Madoff-ët kanë dashur të vrasin veten; por nuk “u eci”

Bernard Madoff, shpikësi i skemës piramidale ku mijra vetë humbën miliarda dollarë, është në burg tanimë, dhe me siguri ka për të mbetur atje deri në fund të jetës së vet (do duhet të lirohet në vitin 2139, ndërkohë që sot është 73 vjeç), por gruaja e tij bëri një dëshmi tronditëse në programin “60 minutes” të televizionit CBS News. Ruth Madoff pohon se pas asaj që ndodhi, ata të dy ishin kaq të dëshpëruar e të çoroditur, sa vendosën të bënin vetvrasje.
"As që e di se cilit prej nesh i erdhi fillimisht në kokë kjo ide, por di që ne vendosëm të vrisnim veten. Nuk mund ta shtynim më tutje. Na janë bërë telefonata të tmerrshme, email-e me përmbajtje të frikshme, etj, sa thamë se kështu nuk mund të vazhdohet. Dhe vendosëm të bënim vetvrasje në prag të kërshëndellave. Morëm një grusht pilulash (Ambien e Klonopin). Por ato nuk dhanë efekt. Ne i pimë, dhe u zgjuam të nesërmen sikur të mos kishim pirë asgjë”, tha ajo gjatë programit.
Atyre “nuk u eci”, dhe atë që s’e bënë ata, e bëri djali i tyre, i cili vari veten më dhjetor të vitit 2010. E ëma fajëson totalisht të atin për këtë fund të djalit të tyre.
E.G.
Add new comment