Arkiv-Lajme
Pranvera arabe: do të fitojë demokracia apo teokracia?
Dje në Bengasi, Libi, u organizua një tubim i madh me pjesëmarrjen e mijra vetëve, të cilëve u foli udhëheqësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit. Mesazhi kryesor i tij ishte: “Jemi një vend mysliman, dhe kuptohet, sheriati do të jetë burim i legjislacionit; çdo normë ligjore që do të bjerë ndesh me parimet e Islamit nuk do të merret në konsideratë”. Turma dëgjonte, dhe gjasat janë që i miratonte ato fjalë. Ç’është ky sinjal? Po kalohet nga autokracia në teokraci?
Italia po humbet prestigj; dhe italianëve po u dhemb kjo gjë
Në konferencën për shtypin që Merkel e Sarkozy dhanë pas summit-it europian të djeshëm, pyetjes mbi Berlusconi-n, ata iu përgjigjën në mënyrë të çuditshme. Fillimisht u panë në sy e për pak i kapi gazi, por Sarkozy e mblodhi veten, dhe zuri të flasë sakaq në mënyrë diplomatike e elegante. Kjo ka provokuar pak bezdi në Itali, ashtu siç ka sjellë bezdi dhe fakti që në summit është thënë, se “Italia ka tri ditë kohë për të thënë çfarë don të bëjë”.
Krimi spektakolar i Lezhës nuk ka ende autor
Në Lezhë ndodhi përpara disa ditësh një krim në mes të ditës, në mes të njerëzve, mu si të ish fjala për një show; mungonin vetëm kamerat. E për më tepër, ky krim ndodhi në oborrin e gjykatës së rrethit. Kush është autori? Nuk dihet. Nuk gjendet. Nuk ka as fytyrë, as emër. Dihet vetëm vetëm viktima, Endri Bejtja.
Biberaj: Po, Topi do krijojë një parti të re
Aleksandër Biberaj, në një intervistë për Gazetën Shqiptare, bën një pohim më të qartë se të tjerët përpara tij lidhur me krjimin e një partie të re të pozicionuar “në qendrën e djathtë” e të udhëhequr nga Bamir Topi. Vetë ky i fundit e ka lënë të nënkuptohet nëj ide të tillë (duke mos e përjashtuar si mundësi), ndërsa Biberaj na bën me dije se një projekt i tillë egziston e do të vihet në jetë shumë shpejt. Madje, ai duket sikur do të përcjellë idenë që puna ka filluar.
Hamid Karzai: nëse shpërthen lufta mes Amerikës dhe Pakistanit, ne jemi me Pakistanin
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai i deklaroi një stacioni televiziv lokal pakistanez, se nëse do të kishte një konflikt ushtarak me Amerikës dhe Pakistanit, ai do të mbështeste këtë të fundit. "Mos e thëntë Zoti, por nëse do të kishte luftë mes Pakistanit dhe Amerikës, Afganistani do të ishte në anën e Pakistanit", i tha Karzai televizionit Geo në një intervistë, njofton agjencia e lajmeve Reuters. I njëjti burim shton se deklarata e liderit afgan është në kontrast të fortë me tensionet në rritje të kohëve të fundi ndërmjet dy vendeve.
Aleanca Kuqezi dhe Omonia: Regjistrime popullsie paralele
Aleanca Kuqezi dhe Omonia, për arsye të kundërta me njëra-tjetrën, e quajtën të dështuar procesin zyrtar të censusit në Shqipëri. Gjatë fundjavës, Vasil Bollano i Omonias deklaroi se regjistruesit kanë pakësuar në mënyrë artificiale numrin e popullsisë me kombësi greke, ndërkohë që shumë pjestarë të këtij komuniteti e kanë bojkotuar censusin. Për këtë arsye, deklaroi ai, Omonia do të organizojë një regjistrim paralel të minoriteteve në Shqipëri.
Gjermania po rimerr rolin udhëheqës në Europë, por jo të gjithë e mirëpresin këtë
Një shkrim i publikuar në Washington Post niste kështu: “Gjatë dhjetëvjeçarëve të tërë, Gjermania ka hedhur pará për Europën, por nuk ka ushtruar leadership. Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore kanë qenë ende të freskëta, dhe kontinenti i vjetër ish shumë i kujdesshëm kur vinte puna tek një rol udhëheqës i Gjermanisë në Europë, por po kaq të kujdesshëm ishin dhe gjermanët vetë; nuk e donin këtë rol.”
Prezantohet "Aleanca kundër importit të plehrave", e paralajmëruar nga Berisha si “Aleanca e Plehut”
Pak ditë pasi kryeministri Berisha ka përmendur “Aleancën e Plehut”, një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë krijuar "Aleancën kundër importit të phehrave". Në krye të nismës së re kanë qenë "të dyshuarit e zakonshëm" Blendi Kajsiu, Fatos Lubonja, Ardian Klosi, Lavdosh Ferruni e të tjerë. E veçanta e përfaqësimit të këtij grupimi të ri ambjentalist është "prezantimi" i tij nga Kryeministri i vendit Sali Berisha i cili, i priu kësaj nisme të shoqërisë civile me batutën “Aleanca e Plehut”.
Një lajm interesant: Edi Rama ka shkruar një libër
Një lloj tërheqjeje e Edi Ramës nga jeta publike, pasi i rrëmbyen postin e kryetarit të bashkisë për Tiranën, është shpjeguar me “shock-un prej kopaçes së rëndë që hëngri”. Dhe kjo gjë ka qenë e kuptueshme për këdo. Paranteza e tërheqjes zgjati më tepër se sa duhet, duke vënë në alarm dhe atë që ai e ka qejf ta quajë “popull opozitar”, por e gjitha paska patur dhe një shpjegim tjetër.
FMN: Po rrezikoni me borxhin publik
Raporti vjetor i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, i publikuar dje, ngre në mënyrë të veçantë shqetësimin për borxhin publik. Aty thuhet që ky borxh është i lartë, thuhet që është më i larti në rajon (duke përjashtuar Greqinë, sigurisht), thuhet se një tendencë uljeje e borxhit që u programua dhe u vu re deri në vitin 2007 është kthyer me kokëposhtë, thuhet se ky fakt mund të përbëjë një problem serioz për Shqipërinë në vitet që do vinë, etj.