Shpërbërja e Superman/Flet për djalin jetim dhe radhë për ushqime!!!

Postuar në 15 Shkurt, 2025 15:36

Ka reaguar prapë i burgosuri Erion Veliaj. Kësaj radhe ka luajtur me kartën e djalit jetim, sepse meqenëse ky është në burg, djali mbetet jetim me vendim gjykate. Pra me vendim gjykate nuk qëndron ky në burg sepse ka prova dhe akuzohet si hajdut e një derr hajduti, por se djali i tij mbetet jetim.

Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe! Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë.

Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit. Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona!

Pra, të njëjtët prokurorë, të cilët janë në të njëjtën kohë vetë prindër (nuk di a kanë a s’kanë gjyshe fëmijet e tyre, po me siguri duhet të kenë), mendojnë se gjyshet janë njerëz të shtëpisë dhe mund ta marrin pa asnjë dyshim të arsyeshëm edhe rolin e mamasë për nipin, por kurrsesi nuk mund të ndodhë në shtëpitë e gjysheve të gjenden lodra të nipit 6 vjeç. Aq më tepër, në plazh, ku nuk besoj se im bir është i vetmi kalama që mezi pret të shkojë te shtëpia e gjyshes për t’u takuar me lodrat e tij.

Dhe një pyetje kam unë: Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë, që vetëm truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua mund ta dijë se pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?

Me siguri po, por jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë.

Një përqafim të madh gjithë gjyshërve e gjysheve! I mbushni nipat e mbesat me dashuri, se fëmijët e rritur me ngrohtësi nuk bëhen dështakë të kompleksuar si noteri i lodhur ndërtues, që më ka rënë mua për hise! Kokën lart

shkruan i burgosuri Veliaj.

Lexoni fjalinë: Radhë për ushqime! Ka më të tilla? Mos vallë ia shkruan gjyshja edhe statuset këtij? Mjerimi i këtij individi është se ai justifikon tërësisht, në moral dhe materi gri, epitetin ZDROMS, pa din e pa iman, që nuk e mban vendi në burg, ku edhe ka vendin deri sa të provohet pafajësia e pretenduar. Nga ana tjetër, si vallë u shpërbë kështu ky Superman?! Ky që i dilte për zot çdo gjëje? Si vallë nuk ka kulturën minimale që të kuptojë sesa do të kuisë e mjaullisë, betejën e ka ligjore? Zdroms! 

s.zaimi

Comments

Submitted by Hasudja (not verified) on

Ketij t'i rroje Berisha qe ka bere cdo biruce me PENTIUME, sic beri dhomat tek qyteti i studentit.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po ky nuk mund te mendonte per djalin kur vidhte bashkë me Ajolen parate publike? Po pak zor nuk i vinte qe me keto para ti paguanin shkollen e shtrenjte djalit? Po per ata jetime te Tiranes te cileve u hoqi mundesine e ndihmes financiare me vjedhjet e tija a mendoi ky i pafytyre!

Submitted by datascience (not verified) on

Po ku ta kapesh kete koment te lalit me pare :

"arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe!"
Po mor Lolo (se lali eshte nje shkalle me lart) Gjyshe biznesmene, me kompani, me lek pa fund, e vila funksionale (se helbete leku leter ne bashkia), gjyshe artedashese e doreleshuara. Po nje tufe me hyzmeqare bashkie nga ata qe demonstronin qe do e benin transportin falas per ty ne keto kohe te veshtira, po nje mbeshtetes fshesaxhi (jo ate qe e bere administrator te kompanise qe kishte konflikt interesi, e merte sponsorizime nga bashkia non-stop) nuk e gjeje dot. Me beso thuaju se do te ta zgjidhin kete hall, apo i do vetem per zara. Nuk shuhet protesta, se iku nje ore njeri te te ndihmoje ty. Jane trima sypatrembur se i pashe tek bllokuam furgonin me ty brenda kur dole me vendim gjykate per ne burg dhe mbulonin xhamin e shoferi duke ja bllokuar shikimin qe mos bente perpara dhe te ngelej aty. Si perfundim ja ka dhe mamin djali tashti, ate te lekeve, se aty tek ajo shkonin shumat ne fund te fundit (ligjerisht/moralisht/korruptive).

"për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku"
Ketu me tingelloi fiks si Ahmetaj nje skuth qe njoh dhe personalisht qe kur ka qene student i anglishtes po shyqyr na u ndane rruget qe ne ate kohe, dhe vertet qe as eshte per te te kthyer me pergjigje. Pastaj ti dukeshe dhe tip CASH me tufa lekesh ne qarkullim. Po fundis le ta shese prape Arjola ate makinen qe e kane shitur gjithe ato here dhe paguaj taksi bashkije per djalin.

"Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu,"
O idiot (te na fale redaksia po ky tamam te fyen inteligjencen, dhe portalet 99% partiake nuk te lene t'ua shash heroin pa dhene urdher te formes se prere Komandanti, ai-ai). E kupton qe normalja jote ska te beje fare me normalen tone. Ore cfare tru ke ti qe i bie fyellit ne kete vrime (jo se nuk te mirkuptoj nga aty ku je dhe ulerimen e ujqve te PS ne seline e tyre) se po ma heq trurin dhe mua qe e mbaja vetem per trumprehte se kam nje Doktorature ne shkencat ekzakte nga nje universitet perendimor i nderuar ne fushen e shkences, qe mendohet mire para se te ta jape. Ta kam llafin di te mbledh numrat ebej llogjike, e nuk para jap vetem mendime strategjike propagande e opinion-formuese, si puna e doktoraturave shqiptare.
Po njesoj jeni me Saliun qe ka bere palle pa i hyre gje ne kembe ,me shkembime favoresh ne reth te gjere familjeje dhe bashkepuntoresh. E di secili therret OLELE O NENA IME, po te lutem mos bej budallain per te kerkuar sqarime per nje gje kaq evidente. Kete katrahure nuk e shohin vetem ata qe e kane filtrin tuaj te interesave, politike e ekonomike, dhe mundohen te vazhdojne kalbezimin e ketij vendi, e qe perkthehet vetem ne prosperitet vetiak. Dhe sa per korektesi: Edhe Saliu po therret OLELE O NENA IME, gjithnje e me fort.

"truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua "
O derman, po lere violinen. Nuk eshte si pianoja/pjanisti qe kishte mare leket ne sponsorizimin qe kishte mare gruaja jote artedashese (lekdashese do te thosha me mire) dhe nuk dinte ti binte PIANOS! Ore e kupton lemshin ne kete zullum qe keni bere ne vite, ku nuk e kuptoni cfare kini, ku e kini, si e keni mare, ne cfare forme e keni perceptuar dhe e ruani (se helbete zene myk dhe leket) si e shperndani (se dhe familjaret mbarohen dreqi e mori, dhe shumices nuk ja keni besimin, se dhe ata per leke jane ujqer) dhe sa kapi eshte bere m**i. Andej nga anet tona i thone eshte bere MULLAR! Ore kam kerkuar karmonedha 500 euro ne banke te konsolidoja nje zarf me pare (jo per ty) me thane mos u lodh kot sot e mot se ka nje kerkese shume te madhe dhe ne nuk kemi. Te ze radhe thashe. Jo kane zene radhe te tjeter shume kohe me pare, dhe paguajne ekstra per ti patur. Hoqa dore se te paguash pare per paret mu duk pak lajthitje njerezore dhe kontradikte ne thelb. Tregu kapitalist te le te shokuar me ndodhite e tij, kjo po qe eshte normale.

"jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë"
Te lutem vetem kete mos na i bej, te na kujtosh demokracine e Europen, se nuk na mban zemra, ti e di e kemi te dobet per te dyja keto gjera.
Ore e kupton qe duam tju vendosim ne nje varke si familje e madhe qe jeni, e t'ju leme ne mes te Mediteranit dhe te shpresojme qe nuk do dilni me ne keto brigje! (deri ketu ka shkuar puna, per ty dhe korespondentet tuaj te ngjashem) Ishalla dilni ne Afrike e ju luminoni jeten atyre pertej, ose godisni europen dhe shpetoni nga stresi qe po ju jep jeta e ne te tjereve ketu (ne fakt eshte e kunderta, stresi qe na japin keto plehra cdo dite ne Tirane, po behet i paperballueshem). Dhe e dime qe do jemi ku e ku me mire si Shqiperi pa ju.

Gjyshes qe mund te kete shkruar ndonje gje ketu, ja kam friken se nje superman ritet vetem mes superwomen. E ky lali, street smart, shites i pakontestueshem fiqsh qe ne moshe te vogel me kujton sa Beqen (PS) tek tha: veni nje numer per garanci pasurore ta paguaj, sado qe te jete ai numer, nuk eshte problem, aq edhe Pangon (PD) tek ulerinte: po pse duhet te digjem une si karte (pas shperthimit te skandalit seksual) une kam aq shume njohuri (jam doktor shkencash e bej propagande te sofistikuar) dhe e ndjej veten se mund ti jap shume ketij shteti ne drejtim, mos mi prini krahet.

Pse kuis ky qen i rahur e tashme bishtprere? Ja ta them une :
Sepse kur e mbylli fjalen Komandanti para ushtareve duartlidhur e vesheulur qe aty per aty ngazelleheshin me ato qe degjonin, e ne te njejten kohe ju shkonte gjaku ne fund te kembeve, tek shihnin me bisht syri njeri-tjetrin dhe ne te njejten kohe nuk guxonin te kthenin koken majtas apo djathtas tek kolegu ngjitur me ta se po fliste i pari i cetes, tha: Flake ore flake, do e bejme mavine te kuqe! Do i shkundim c'te na dale perpara, termet nga poshte e flake nga siper (me kujtoi permasat biblike te ATIJ, te plotfuqishmit, dora e perendise mbi qiell e mbi dhe). Ore do i djegim kutite e votimit, flake flake. Ne 11 maj do e marim se s'ben mandatin e katert e ai do jete mandati standarteve (standarteve tona tashme, se jemi bere si kembet e dhise me keto qe po ndodhin, se keta kane haruar dhe se kush po ju jep rrogen o Uli). Tamam sic i ka qejf Erion Bracja ngjyrat e kutive e si u jep zemer Taulanti ne kalceto cunave : vetem perpara ... (te tipit ec perpara te cafsha ballin).
E Lalit tek e degjon kete fjale ne pentiumet e vjeter te burgut, s'ka se si mos i duket qelia e ftohte dhe e lagesht, si krevati i bute i signora Bertinit (Xoxes tek filmi NE FILLIM TE VERES).
Ah more zotni ..... juve ju duhet zene leku i korrupsionit ne gryke, njesoj si tek ky filmi ne fjale, ja zune AIUTO-n ne gryke italianit Verria ....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.