Arkiv-Lajme

Berisha Ramës: Je shkrimtar i dështuar; Rama Berishës: Sojsëzi s’bëhet dot sojli

Postuar në 11 Nëntor, 2011 08:57

Berisha ka bërë një vizitë në panairin e librit, dhe siç e ka zakon (i bën mirë për shëndetin, me sa duket), iu turr kundërshtarit, që këtë herë ka bërë një libër. “Zoti i mbrojtë letrat tona nga politikanët e dështuar, por Zoti po e mbron politikën tonë edhe nga shkrimtarët e dështuar. Letrat nuk janë për strehën e dështakëve. Ndaj dhe unë u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës, që duan të kthehen në shkrimtarë.”

Marifeti për fryrjen artificiale të shifrës për rritjen ekonomike

Postuar në 11 Nëntor, 2011 06:13

Debatet rreth projekt-buxhetit të vitit 2012 u fokusuan kryesisht në nivelin e borxhit publik (http://www.respublica.al/artikuj/2011/11/10/opozita-borxhi-e... ) dhe pak në parashikimin e rritjes reale ekonomike, e cila është në themel të llogaritjes së të ardhurave të pritshme buxhetore në çdo vend me ekonomi tregu.

Kadare: Unë President i Republikës? Kurrë, kurrë, kurrë.

Postuar në 11 Nëntor, 2011 05:08

Ka pasur gjithnjë një ngasje mediatike për të lozur me tezën a idenë e zgjedhjes së Ismail Kadaresë në postin e Presidentit të Republikës. Duhet thënë se vetë Kadare e ka mohuar qartë e prerë, pa treguar në asnjë rast se ia ka patur qejfi të bëjë naze, por media e politika kanë vijuar me të vetën. Në fund  të çdo mandati presidencial, dmth kur është momenti për të zgjedhur presidentin e ri, rihapet lodra e “Presidentit Kadare”.

Kandidati presidencial Rick Perry “fiket në skenë”

Postuar në 11 Nëntor, 2011 02:55

Mitt Romney duket se e ka të lehtë e pa pengesa rrugën drejt nominimit si kandidat presidencial i republikanëve. Të tjerët po mbeten rrugës. Herman Cain ka humbur terren për shkak të skandaleve seksuale që kanë dalë në shesh, të cilave ai s’ka ditur t’u japë një përgjigje a justifikim bindës. Ndërsa Rick Perry “u këput e ra top në vend” parmbrëmë, në një debat televiziv. Ishte për të ardhur keq. Në pjesën e dytë të debatit, Perry ka zënë të deklarojë plot pompë e siguri se me t’u bërë President do të suprimonte tri ministri. “Do të suprimoj ministrinë e Tregëtisë, të Arsimit dhe të ...”.

Kadare: e kam censuruar librin e Helenës. 70 faqe të tij janë të miat

Postuar në 10 Nëntor, 2011 16:37

Ismail Kadare në intervistën për ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, i pyetur për librin me kujtime të së shoqes, Helena, ka thënë se vendimi për ta shkruar ishte i saj dhe jo shtysë e tij. Sa u takon kujtimeve të veta, ai ka ripërsëritur këmbënguljen se nuk ka ndërmend të shkruajë kujtime. Lidhur me reagimet mbi librin e Helenës, Kadare është shprehur se ato kanë qenë pozitive. Kadare e ka quajtur të vështirë të shkruarit e kujtimeve, sidomos sepse, sipas tij, kur ka kapërcime epokash, kapërcime mendësish, vizioni i botës ndryshon.

Panairi i librit, sukses i Ramës, Blushit, H. Kadaresë e Fevziut

Postuar në 10 Nëntor, 2011 15:24

Po vihet re një interesim i jashtëzakonshëm për Panairin e Librit. Sot pasdite ka pasur një numër rekord vizitorësh, të cilët kalonin nëpër stenda shtëpish botuese, ndalonin, kqyrnin, shfletonin me kureshtje, blinin, dhe shkonin më tutje duke shtyrë me brryla të tjerë që rrinin ngjeshur me sho-shoqin. Shumica e njerëzve ishin të përqëndruar tek shtëpitë botuese të atyre librave, për të cilët është bërë kohët e fundit një publicitet agresiv, si Dudaj, Press EUT, Toena dhe Onufri. Por rrjedha e njerëzve nuk ka lënë kënd të panairit pa shkelur.

Edi Rama: pendohem që e quajta Nanon ‘Robert Çamçakëzi’

Postuar në 10 Nëntor, 2011 10:58

Edi Rama pranon në librin e tij të sapodalë ‘Kurban’ se ishte ai që e shkaktoi krisjen që, sipas tij, më pas u bë thyerje e miqësisë mes tij dhe ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. Veç kësaj Rama shfaqet i penduar për krahasimin që i bëri Nanos me personazhin e Robert Çamçakëzit. “Nëse koha do të mund të kthehej mbrapsht, s’do ta kisha bërë më atë batutën e bujshme të krahasimit të Fatosit me Robert Çamçakëzin, dembelin “me shfaqje të huaja” të portit të Durrësit në një film kult të socrealizmit për heroin e klasës punëtore, Adem Reka”, shkruan Rama në ‘Kurban’.

Asambleja “eklektike” e socialistëve

Postuar në 10 Nëntor, 2011 08:09

Kanë dalë më në fund emrat e atyre socialistëve që janë votuar për të qenë anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, struktura më e rëndësishme mes dy kongresesh (e ngjashme me Këshillin Kombëtar të PD-së). Nuk dihet mirë saktësisht se kush ka mbetur jashtë kësaj liste (do merret vesh në ditët që vinë), por dihet tanimë se kush është në të.

Opozita: Borxhi është shqetësim. Bode: Borxhi është nën kontroll

Postuar në 10 Nëntor, 2011 06:36

Ka patur debate dje gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2012 në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ministri i Financave, Ridvan Bode, nënvizoi se buxheti është tejet realist dhe mbështet prioritetet e vendosura nga qeveria me një rritje ekonomike të parashikuar në nivelin 4.3 për qind, por deputetët e opozitës u fokusuan tek niveli i borxhit publik. Kodheli e Malaj kanë hedhur dyshime se borxhi real është më i madh se sa ky që paraqitet, dhe është kështu për shkak të detyrimeve të pashlyera që shteti ka ndaj sipërmarrjes private.

Të gjithë po hedhin dyshime mbi Censusin

Postuar në 10 Nëntor, 2011 04:42

Duket se nuk është vetëm Aleanca Kuq e Zi që e konsideron Censusin të dështuar. Pa njohur ende përfundimet (të dhënat janë duke u përpunuar nga strukturat që janë marrë me të, të cilat janë në varësi të plotë nga qeveria), janë dëgjuar pakënaqësi nga minoriteti grek, nga komuniteti mysliman, dhe së fundi nga kleri katolik (ka pasur kritika ndaj regjistrimit të popullsisë në Konferencën e djeshme Ipeshkvnore). Si është puna? Ka ndonjë rrjedhje informacioni nga qendra e përpunimit të të dhënave? Mos vallë të dhënat që dalin nuk u vinë për mbarë këtyre grupeve etnike apo religjioze?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme