Ballafaqimi Meta-Prifti bëhet Braho-Prifti

Postuar në 01 Nëntor, 2011 12:34

Menjëherë pasi ekspertët e zgjedhur prej Gjykatës së Lartë bënë publik qëndrimin e tyre ndaj video-përgjimit të famshëm, Dritan Prifti denoncoi një takim të një avokati të Ilir Metës me të tre ekspertët një a dy ditë përpara seancës gjyqësore.  Avokatët e Ilir Metës kanë reaguar sot, së pari duke u dalë në mbrojtje përfundimeve të ekspertëve, së dyti duke mbrojtur tezën se “i gjithë ky manipulim është pjesë e një afere e komploti politik, për të cilin do japin fakte më vonë (më vonë? Pse më vonë?), dhe së treti duke premtuar se do të ngrejnë një padi në ngarkim të Priftit për faktin që ai ka shpifur kur ka folur për një takim të njërit prej avokatëve me ekspertët.

Kjo e fundit ka provokuar keqaz Dritan Priftin, i cili nuk ka pritur gjatë për t’iu përgjigjur avokatëve: “Nuk ka asnjë kërcënim në botë që më trembë mua. Kërcënimi i avokatëve të djallit vetëm më argëton dhe më bën të qesh”, thotë ai në një njoftim për shtypin. Me kërcënim duket se kupton “hapat e mëtejshëm ligjorë” të njoftuar nga avokatët. Më poshtë shpjegon se pretendimin e tij mbi takimin avokat-ekspertët e ka ngritur mbi “dy gazeta që kanë botuar në faqe të parë lajmin mbi këtë takim, para se Prifti ta bënte këtë citim”.

Mediat flasin për avokatët, e nuk merret vesh pse s’përmendin faktin që njëri  syresh është i mirënjohuri Spartak Braho, ish-mik i ngushtë i Dritan Priftit. Sikur këtyre t’u thosh dikush para disa muajsh se do vinte një ditë kur të dy do haheshin faqe botës me sho-shoqin, me siguri do ta merrnin për të çmendur. Ai “dikush” do shpallej edhe më i çmendur po t’u thosh dhe motivin, për të cilin do haheshin.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.