Arkiv-Lajme
Sarkozy: Bëmë gabim që pranuam Greqinë në zonën Euro
Grekët e thjeshtë, e në përgjithësi të gjithë ata që s’janë pjesë e establishmentit, nuk është se janë shumë të kënaqur me atë që u arrit në Bruksel; e shohin marrëveshjen e arritur si premtim për një një mizerje të zgjatur. Por kryeministri George Papandreou s’ish parë kurrë gjatë muajve të fundit kaq entuziast e optimist: "Sot ne kemi një mundësi t’i mbyllim njëherë e mirë hesapet me të shkuarën. Është një fillim i ri .... është një sukses për ne”, tha ai vetëm pak minuta pasi ishin mbyllur ca negociata që kishin zgjatur dhjetë orë pa ndërprerje.
Shqiptarët kanë filluar të ftohen me Europën?
‘Albanian Institute’ ka publikuar një raport të vetin, ku e dhëna kryesore e disi befasuese (e dalë me sa duket nga anketimet e bëra në terren) ka të bëjë me rënien e numrit të shqiptarëve që mbështesin anëtarsimin e vendit në BE. Dhe krahasimi bëhet me një vit më parë. Në vitin 2010 niveli i mbështetjes së idesë së anëtarsimit të Shqipërisë në BE ishte në masën 93%, dhe kjo është afërmendsh një shifër tepër e lartë, gati e frikshme. Ndërsa për vitin 2011 kemi një rënie në nivelin e 80%-ëshit.
Berisha: Aksidentet një problem i madh. Në fakt, janë një problem SHUMË i madh
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se dhënia e patentave personave që nuk kanë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një automjet është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në vendin tonë. Duke folur në ceremoninë e përurimit të sistemit të ri elektronik për patentat dhe targat e automjeteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, ai tha: “Shqipëria është cilësuar vend me numër të lartë aksidentesh, çka do të thotë se duhet të bëjmë një përballje shumëplanëshe me këtë çështje shumë të dhimbshme”.
Momentet e fundit të Gaddafi-t të rrëfyera nga shoferi personal
Huneish Nasr është libiani që e ka shoqëruar Gaddafi-n deri në momentin që e kanë kanë kapur ata që ai i quan revolucionarë. Është fjala për shoferin personal të Gaddafi-t gjatë 30 viteve të fundit, i cili, në ndryshim nga shumë të tjerë që “ia drodhën dhe iu hodhën kundër”, nuk e braktisi për asnjë çast deri sa ranë në duar të rebelëve. “Pesë ditët e fundit”, thotë Nasr, “neve s’na hanin këmbët dhé; shkonim nga një shtëpi në tjetrën në Sirte për të humbur gjurmët, por ata na gjetën”.
UT-ja i jep ‘Honoris Causa’ Luca Volonté-së!!!!
Në një cep të numrit të sotëm të gazetës Mapo, në faqen 17, ishte një lajm i shkurtër, shumë i shkurtër, gjithë-gjithë nja 500 karaktere (with spaces), ku titulli zinte më shumë vend se vetë lajmi: UT-ja i jep titullin Honoris Causa Luca Volonté-së. Ky i fundit është 46 vjeç, italian, demokristian.
Bruksel: Është arritur një marrëveshje, por duhet të priten rezultatet
Udhëheqësit e Europës u mblodhën dje në Bruksel për të diskutuar sërish lidhur me krizën e borxheve, dhe duket se më në fund kanë rënë dakord. Në një vështrim të llojit “gossip”, summit-i u dominua nga treshja Merkel, Sarkozy, Berlusconi. Kish kureshtje se si do silleshin pas asaj që ndodhi në konferencën për shtyp të dy të parëve mbi kurrizin e të tretit. Merkel, sapo hyri, kërkoi me sy Berlusconi-n dhe shkoi t’i jepte dorën përzemërsisht, ndërsa Sarkozy e shmangu çdo takim me të në prani të kamerave.
Madoff-ët kanë dashur të vrasin veten; por nuk “u eci”
Bernard Madoff, shpikësi i skemës piramidale ku mijra vetë humbën miliarda dollarë, është në burg tanimë, dhe me siguri ka për të mbetur atje deri në fund të jetës së vet (do duhet të lirohet në vitin 2139, ndërkohë që sot është 73 vjeç), por gruaja e tij bëri një dëshmi tronditëse në programin “60 minutes” të televizionit CBS News. Ruth Madoff pohon se pas asaj që ndodhi, ata të dy ishin kaq të dëshpëruar e të çoroditur, sa vendosën të bënin vetvrasje.
Policia dje foli për vetvrasje; sot ka dalë që është vrasje
Policia e Durrësit, siç kemi informuar më parë, ka arritur në përfundimin se agjenti i SHISH-it, Isa Çopa, i gjetur i djegur tok me makinën e vet, është vetvrarë. Ja ç’kanë thënë policët, mes të tjerash, disa orë pas ngjarjes: “Rreth orës 16:30 ka shkuar në banesën e motrës së tij ku ka marrë një bidon plastik 5 litërsh që mendohet se ka transportuar me të lëndën djegëse që shërbeu më pas prej tij. Rreth orës 18:30 ky shtetas i ka dërguar një sms lamtumire djalit të tij me telefon dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët e tij.
Opozita serbe qeverisë: thoni të vërtetën se Kosova është e pavarur
Pas një shkrimi të Vuk Drashkoviçit, botuar në gazetën 'Blic', me titull "Të heqim dorë nga Europa" ku ai shtjellonte temën e dhimbshme të zgjedhjes mes Europës dhe Kosovës, politikanë të tjerë i kanë kërkuar qeverisë serbe ta ndryshojë qëndrimin në lidhje me ish-provincën jugosllave.
Kontroll faktesh: Ulja e çmimeve të artikujve jetikë pas uljes së shkallës së TVSH të propozuar nga PS-ja
Edi Rama ka publikuar në blogun e tij një tabelë, në të cilën llogaritet se sa do të uleshin çmimet e disa artikujve jetikë, në qoftë se hiqet ose ulet TVSH-ja për to siç ka propozuar PS-ja. Poshtë tabelës janë dhënë edhe disa fatura tatimore me të dyja versionet (çmimi me TVSH 20% dhe çmimi sipas propozimit të PS-së). Nga tabela dhe faturat tatimore duket qartë se është presupozuar që heqja ose ulja e TVSH-së do të transferohet e tëra nga xhepat e qeverisë në xhepat e qytetarëve. Por ç’thotë literatura ekonomike për efektin e uljes së TVSH-së mbi çmimet?