Gheddafi vritet: kronologjia e një lajmi që më në fund konfirmohet

Postuar në 20 Tetor, 2011 07:42

Kolonel Gheddafi është vrarë. Ky është njoftimi që vjen nga Sirte, qyteti që ishte shndërruar në bastionin e tij. Por është interesante të ndiqet kronologjia e lajmit, i cili ende nuk është i konfimuar 100%.

Ora 13:18 Këshilli Kombëtar i Tranzicionit jep lajmin se Gheddafi është kapur, dhe është i plagosur në këmbë.

Ora 13:24 Al Arabiya thotë se Gheddafi është kapur, bashkë me një nga djemtë (sa djem paska pasur?).

Ora 13:25 Al Arabiya informon se është vrarë ministri i Mbrojtjes së kabinetit të Gheddafi-t.

Ora 13:26 Televizioni libian njofton se Gheddafi është në duar të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

Ora 13:28 Al Arabiya informon se është kapur dhe ministri i Arsimit të kabinetit të Gheddafi-t (i fortë dhe ky; paska pasur ministër arsimi në këtë periudhë!)

Ora 13:30 Del lajmi se Gheddafi është sulmuar nga forcat e NATO-s, teksa po përpiqej të ikte nga Sirte.

Ora 13:32 Këshilli Kombëtar i Tranzicionit thotë se Gheddafi është plagosur rëndë.

Ora 13:33 Televizioni libian jep lajmin se është kapur dhe shefi i shërbimeve sekrete të Gheddafi-t.

Ora 13:34 Një rebel pretendon se e kanë gjetur Gheddafi-n në një birucë duke bërtitur: mos qëlloni!

13:38 Televizioni libian thotë se Gheddafi ka vdekur.

Ora 13:39 Departamenti i Shtetit thotë se “nuk janë në gjendje të konfirmojnë lajmet mbi fatin e Gheddafi-t”.

Ora 13:43 Këshilli Kombëtar i Tranzicionit pohon se Gheddafi ishte gjallë në momentin që u kap.

Ora 13:45 Televizioni libian saktëson se Gheddafi ka vdekur gjatë transportit për në Mizurata.

Ora 13:45 Al Arabiya mbështet të njëjtën tezë, se Gheddafi ka mbërritur i vdekur në Mizurata.

Ora 13:48 Një i vetquajtur ministër i Këshillit Nacional të Tranzicionit thotë, duke lënë të kuptohet se Gheddafi është gjallë, që kolonelit do t’i bëhet gjyqi. Nuk do të vritet në rrugë.

Ora 13: 52 Gëzim e brohoritje në rrugët e Tripolit.

Ora 13.55 Al Jazeera pohon se Gheddafi është vrarë.

Ora 13.58 Nato rezervohet, dhe thotë se do të duhet kohë që të verifikohet lajmi.

Ora 13:59 Një agjenci pro-Gheddafi-t e mohon lajmin se koloneli është kapur, apo vrarë.

Ora 14.01 Këshilli Nacional i tranzicionit rikonnfimon lajmin se Gheddafi është vrarë.

Ora 14.05 Në Tripoli dëgjohen të shtëna gëzimi në ajër.

Ora 14:21 Departamenti i Shtetit thotë se “jemi duke verifikuar lajmin”.

Ora 14:35 Shpërndahet një foto e Gheddafit të vrarë (me të cilën kemi shoqëruar lajmin në respublica). Priten konfirmime, megjithatë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.