Arkiv-Lajme

Aleanca Kuqezi në qendër të një raportimi të Reuters-it

Postuar në 20 Tetor, 2011 08:01

Në një raport të gjatë të agjencisë Reuters rreth problemeve me regjistrimin e popullsisë në Ballkan, një seksion i veçantë ka në fokus Aleancën Kuqezi. Kreshnik Spahiu, udhëheqësi jozyrtar i kësaj aleance, i ka deklaruar Reuters-it, se rezultatet e censusit, në mënyrën sesi po zhvillohet mund të trondisin themelet e modelit të mirë shqiptar të tolerancës etnike e fetare.

Gheddafi vritet: kronologjia e një lajmi që më në fund konfirmohet

Postuar në 20 Tetor, 2011 07:42

Kolonel Gheddafi është vrarë. Ky është njoftimi që vjen nga Sirte, qyteti që ishte shndërruar në bastionin e tij. Por është interesante të ndiqet kronologjia e lajmit, i cili ende nuk është i konfimuar 100%.

Ora 13:18 Këshilli Kombëtar i Tranzicionit jep lajmin se Gheddafi është kapur, dhe është i plagosur në këmbë.

Ora 13:24 Al Arabiya thotë se Gheddafi është kapur, bashkë me një nga djemtë (sa djem paska pasur?).

Ora 13:25 Al Arabiya informon se është vrarë ministri i Mbrojtjes së kabinetit të Gheddafi-t.

Parlamenti: Topalli në të vetën, deputetët vijojnë sherret e akuzat

Postuar në 20 Tetor, 2011 06:10

Parlamenti është mbledhur në seancë, por çdo gjë duket se ka dalë nga binarët. Kërkesës së grupit parlamentar socialist për  penalizimin e kryeministrit lidhur me gjuhën e dhunshme dhe kërcënuese që ka përdorur kundër deputetëve Taulant Balla e Saimir Tahiri, kryeparlamentarja Topalli i është përgjigjur me një padi të sajën kundër këtyre dy deputetëve. “Jeni të paditur për shpifje, do të shkoni në gjyq në datat 26 e 31 (ka caktuar vetë Topalli datat e gjyqit? Apo është ndonjë keqkuptim i gazetarëve që kanë bërë kronikën?)”, është shprehur ajo në seancë.

Der Tagesspigel: Shtetarët e Europës refuzojnë takimet me Thaçin

Postuar në 20 Tetor, 2011 05:16

Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i janë refuzuar njëzeteshtatë kërkesa për vizita në vende të ndryshme dhe takime me burrështetas të ndryshëm. Kështu shkruan gazeta gjermane “Der Tagesspigel” në një artikull të gjatë për Kosovën, në të cilin shtetin më të ri në Ballkan e paraqet si vend me probleme të shumta dhe me qeveri të korruptuar.

Sipas kësaj gazete, vizitat nga shtetet e ndryshme janë refuzuar për shkak të dyshimeve se i pari i Qeverisë së Kosovës është i përlyer në krim të organizuar.

Shifrat përgënjeshtrojnë qeverinë: Kriza është e thellë

Postuar në 20 Tetor, 2011 04:43

Në një shkrim të vetin për Shqipin, Ervin Bushati (Bushati është i majtë, por të dhënat janë të qeverisë) jep disa elementë të panoramës financiare për periudhën janar-shtator 2011, dhe bën ndonjë krahasim me dhjetë vitet e fundit. Janë shifra që kontrastojnë me optimizmin e qeverisë; ose më saktë, me optimizmin e kryeministrit; të tjerët brenda qeverisë nuk janë shumë optimistë. Ja disa të dhëna.

- Rënia reale e të ardhurave prej TVSH-së është -3%; kjo e dhënë ka dalë pas rakordimit me inflacionin. Mesatarja e rritjes prej TVSH-së nga 2001 ka qenë: 12.3%.

Lëvizja “Bashkohu” kundër presidentes Jahjaga: Kush është më i mire, Kanuni apo Sheriati?

Postuar në 20 Tetor, 2011 02:19

Lëvizja “Bashkohu” i ka kërkuar presidentes së Kosovës, përmes një komunikate për shtyp, që të kërkojë falje pasi ka fyer Sheriatin. Presidentja e vendit, thuhet në komunikatë, duke bërë përpjekje që të glorifikojë Kanunin e Lekë Dukagjinit sulmoi rëndë sistemin juridik Islam – Sheriatin. “Presidentja tha se Sheriati ishte kundër nderit dhe dinjitetit të njeriut dhe dinjitetit kombëtar, ndërsa Kanuni i Lekë Dukagjinit, sipas saj, ishte ai që i mbrojti këto për më shumë se pesëqind vite”, vazhdon komunikata e Lëvizjes “Bashkohu”.

Fushatë anti-Bamir në Shkodër?

Postuar në 19 Tetor, 2011 15:00

Një shkrim i Taulant Koplikut i publikuar në Temën online na informon mbi një fushatë që është orkestruar në Shkodër kundër kreut të shtetit pas shkëmbimit të batutave që ky i fundit pati me kryetaren e Kuvendit. Sipas autorit të artikullit, vullnetarët rrogëtarë (kështu i quan ai) janë të paktë në numër, por në të njëjtin shkrim përcillet ideja se në Shkodër dominon një klimë anti Bamir. Në televizionet e radiot lokale e në mjediset publike dëgjohen më së shumti etiketat “tradhtar” e “antishkodran” në adresë të presidentit të Republikës.

Fushatë anti-Bamir në Shkodër?

Postuar në 19 Tetor, 2011 14:59

Një shkrim i Taulant Koplikut i publikuar në Temën online na informon mbi një fushatë që është orkestruar në Shkodër kundër kreut të shtetit pas shkëmbimit të batutave që ky i fundit pati me kryetaren e Kuvendit. Sipas autorit të artikullit, vullnetarët rrogëtarë (kështu i quan ai) janë të paktë në numër, por në të njëjtin shkrim përcillet ideja se në Shkodër dominon një klimë anti Bamir. Në televizionet e radiot lokale e në mjediset publike dëgjohen më së shumti etiketat “tradhtar” e “antishkodran” në adresë të presidentit të Republikës.

Top Channel humb Adi Krastën

Postuar në 19 Tetor, 2011 12:44

Sipas një lajmi të publikuar sot në gazetën Shekulli, Adi Krasta ka braktisur përfundimisht projektet e tij në Top Channel. Krisja e Krastës me drejtuesit e televizionit më të madh në vend është shfaqur prej disa muajsh sipas raportimeve të herëpasherëshme, asnjëherë të konfirmuara zyrtarisht, të shfaqura në suplementet rozë të të përditëshmeve. Shenja e parë është shfaqur kur spektakli ‘E Diell’ nisi pa patur Krastën në krye të shpurës së prezantuesve.

Frattini në hall pas publikimit të fotos në Ti-Çi-Aka

Postuar në 19 Tetor, 2011 12:32

Pas publikimit të përgjimeve, në të cilat Lavitola i kërkon Frattini-t, më saktë sekretares së tij, që ta marrë me vete gjatë vizitës në Shqipëri e t’i mundësojë një takim me Ilir Metën (në atë kohë zv.kryeministër), Ministri i Jashtëm italian e hodhi poshtë çdo insinuatë, dyshim apo akuzë në favor të tezës se Lavitola ka marrë pjesë në takime institucionale. Por fotoja e transmetuar nga top-channel-i, ku duket qartë Frattini, Lavitola e Meta, e rrëzon pretendimin e Frattini-t.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme