nbsp; kemi arritur te mos i besojme asgjeje &quot;tones&#39;&#39; , bile dhe vetevetes ,&nbsp; c&#39;ka shohim, c&#39;ka degjojme , c&#39;ka shijojme e provojme ne perditshmerine tone gri , dhe , kur keta te &quot;huajt&#39;&#39; na i perserisin &quot;troc&quot; e &quot;shqip&quot;, neve na del&nbsp; kllapia . Jane si vula e &quot; njome&quot; dhe e &quot;thate&quot; tak noteri . Fajin e ka qeveria...mavria... Faj ka dhe media , pasi u&quot; lodh&quot; per te bindur dynjane nese eshte &quot;krize&quot; apo &quot;ngerc&quot; .&nbsp; Kjo ishte loja e kurdisur per te toralisur dynjane , qe nisin e grinden &quot;koke&quot; a &quot;pil&quot; dhe harrojne qe cfardo qe te bjere ajo eshte &quot;monedhe&quot;...Megjithate ,&nbsp; ky miku danez , sa me shume te dal e te thote ndonje fjale , mire na ben...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.