Arkiv-Lajme
Greqia, një demokraci e stilit ballkanik
Greqia është pa diskutim një demokraci që ngjan fare pak me demokracitë e klubit të BE-së. Është një demokraci e stilit ballkanik. Ka mjaft prova që flasin në favor të kësaj teze, por vendimi i sotëm i kryeministrit Papandreu për të bërë një spastrim në rangjet më të larta të ushtrisë, të marinës e të aviacionit tregon për brishtësinë e institucioneve e të strukturave, të cilat duhet të jenë të qëndrueshme e jashtë ndikimit të tekave të ekzekutivit.
Thaçi takon Pack: Nuk do të ketë Plan ‘Ahtisaari Plus’
Në një takim me europarlamentaren Doris Pack kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar kategorikisht mundësinë e një pakete ‘Ahtisaari Plus’ që me gjasë do të zgjidhte problemin e veriut të Kosovës. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Pakoja e Presidentit Ahtisaari garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, gjithashtu ofrojnë standardet më të larta në Europë për garantimin afermativ të të drejtave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Thaçi duke ritheksuar se “Pakoja e Ahtisaarit nuk do të hapet dhe as nuk do të ndryshohet”.
Ballafaqimi Meta-Prifti bëhet Braho-Prifti
Menjëherë pasi ekspertët e zgjedhur prej Gjykatës së Lartë bënë publik qëndrimin e tyre ndaj video-përgjimit të famshëm, Dritan Prifti denoncoi një takim të një avokati të Ilir Metës me të tre ekspertët një a dy ditë përpara seancës gjyqësore. Avokatët e Ilir Metës kanë reaguar sot, së pari duke u dalë në mbrojtje përfundimeve të ekspertëve, së dyti duke mbrojtur tezën se “i gjithë ky manipulim është pjesë e një afere e komploti politik, për të cilin do japin fakte më vonë (më vonë?
David Cameron: Dua të di sa të lumtur janë britanikët
Të gjithë e dimë që lumturia nuk mund të matet. Kryeministri britanik David Cameron po bën një tentativë, megjithatë; ndoshta jo për ta matur, por për të krijuar një ide mbi të në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe për këtë ka përgatitur një pyetësor (jo ai vetë, kuptohet; një grup pune), që do ua dërgojë online të gjithë shtetasve dhe do t’u kërkojë ta plotësojnë po online.
Vendimi ‘bombë’ i Papandreut: do të bëj referendum mbi ndihmën e BE-së
Në mënyrën më të papritur, e për shumëkënd të pashpjegueshme, kryeministri grek Papandreu ka dhënë lajmin se do të mbahet një referendum popullor lidhur me marrëveshjen e fundit të lidhur mes Greqisë e BE-së. Si kohë e mundshme për këtë referendum, thotë ministri i financave Venizellos, mund të jetë fillimi i vitit tjetër. Por kjo lëvizje do të provokojë tronditje të forta në fqinjin tonë të jugut.
Në programin e PS-së, në fokus të veçantë bujqësia
Edi Rama ka paraqitur sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së programin e hartuar nga ekspertët, me të cilin e majta synon të shkojë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Një vend i veçantë në të zinte reforma në bujqësi. “Të ardhurat e familjeve që jetojnë në fshat janë sa gjysma e atyre që jetojnë në qytet. Ne do e ndryshojmë këtë. Ka ardhur koha të adresohen me forcë problemet e fshatit shqiptar. Sot ne eksportojmë 9 herë më pak produkte bujqësore në krahasim me importin. Është zhbalancim unikal në botë”, thuhet në programin socialist.
“Gërdecit” po i vjen fundi; por mbi hetimin mbeten pikëpyetje të mëdha
Çështjes gjyqësore lidhur me Gërdecin duket se po i vjen fundi. Zvarritjet e natyrës proceduriale të provokuara nga pala e paditur kanë bërë që gjyqi të jetë kilometrik, por më në fund tanimë ka mbetur fare pak gjë për të bërë: mbrojtja do të thotë fjalën e vet përfundimtare dhe pastaj trupi gjykues do duhet të shpallë vendimin. Prokurorisë iu deshën më shumë se 10 ditë për të lexuar përfundimet e veta voluminoze (vonesa nuk ka të bëjë me volumin e hetimit), por sot ia dolën të japin pretencën.
Malaj: Krijimi i një partie të re jo i shpejtë
Dje në emisionin “Fakt” të Çlirim Pekës në UTV, Arben Malaj shpalosi idetë e grupit të “disidentëve” të PS-së (në të cilin përfshihen dhe Kastriot Islami , Andis Harasani, Edlira Haxhiymeri, Eva Allushi, etj.). Synimi i lëvizjes së tyre, tha Malaj, është që PS-ja dhe partitë e tjera të demokratizohen dhe që institucionet shtetërore të reformohen nën shembullin e demokracive perëndimore. Kur u pyet nëse këtë gjë do ta realizonin duke ndejtur brenda PS-së apo duke krijuar një parti të re, Malaj iu përgjigj në mënyrë evazive.
Projekti postpresidencial i Topit po merr formë
E di dhe bufi tanimë, që presidenti Topi po mendon e po punon seriozisht për një projekt të tijin politik, i cili do të fillojë të sendërtohet ditën, kur ai do të gdhihet si ish-president. Të gjitha spekullimet që janë bërë lidhur me këtë projekt nuk janë pa gjë. Vetë Topi ka bërë një gjysmë pohimi në Top Story, që i lexuar mirë midis e përtej rreshtave, mund të merret pa frikë si një pohim i plotë. Por janë dhe të tjerët që një nga një e hap pas hapi po e zbulojnë si projekt.
Dita e djeshme në faqet e gazetave të sotme
Është interesante të ndjekësh reagimin e gazetave në ditë të mbushura me lajme të forta, pasi tek qëndrimi ndaj këtyre lajmeve mund të lexohet qartë orientimi i tyre. Po e ilustrojmë. Dje, lajmet më të rëndësishme ishin tre (nuk po i veçojmë mbi bazën e një Common Sens-i, por mbi bazën e vëmendjes mediatike që kanë fituar): 1. Opinioni i ekspertëve lidhur me video-përgjimin; 2. Diskutimi mbi ligjin e plehrave (nisi rishqyrtimi në Kuvend, dhe u prononcua fort kryeministri); dhe 3. Përfundimet e ekspertëve të mjekësisë ligjore lidhur vdekjen e oficerit të SHISH-it, Isa Çopa.