Kontroll faktesh: Ulja e çmimeve të artikujve jetikë pas uljes së shkallës së TVSH të propozuar nga PS-ja

Edi Rama ka publikuar në blogun e tij një tabelë, në të cilën llogaritet se sa do të uleshin çmimet e disa artikujve jetikë, në qoftë se hiqet ose ulet TVSH-ja për to siç ka propozuar PS-ja. Poshtë tabelës janë dhënë edhe disa fatura tatimore me të dyja versionet (çmimi me TVSH 20% dhe çmimi sipas propozimit të PS-së). Nga tabela dhe faturat tatimore duket qartë se është presupozuar që heqja ose ulja e TVSH-së do të transferohet e tëra nga xhepat e qeverisë në xhepat e qytetarëve. Por ç’thotë literatura ekonomike për efektin e uljes së TVSH-së mbi çmimet?
Niveli çmimeve të mallrave në treg varet nga bashkëveprimi i kërkesës dhe ofertës për to. Në rastin e artikujve jetikë, kërkesa është relativisht jo elastike ndaj çmimit që ato ofrohen. Domethënë, për ndryshime relativisht të vogla (10-15%) të çmimit të ofruar, konsumi i tyre në total pothuaj nuk ndryshon. (Në dallim, kërkesa për artikuj jo jetikë është shumë elastike - në qoftë se prodhuesi i Coca-Cola-s e ofron atë me çmim 10% më të lartë, konsumi në total do të bjerë ndoshta po me 10% dhe anasjelltas.)
Po me ofertën e artikujve jetikë, ç’ndodh? Kur ulet kostoja e prodhimit apo e importimit të artikujve jetikë, meqë sasia e kërkuar nga publiku është e qëndrueshme, konkurenca mes prodhuesve/imortuesve është i vetmi faktor që mund t’i bëjë ata ta ulin çmimin e ofruar. Ulja e TVSH-së për artikujt jetikë është praktikisht një ulje e kostos së tyre. Dhe konkurenca perfekte do ta ulte çmimin aq sa ç’do të ulej TVSH-ja. Pra, po të përdorim gjuhën e Ramës, mund të themi se sa ç’do të ikte nga “xhepat e Saliut” do të futej në xhepat e qytetarëve të thjeshtë.
Por realiteti shqiptar tregon se bizneset që merren me prodhimin ose importimin e artikujve jetikë kanë krijuar kartele pothuaj të hapura. Ata bëjnë marrëveshje mes tyre për t’i mbajtur çmimet sa më lart. Pra, që çmimet të ulen sa ç’pretendohet në tabelën http://www.edirama.al/Ulja_TVSH.pdf , duhet që edhe Autoriteti i Konkurrencës t’i shpartallojë kartelet e këtyre bizneseve. Tregu e luan rolin e tij magjik vetëm kur është një treg vërtet i lirë dhe konkurues.
E.Zaloshnja
Comments
Eduard, mjafton te permendesh
<p>Eduard,</p><p>mjafton te permendesh rastin e TVSH-se per restorantet ne France qe u ul ne 5.5% si premtim i Sarkozy-se, por qe nuk uli cmimet e restoranteve sepse ndodhi nje fenomen si ai qe ti pershkruan. Por sidoqofte kjo nuk eshte se e hedh poshte nevojen/mundesine qe nje qeveri te kete TVSH te diferencuara per kategori te ndryshme sherbimesh/produktesh. Ne rastin tone nevojitet qe Edi Rama te jape me detaje per planet e qeverise se ardhshme se tij per uljen e kostove. Kjo e TVSH-se eshte varianti me i thjeshte qe cdo qeveri mund ta aplikoje. S'do te ishte me mire qe Edi Rama te beje nje propozim ekonomik dhe jo politik mbi planet e tija per te rritur rrogat mbi nivelin e inflacionit. Mos harrojme qe rrogat jane pothuajse stabel prej vitesh. Me 1995 nje shitese merrte 15.000 L ne muaj, sot merr 20.000 L ne muaj. Per te mos folur per kamerieret e sa e sa te tjera kategori.</p><p>Cuja nga Lapraka</p>
Add new comment