Arkiv-Lajme

Partia Socialiste është kapur, më në fund, pas një gjëje të majtë

Postuar në 26 Tetor, 2011 12:59

Në blogun e vet, Edi Rama ka midis të tjerash këtë shënim, që shoqëron një diagramë (shih foton): “Po ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke iu thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht.”

Obama shkon nga Leno; dhe është Leno që shkëlqen

Postuar në 26 Tetor, 2011 10:34

Presidenti amerikan Barack Obama ishte mbrëmë i ftuar në programin e NBC-së ‘The Tonight Show With Jay Leno’. Biseda ishte interesante. U fol për garën mes republikanëve (‘nuk po e ndjek; do ta ndjek kur të bëhet garë mes dy a tre vetëve”, tha i ftuari), për Gaddafi-n dhe fundin e tij të trishtuar (‘fund që s’ia uroj askujt, por shpresoj të jetë një mesazh për të gjithë diktatorët’, tha Obama), etj, etj. Jay Leno e priti mirë, gjë që u duk jo vetëm nga mënyra se si e drejtoi bisedën, por edhe nga monologu, me të cilin ai hap programin.

Mund të votojnë tunizianët më mirë se ne?

Postuar në 26 Tetor, 2011 09:36

Dje publikuam lajmin me titull “Tunizianët bënë votime më të mira se tonat”, ku nxirrnim në evidencë atë që ishte nënvizuar në shumë të përditshme me ndikim në botën e sotme: tunizianët e kaluan me sukses provën e debutimit elektoral e demokratik. Fitorja e partisë islamike të moderuar u njoh e u përshëndet edhe nga partia e dytë me orientim të fortë laik, gjë që krijoi idenë se gjithçka kish shkuar fjollë. S’është kështu? Ende nuk dihet tamam, e në këtë kuptim nuk duam të përgënjeshtrojmë lajmin e parë (titulli e krijon idenë e përgënjeshtrimit).

Leximi i rrumbullakosur i ekonomisë së vendit

Postuar në 26 Tetor, 2011 07:53

Ardian Fullani, duke prezantuar raportin vjetor mbi politikën monetare, shprehet se “ekonomia shqiptare gjatë 2011 ka pasur ecuri pozitive pavarësisht frymës së pafavorshme”. Fraza në thonjëza është marrë gërmë për gërmë nga balkanweb.com.  Ndoshta lajmi është në përditësim e sipër (në orën 14.25 nuk kish informacion më tepër), por fraza të kësaj natyre, të pashoqëruara me shifra, nuk thonë shumë.

Ngjarja e Durrësit: Policia ngutet për të folur për vetvrasje?

Postuar në 26 Tetor, 2011 05:26

Një analizë e shpejtë e dy piketave të majta të projekt-programit politik të PS-së

Postuar në 26 Tetor, 2011 04:35

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e djeshme me grupin parlamentar të kësaj force, bëri të qartë se programi me të cilin PS-ja do të futet në zgjedhje do të ketë tre politika tipike të partive të majta europiane: taksimi progresiv i kunsumit, tatimi progresiv i të ardhurave, dhe mbrojtja e ambjentit.

Tunizianët bënë zgjedhje më të mira se tonat

Postuar në 25 Tetor, 2011 16:31

Tunizia mbajti zgjedhjet parlamentare të dielën. Janë të parat pas revolucionit, që nisi me atë shitësin e rrugëve që i vuri flakën vetes, dhe përfundoi me syrgjynin e Ben Ali-ut, i cili duhet thënë se u tregua më dinak se Gaddafi që pati një fund të trishtë e poshtërues. Tunizia është një shtet i ri (fitoi pavarësinë nga Franca në vitet ’50 të shekullit të kaluar), me përvojë e traditë demokratike pothuaj zero dhe pjesë e një rajoni të botës, ku demokracia “nuk para ngjit”.

“Dezertorët” krijojnë probleme në opozitë

Postuar në 25 Tetor, 2011 14:36

Ajo që ndodhi në Vlorë, ku këshilli i dominuar qartë nga opozitarët ra në duart e një PD-isti , ka trazuar ujrat në kampin rozë. Ngjarja në fakt është e rëndë, dhe tregon se mendjet e mbrapshta kanë filluar të rekrutojnë ku e si të mundin deputetë, këshilltarë, krerë të administratave komunale, etj, me synimin për  të mbajtur e kontrolluar pushtetin sot e për ta rifituar atë nesër. Por ngjarja është e rëndë edhe për diçka tjetër: tregon se strukturat e opozitës, në veçanti të PS-së, janë duke dremitur përballë mobilizimit të këtij lloji të partive të maxhorancës.

Studimi: Bankierët paguhen më pak se industria medicinale. A e ka gabim shënjestrën Occupy Wall Street?

Postuar në 25 Tetor, 2011 12:18

Një studim i fundit në Amerikë ka zbuluar se 15 për qind të 1 përqindëshit që fiton më shumë të ardhura mujore në Amerikën e këtyre ditëve u përkasin profesioneve që kanë lidhje me mjekësinë dhe farmaceutikën. Shefat ekzekutivë dhe menaxherët e industrive të tjera kapin shifrën e 31 përqindëshit të elitës së të paguarve. Ndërkohë vetëm 14 përqind të atyre në Top një përqind të të ardhurave të larta i përkasin botës së financave.

Për Beogradin BE-ja vlen më tepër se sa Kosova

Postuar në 25 Tetor, 2011 11:27

Duket se Beogradi zyrtar nuk po i fryn zjarrit në Kosovën Veriore. Të paktën, kjo është ajo që bie në sy në deklaratat e qëndrimet publike. Presidenti Tadiç nuk i ka mbështetur serbët e Kosovës në konfliktin me autoritetet ndërkombëtare të atjeshme. Po kështu dhe të tjerët, që përbëjnë establishmentin që ka nën komandë punët e Serbisë së sotme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme