Bruksel: Është arritur një marrëveshje, por duhet të priten rezultatet

Postuar në 27 Tetor, 2011 05:27

Udhëheqësit e Europës u mblodhën dje në Bruksel për të diskutuar sërish lidhur me krizën e borxheve, dhe duket se më në fund kanë rënë dakord. Në një vështrim të llojit “gossip”, summit-i u dominua nga treshja Merkel, Sarkozy, Berlusconi. Kish kureshtje se si do silleshin pas asaj që ndodhi në konferencën për shtyp të dy të parëve mbi kurrizin e të tretit. Merkel, sapo hyri, kërkoi me sy Berlusconi-n dhe shkoi t’i jepte dorën përzemërsisht, ndërsa Sarkozy e shmangu çdo takim me të në prani të kamerave.

Por kjo ishte përmasa e spektaklit e këtij summit-i. Të rëndësishme ishin praktikisht diskutimet që u bënë dhe vendimet që u morën. U mor vendimi mbi rikapitalizimin e bankave të dobëta europiane. Përveç kësaj, u morën vesh për ta ndihmuar Greqinë, në mënyrë që borxhi i saj publik që pritet të arrijë 186% të GDP-së në fund të vitit të ulet deri në 120% të GDP-së deri në vitin 2020. Pritej një përgjigje e qeverisë italiane, dhe ajo erdhi në formën e një letre të nënshkruar nga Silvio Berlusconi, ku ai zotohet të ngrejë moshën e pensioneve deri në 67 vjeç, të mbledhë rreth 5 miliardë euro nga shitja e aseteve publike për çdo vit, dhe të prezantojë në nëntor një plan mbi stimulimin e rritjes së ekonomisë italiane.

Bursat reaguan pozitivisht një ditë më pas, por jo me harenë që pritej.

Re.Pu.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &quot; Europa digjet , Berluskoni krihet...&#39;&#39;&nbsp; Kjo mund te jete dicitura e nje videoje ne qarkullim ,filmuar ne takimin e larte ne Bruksel , ku Berluskoni , nuk mund te shkeputet kaq kollaj nga &quot; dobesia gjenetike &quot; qe ka per femrat ,vecanerisht per ato te bukurat . Ne kete video ,kryeministri italian , me nje &quot;neps mashkullor&#39; qe &quot;rrezaton &#39;&#39; pa kufij ,takon homologen daneze ,por pas pershendetjes ajo largohet &quot;nxitimthi&quot; .Ai menjehere ,kthen koken drejte nje biondeje , selvi-grua , dhe i bene nje &quot;skaner&quot; nga lart poshte . Me pas takon nje femer jo dhe aq simpatike e pershendet dhe e parakalon ...Veshtrimet e tij &#39; &#39;zhbirruese&quot; vetem femra kerkojne ,ne nje kohe qe te tjereve u nxirrnin &quot;kokat tym&quot; nga borxhet publike , ku jane fundosur...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.