Sarkozy: Bëmë gabim që pranuam Greqinë në zonën Euro

Postuar në 27 Tetor, 2011 17:02

Grekët e thjeshtë, e në përgjithësi të gjithë ata që s’janë pjesë e establishmentit, nuk është se janë shumë të kënaqur me atë që u arrit në Bruksel; e shohin marrëveshjen e arritur si premtim për një një mizerje të zgjatur. Por kryeministri George Papandreou s’ish parë kurrë gjatë muajve të fundit kaq entuziast e optimist: "Sot ne kemi një mundësi t’i mbyllim njëherë e mirë hesapet me të shkuarën. Është një fillim i ri .... është një sukses për ne”, tha ai vetëm pak minuta pasi ishin mbyllur ca negociata që kishin zgjatur dhjetë orë pa ndërprerje.

Të tjerët jashtë Greqisë nuk janë kaq të lumtur sa Papandreou. Presidenti francez Sarkozy u shfaq mbrëmë në një intervistë për televizionin France 2, në prime time, për të bindur bashkëpatriotët e vet se një natë më parë ishte marrë vendimi më i mirë i mundshëm. “Neve na duhej ta merrnim atë vendim. Sikur Greqinë ta lëmë të bjerë në default, do të kemi pastaj një efekt domino, që do t’na marrë me vete të gjithëve”, tha ai në thelb, por pa harruar të nënvizojë se “ka qenë një gabim i madh pranimi i Greqisë në zonën Euro; grekët s’ishin gati; ata hynë me shifra të trukuara”.

M.N.

Comments

Submitted by i verteti (not verified) on

mendo se cfare duhet te thote per shqiperine. me shifrat e instat-it. apo me censusin e kuqos Pollo. Keshtu qe mund te hapim bastet si me poshte:

Shqiperi ne BE para 2015.   Koeficienti 6.2

Shqiperi ne BE para 2020.  Koeficienti 3.6

Shqiperi ne BE para 2025.  Koeficienti 1.4

Submitted by Anonim (not verified) on

jo gabimi i tyre qe pranuan Greket por gabimi i Grekeve qe pranuan euron. Anglezet e luajten si duhet pjesen sot kane deficit shume te larte por jane te pavarur zhvleresojne monedhen. Greket  jane vetem viktime ne kete mes. Viktime e nje sistemi monetar me shume te meta.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.