Leximi i rrumbullakosur i ekonomisë së vendit

Postuar në 26 Tetor, 2011 07:53

Ardian Fullani, duke prezantuar raportin vjetor mbi politikën monetare, shprehet se “ekonomia shqiptare gjatë 2011 ka pasur ecuri pozitive pavarësisht frymës së pafavorshme”. Fraza në thonjëza është marrë gërmë për gërmë nga balkanweb.com.  Ndoshta lajmi është në përditësim e sipër (në orën 14.25 nuk kish informacion më tepër), por fraza të kësaj natyre, të pashoqëruara me shifra, nuk thonë shumë. Nga guvernatori pritet të japë diagrama, numra, statistika, përqindje, e jo fraza të llojit “ecuria është pozitive”. Pozitive si? Pozitive sa? Mbi cilët parametra del ky përfundim? Asgjë e tillë nuk thuhet.

E ndërkohë që guvernatori  thosh sa më sipër, në mbledhjen e qeverisë kryeministri shprehej: “buxheti i vitit që po vjen do jetë më i madhi i të gjitha kohërave”. Është i njëjti stil të shprehuri, pa shifra. Për më tepër, thuhen plot emfazë gjëra të ditura e të kuptueshme. Dhe ai i vitit të shkuar ka qenë më i madhi në histori, dhe ai i pas dy viteve do të jetë më i madhi në histori. Mjaft që ekonomia të rritet qoftë dhe me 1%, dhe buxheti s’ka pse të mos jetë më i madhi në histori. Do ish më mirë të na thuhej se sa është rritja e ekonomisë, sa është rritja e të ardhurave mesatare për frymë, sa është ulja e barrës fiskale për qytetarët, sa  është borxhi publik, sa është fuqia blerëse e secilit, dhe të gjitha këto të krahasuara me një, dy, tre a më shumë vjet më parë.

Ka dhe një lidhje tjetër mes pjesës së parë e pjesës së dytë të këtij lajmi. Në fund të mbledhjes së qeverisë, kryeministri tha se Ardian Fullani, drejtuesi i Bankës së Shqipërisë në një nga kohërat më të vështira për financat Europiane dhe Botësore (!!!), do të propozohet për në bordin e kësaj banke. Pasi ka bashkuar dy deklaratat dhe pasi ka vënë re përkimin kohor të tyre, Edi Rama ka bërë ironi në twitter-in e vet. “Ekonomia në rrokullimë, guvernatori në ngjitje”, ka thënë ai.

M.N.

Comments

Submitted by Gladiola (not verified) on

<p>Z. Nano, me sqaroni ju lutem pse duhet Berisha te jap sqarime mbi &quot;<font size="3">sa është rritja e ekonomisë, sa është rritja e të ardhurave mesatare&nbsp;...</font>&quot; kur e di&nbsp;mire se teknikat populiste gershetuar me dy batuta per te ardhur keq arrijne t&#39;ia mbajne lidhur mbas vetes elektoratin e tij fanatik (qe s&#39;kam kuptuar akoma nese e &quot;dashurojne&quot; sepse s&#39;informohen apo refuzojne te informohen sepse &quot;e dashurojne pa kushte&quot;!!!). Pjesen tjeter te elektoratit e vjedh / blen e ja ku i dolen llogarite.&nbsp;</p><p>Ne, ne vend qe te rrime e ta kritikojme per punet e tij qe i ka shume ne vije,&nbsp;duhet te gjejme nje strategji po aq meskine (jo dhe po aq te lige) si te shpetojme...rruget e tjera me duken humbje kohe (me zgjedhje te &quot;lira&quot; s&#39;eshte cudi te arrij dhe 90% ne 2013, me protesta ai te vret!!!).</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>O Muci, shko te faqja zyrtare dhe e downlodoad-on ate raport, e shume te tjere, qe te kesh grafik e numra sa te lodhesh. Ne deklarate shtypi mos prit keshtu gjerash.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.