Malaj: Krijimi i një partie të re jo i shpejtë

Dje në emisionin “Fakt” të Çlirim Pekës në UTV, Arben Malaj shpalosi idetë e grupit të “disidentëve” të PS-së (në të cilin përfshihen dhe Kastriot Islami , Andis Harasani, Edlira Haxhiymeri, Eva Allushi, etj.). Synimi i lëvizjes së tyre, tha Malaj, është që PS-ja dhe partitë e tjera të demokratizohen dhe që institucionet shtetërore të reformohen nën shembullin e demokracive perëndimore. Kur u pyet nëse këtë gjë do ta realizonin duke ndejtur brenda PS-së apo duke krijuar një parti të re, Malaj iu përgjigj në mënyrë evazive. Sidoqoftë, ai la të kuptohej se, tani për tani, betejën e tyre do ta vazhdojnë brenda forumeve të PS-së dhe duke bërë takime me simpatizantë në rrethe të ndryshme të vendit. Opcioni i krijimit të një partie të re dukej se ishte ende larg në mendjen e Malajt.
Siç duket, Kastriot Islami, ideatori dhe dizenjuesi i sitemit aktual elektoral, e di që është shumë e vështirë që një parti e vogël e pavarur të marrë ndonjë mandat parlamentar në ndonjë qark të Shqipërisë (duhen rreth 11 mijë vota në nje qark, për të fituar një mandat një parti e pavarur). Islami duhet ta dijë, gjithashtu, që sistemi që vetë dizenjoi i intereson shumë Berishës, dhe për këtë arsye, do të vërë veton për mosndryshimin e tij.
E.Zaloshnja
Comments
Me kete sistem nuk behet dot

Me kete sistem nuk behet dot gje. Prandaj gazetaret dhe shoqeria civile duhet te bejne presion. Ose te ndryshohet kodi ne proporcional kombetar (sistemi europian) ose te kalohet ne nje sistem mazhoritar me primarie-s te forta brenda partive (sistemi USA, po deri diku edhe ai i UK).

Nuk vlen te komentosh, nese

Nuk vlen te komentosh, nese kane ndonje ide keta LMN-istet, por nje gje eshte e qarte presioni tyre kerkon faktorizimin e tyre ne PS jo permes ideve ndryshe, por permes veprimit ndryshe. Shikoini nje per nje anetaret e mbeshtetesit e kesaj levizje "reformuese", te gjithe me ndonje perjashtim jane pjese e levizjes "anarkiste te veprimit ndryshe" ne kohen kur me sharlatanin Nano, ne krye, bllokonin vendimmarrjen politike deri parlamentare te PS-se, me qellimin e vetem rrezimin e qeverise Meta dhe uzurpimin e posteve ministrore! A ishin Malaj, Islami e Harasani qe u katapultuan nga Nano ne poste ministrore apo keshiste, dhe a nuk u kooptuan ne Kryesi e KPD-ne e famshme restoja tjeter e ketyre refomatoreve?!!! Pikerisht kete duan edhe tani, krijimin e nje pakice bllokuese neser ne rast te ardhjes se PS-se ne pushtet, per te mjele pushtetin e socialisteve te thjeshte, qe ne dallim nga keta dhe te "haleve" qe shiten mandatet ne keshillat e qarqeve, jane te papune! Nese duan te krijojne parti tjeter, me pare te dorezojne mandatin e marre nga PS dhe socialistet, e le te dalin ne mejdanin elektoral te peshohen sa vlejne!!! PS-ja nuk i humbi zgjedhjet e 2009 kur largoi nga projekti politik F.Nanon, e aq me pak ka per ti humbur ato te 2013 duke larguar "legenet e tij"! Por edhe sikur ti humbase: me mire djepi thate se shejtanet brenda! Ate dite sado e larget qe do te vije ne pushtet, do te jete nje force e mbushur me idealiste te vertete, dhe nje force pazarexhinjsh perverse, qe medemek u digjet barku per demokratizimin e forcave politike ne vend!

E keni degjuar reformatorin malaj, te artikuloje qofte edhe nje ide te vetme per te dale nga kriza ekonomike qe ka perfshire vendin! Nuk ka kohe se eshte perfshire ne nje fushate per "reformimin jo vetem te PS-se por edhe gjithe forcave politike ne vend", ose me mire per diversionimin e lidershipit te PS-se, sipas detyrave te marra nga ustallaret e tij Berisha-Nano-Meta!!!

Nese ne 2009 PS-ja dhe Rama te fshehen ne Sarande, me kete hov "reformues" ndoshta ne 2013 e kandidojne ne Preveze...

Kushedi sa elektorat do i

Kushedi sa elektorat do i "heqe' PS-se ky tipi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Po ne Vlore pse i thone "Beni Lolotos"??????????????

Add new comment