Arkiv-Lajme

“Bamir Topi sërish në PD” është një opcion i pamundur?

Postuar në 21 Tetor, 2011 10:15

Bamir Topi, i pyetur nga Sokol Balla në programin Top Story, nëse do të krijojë një parti të re pas përfundimit të mandatit presidencial, la të nënkuptohej, se po. Sipas statutit të Partisë Demokratike, atij i njihet në çdo rrethanë një vend në Këshillin Kombëtar të kësaj partie, por ai nuk eci asaj ane. Nuk e përmendi këtë nen të statutit, dhe nuk e pa atë si mundësi për t’u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër politike.

Ilir Meta i mbahet variantit të vet; padit gazetën la Repubblica.

Postuar në 21 Tetor, 2011 08:18

Ilir Meta mohon të ketë dhënë një intervistë për të përditshmen italiane la Repubblica. Kjo e fundit publikoi faktin që kish intervistuar Metën, dhe që ish-zv.kryeministri shqiptar është shprehur se “nuk e ka njohur kurrë Lavitola-n”. Ca orë më vonë, e njëjta gazetë informohet mbi një njoftim të Metës për shtypin e Tiranës, ku thuhet se “Lavitola-n e kam njohur prej kohësh si kryeredaktor të një gazete italiane”, dhe ironizon qysh në titull kthesën 180 gradëshe që Meta, sipas gazetës, ka marrë në harkun e 24 orëve.

Ilir Gjoni: Berisha ka lejuar vrasësin e Xhindit të ikë në Greqi

Postuar në 21 Tetor, 2011 05:41

Dje në parlament u ngjit në foltore deputeti Ilir Gjoni, i cili mbulon çështje të rendit e të sigurisë në rangjet hierarkike të PS-së. Dhe foli pikërisht mbi këtë argument, duke evidentuar të dhëna interesante, që nuk u përgënjeshtruan nga askush në sallën e Kuvendit. “Vetëm këta 10 muaj u arrit numri i 100-të i të vrarëve. Po vetëm në këta 10 muaj janë 18 banka të nivelit të dytë, të cilat janë sulmuar me armë. Për të mos kaluar te rasti i atentateve të tipit mafioze siç është rasti i gjyqtarit në Vlorë”, tha ai mes të tjerash.

5 mite për mbipeshën

Postuar në 21 Tetor, 2011 05:25

Në serinë e saj “5 mite për...”, gazeta Washington Post merrej sot me problemin e mbipeshës, i cili është bërë shqetësues për popullsinë urbane kudo në botë. Po i rendisim më poshtë 5 mitet,  të shoqëruara shkurtimisht me kundërargumentin çmitizues të Washington Post-it.

Miti 1: Pamundësia për të blerë fruta e perime të freskëta rrit përdorimin e ushqimeve që shkaktojnë mbipeshë.

Rritja këtë vit 1,9%, ndërsa vitin tjetër 1%

Postuar në 21 Tetor, 2011 05:08

Nuk kuptohet pse s’iu kushtua fare vëmendje një raporti të Bankës Europiane, e cila, e bazuar në të dhënat e veta, por edhe në ato të institucioneve shqiptare (në radhë të parë të INSTAT-it), bën parashikime shumë pesimiste lidhur me rritjen tonë vjetore. Ky parametër zhvillimi, që përdoret shpesh për të evidentuar gjendjen e ekonomisë së një vendi, ka qenë kali i betejës i Berishës për ca kohë. Në një moment foli dhe për rritje vjetore dy shifrore (mbi 10% pra), por kjo gjë mbeti një gjë e pa konfirmuar nga burime të tjera jo qeveritare.

Banka Botërore: Orë pafund për të paguar taksat

Postuar në 21 Tetor, 2011 04:48

Një studim i Bankës Botërore mbi lehtësitë që ofrojnë qeveritë e vendeve të globit në ndërmarrjen e reformave për bërjen e biznesit e rendit Shqipërinë në vendin e 82 nga 183 vende të marra në shqyrtim duke vlerësuar reformat e marra në drejtim të regjistrimit të pronës, ndërkohë që vërehet një përkeqësim i theksuar në drejtim të dhënies së lejeve të ndërtimit. Në hartimin e raportit, Banka e Botërore ka marrë në shqyrtim në mori treguesish të cilët fillojnë nga orët që harxhon një biznes në vit për të paguar taksat e deri tek të ardhurat për person.

Kadafi shfaqet për herë fundit në media: i vdekur.

Postuar në 20 Tetor, 2011 17:01

E gjithë media botërore kish dje gjatë gjithë ditës si kryelajm fundin e Muhamar Kadafit, që ka sunduar Libinë për dekada të tëra. Binte në sy në të gjitha gjuhët emri i kolonelit, i cili, me pak nuanca të ndryshme, është po ai. Në frëngjisht Kadhafi, në gjermanisht  Gaddafi, në anglisht Gaddafi (çuditërisht gazeta New York Times e shkruante Qadafi, me “Q”), në italisht Gheddafi, e kështu me radhë.

Ikën Josip Kuzhe trajneri i suksesshëm i …miqësoreve

Postuar në 20 Tetor, 2011 15:00

Trajneri i Kombëtares shqiptare, që tani mund të konsiderohet një “ish”, Josip Kuzhe, i ka dhënë fund aventurës së tij me  kuqezinjtë. Pas një takimi të gjatë me Presidentin e FSHF-së Armando Duka, kroati i ka dhënë lamtumirën zyrtare stolit të përfaqësueses shqiptare. I njohur për rezultatet e mira në ndeshjet miqësore, por për dështimet e njëpasnjëshme në takimet zyrtare, trajneri kroat nuk i ka shtuar e as lënë mangut gjë panoramës së të zakonshmes me Kombëtaren: Shqipëria edhe në eliminatoret e sapopërfunduara siguroi vendin e parafundit.

La Repubblica bën ironi me Metën

Postuar në 20 Tetor, 2011 12:00

E përditshmja italiane la Repubblica i është qepur Ilir Metës me bukë në torbë (kështu thuhet nga zona e Skraparit) pas  fotos scoop të zbuluar nga Top-channel-i. Ata kanë nxituar ta intervistojnë dje Ilir Metën, dhe ky i fundit u ka thënë (është publikuar në numrin e sotëm) se “takimin e kujtoj shumë mirë, por nuk më kujtohet se kush tjetër ishte përveç ministrit Frattini. Fotoja është zyrtare, dhe ai rob (është fjala për sekserin Lavitola) duket që është i pranishëm. Me siguri ka pasur miratimin e ndokujt për të qëndruar aty me ne”.

Rama dhe “një editorial mbi editorialet”

Postuar në 20 Tetor, 2011 08:57

Në blogun e vet, kryetari i PS-së Edi Rama ka publikuar “një editorial mbi editorialet”. Këto të fundit i janë komentuar shumë këto kohë. Komenti më i freskët i ka ardhur nga Rexhep Qosja, i cili në një intervistë për numrin e djeshëm të gazetës Telegraf shprehej se “nuk rrëzohet Saliu me editoriale”. Dhe Rama, sipas shumë gjasash, i jep përgjigje Qoses, s’ka gjë se nuk ia përmend emrin në shkrimin e tij të shkurtër të titulluar “A rrëzohet Saliu me editoriale?”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme