Arkiv-Lajme

Shuhen qarjet e fisme të Andy Rooneyt

Postuar në 06 Nëntor, 2011 04:36

Në ShBA vdiq 92 vjeçar komentatori Andy Rooney, një tip gazetari (sido që ai pranonte si profesion vetëm atë të shkrimtarit) që ende i mungon Shqipërisë, që i tha goja çfarë i pa syri e i mori mendja, që s’ia shiti penën kujt, dhe që për 70 vjet rresht u dhuroi amerikanëve , me humor të thatë e ironi të bukur, komentin e tij final e aq të pritur në  emisionin amerikan më të thelluar e të vërtetë të lajmeve televizive - “60 minuta” të networkit CBS.  Komentin e vet shpues e origjinal në formë eseje të shkurtër, Rooney e ndërtonte gjithnjë me qendër absurdin, por kishte atë lloj vështrimi hol

Andrea Stefani del me librin Komploti Kundër Lirisë

Postuar në 06 Nëntor, 2011 04:05

Përse edhe pas më shumë se 20 vjet tranzicion “drejt Europës” liria nuk hodhi dot rrënjë në Shqipëri, përse vazhdon të jetë vetëm një farë por jo një bimë, një shans por jo një sistem, një shpresë por jo një realizim? Kjo është çështja që, Andrea Stefani, shtron në librin e tij “Komploti Kundër Lirisë” që shtëpia botuese “Onufri” do publikojë këto ditë. Dhe përgjigjet: “Sepse të gjithë kanë komplotuar e po komplotojnë kundër lirisë. Vetë shqiptarët me pasivitetin, përgjumjen dhe paditurinë. Qeveritë, me politikat e shterpëzuara nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.

Vetvendosja, parodi dhe hudhra kundër marrjes mësysh në oborrin e qeverisë së Kosovës

Postuar në 06 Nëntor, 2011 03:40

Vetvendosja i ka gjetur një kënd tjetër formës së protestave të saj kundër qeverisë së Kosovës. E fundit, e organizuar të shtunën, është mbështetur te ironia e hapur. Motoja e protestës ishte: “Nuk ka nevojë për protesta” dhe dhjetëra pjesëmarrës mbanin në kokë maska letre, kurse në duar parulla ku shkruhej: Hashim Thaçi, kryeministri më i pakorruptuar në Europëapo Buxheti i Kosovës 10 miliardë euro”.

Që programi i PS-së të fillojë të realizohet në 2013-ën

Postuar në 06 Nëntor, 2011 00:16

Debatet rreth programit të PS-së, i cili u prezantua zyrtarisht në kongresin e saj, kanë arritur maksimumin e intensitetit në mediat shqiptare. Ndoshta është një intensitet i ngjashëm me atë të debateve rreth programit të KOP-it të PD-së, para se ajo të rivinte në pushtet në 2005-ën. Debatet rreth programit të PS-së janë përqendruar kryesisht rreth pyetjes nëse propozimet e PS-së janë të realizueshme. Por ndoshta një pyetje më e rëndësishme është nëse do të fillojnë të realizohen në 2013-ën.

Deklarata e PD-së për Kongresin e PS-së; gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

Postuar në 05 Nëntor, 2011 14:50

Gerti Bogdani i PD-së lexoi sot para mediave një deklartë kundër kongresit të PS-së, e cila, me shumë gjasa, ishte shkruar nga Berisha, dora vetë. Në një pjesë të asaj deklarate thuhej: “Sot Edi Rama krijoi ndasi mes shqiptarëve, duke vendosur një pjesë kundër pjesës tjetër”. Dhe me këtë, është aluduar për ndarjen mes 95 përqind të shqiptarëve që, sipas PS-së, do të përfitojnë nga taksat më të ulta dhe 5 përqindëshit tjetër, që do të paguajë taksa më të larta.

Stambolli digjet, udhëheqësit …. llastohen

Postuar në 05 Nëntor, 2011 12:43

Ka një non-sense që, në kohë krize (teksa s’e kanë për gjë t’u kërkojnë të gjithëve të shtrëngojnë rripin), politikanët vijojnë të jenë shkapërdarë. Po japim menjëherë një ilustrim skandaloz. Çmimi mesatar i dhomave të hotelit, ku kanë fjetur leader-ët e vendeve të G-20-s vërtitet rreth 23 mijë euro. Për gjithë kohën e qëndrimit? Jo, ç’është ajo fjalë. Janë 23 mijë euro për një natë.

Në Kongresin e PS-së shmangen tensionet; dhe thirren të ikurit

Postuar në 05 Nëntor, 2011 12:06

Nga studioja e improvizuar e Top-channel-it në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku po mbahej Kongresi i PS-së, folën dhe Arben e Malaj e Katsriot Islami, por këtë herë tonet i kishin më të kujdesshme dhe opinionet e shprehura kishin një frymë pajtuese me frymën zyrtare në këtë forum. Sigurisht, ata vijonin të kishin kritikat e tyre, por këtë herë nga pozitat e njerëzve që janë pjesë integrale e PS-së.

Edi Rama ka nxënë në lëmë të ekonomisë e të financave

Postuar në 05 Nëntor, 2011 07:43

Në fjalën që mbajti në kongres, por edhe në këto ditë e javë që kanë paraprirë kongresin, kemi parë Edi Ramën të flasë për ekonominë e për financat, e të dëshmojë kështu se ka filluar “t’i zotërojë minimalisht këto lëndë”.

Papandreu fitoi votëbesimin; dhe po bën gati valixhet

Postuar në 05 Nëntor, 2011 05:57

Pak pas mesnate, në orën 12.45, Papandreu fitoi votëbesimin me 153 vota në një seancë parlamentare me 298 deputetë të pranishëm. E për çfarë do t’i vlejë kjo maxhorancë? Praktikisht për asgjë. Dhe ai e di këtë gjë. E kërkoi fitoren në këtë votëbesim si një mënyrë për “të ikur me nder”, dmth jo si i mundur. Sepse është pikërisht ky lajmi që paradoksalisht del prej këtij votëbesimi: “Papandreu fiton; Papandreu ikën”.

Kalaja e Elbasanit mbulohet me një flamur gjigand kuqezi - Në 26 dhe 28 nëntor, flamuri në Vlorë dhe Prishtinë

Postuar në 05 Nëntor, 2011 04:37

Qindra elbasanas iu bashkuan sot Maratonës Kuqezi, të organizuar nga Aleanca KuqeZi. Duke folur për marrveshjen e heqjes së vizave me Sërbinë, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi tha se PD-ja dhe PS-ja e braktisën Kosovën. Mitrovica, tha ai, është zemra e pasurisë kombëtare, për të cilën politikanët e Shqipërisë nuk pipëtijnë; përkundrazi, ata hapin kufijtë pa kushte për Sërbinë, e cila është barrikada e shqiptarëve të Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme