Greqia, një demokraci e stilit ballkanik

Postuar në 01 Nëntor, 2011 16:35

Greqia është pa diskutim një demokraci që ngjan fare pak me demokracitë e klubit të BE-së. Është një demokraci e stilit ballkanik. Ka mjaft prova që flasin në favor të kësaj teze, por vendimi i sotëm i kryeministrit Papandreu për të bërë një spastrim në rangjet më të larta të ushtrisë, të marinës e të aviacionit tregon për brishtësinë e institucioneve e të strukturave, të cilat duhet të jenë të qëndrueshme e jashtë ndikimit të tekave të ekzekutivit. Ky është një vendim që nuk pritej, sidomos pas vendimit tjetër të marrë disa orë më parë (lidhur me referendumin mbi marrëveshjen Greqi-BE), nëpërmjet të cilit u provokua një shock në të gjithë Europën.

Nga brenda maxhorancës po thuhet për të qetësuar gjakrat, se “një gjë e tillë ishte në axhendë prej kohësh”, por opozita është ngacmuar keq. “Ikët, morët fund, prandaj lërini rehat forcat e armatosura”, tha sot Margaritis Tzimas, ministri i mbrojtjes në hije, në emër të Demokracisë së Re.

Mirëpo ka një interpretim tjetër, që bëhet nga analistët gjakftohtë të Athinës. “Në rrethanat  e një votbesimi të premten (është një vendim i marrë, tanimë), e në rrethanat kur qeveria është me sot, me nesër, Papandreu po bën atë që kanë bërë tradicionalisht qeveritë greke në prag të rënies së tyre e të ndërrimit të pushtetit, dmth po ndërron zinxhirin e komandave në Forcat e Armatosura në mënyrë që në opozitë të mos i ketë kundër struktura të tilla”, thonë vëzhguesit atje.

Greqia është Ballkan e s’e luan as topi.

M.N.

Comments

Submitted by fan noli (not verified) on

<p>Greqia jo vetem qe eshte Ballkan por eshe akoma edhe me vjeter ne koncept, me qellime&nbsp;shoviniste si ato te 1910-1912 dhe mentalitet folklorik, &nbsp; por edhe Ekonomine e ka pabaza , te tipit te industrise se lehte.....apo&nbsp; turizem .Eshte fatkeqesi per ne si&nbsp; vend qe afer kemi vend me Demokraci Hibride apo te Korruptuar deri ne thelb sic eshte Italia apo edhe Greqia nuk po ze me goje Serbine se ata jo larg po me 1999 &nbsp;vrane edhe femije.</p>

Submitted by geni (not verified) on

<p>Greqia, Italia apo ajo qe ti se ze fare ne goje jane&nbsp;fare me&nbsp;fat qe jane fqinjet tane. Nje ekonomi&nbsp; shqiptare te begate qe krahasohet me ate gjermane dhe me nje strateg politik si tropjani sali berisha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.