Kadare: Unë President i Republikës? Kurrë, kurrë, kurrë.

Ka pasur gjithnjë një ngasje mediatike për të lozur me tezën a idenë e zgjedhjes së Ismail Kadaresë në postin e Presidentit të Republikës. Duhet thënë se vetë Kadare e ka mohuar qartë e prerë, pa treguar në asnjë rast se ia ka patur qejfi të bëjë naze, por media e politika kanë vijuar me të vetën. Në fund të çdo mandati presidencial, dmth kur është momenti për të zgjedhur presidentin e ri, rihapet lodra e “Presidentit Kadare”.
Hera e fundit ka qenë pesë vjet më parë, kur Rama (në një komunikim via sms me Helenën), dhe Berisha (duke e marrë në telefon personalisht) kanë tentuar të bëjnë të njëjtën gjë. Madje, ka qenë dhe një i tretë. Mbrëmë, në një intervistë të vetën në Opinion, Kadare tha se një kërkesë e tillë iu bë dhe nga At Zef Pllumi. Sipas Kadaresë, ky i fundit ka qenë duke dhënë shpirt, kur i ka thënë: “Biri jem, pranojeni për të mirën e kombit!” Dhe Is (kështu e quan Helena në librin e saj mbi të) “nuk u tundua” as nga ky apel, që i bëhej nga dikush që po bëhej gati të shkonte në botën tjetër. Anektodë interesante, apo jo?
Por lodra me Ismailin presidencial nuk është më interesante. Edhe atij vetë i ka vajtur në majë të hundës, e prandaj mbrëmë bëri çmos t’i vërë kapak këtij muhabeti. I pyetur sërish (sa herë ia ka bërë këtë pyetje Fevziu në të njëjtin program, në të njëjtën studio?) ai sqaron se “[edhe] 1000 vjet sikur të jetoj, mua s’do më shkojë mendja kurrë për këtë gjë dhe nuk më ka shkuar kurrë”. Aty për aty bën dhe shpjegimin, që në fakt e ka bërë dhe më parë: “[e refuzoj këtë gjë], jo se jam njeri i jashtëzakonshëm nga ana morale apo etike, por sepse nuk është natyra ime kjo”. Shprehja “nuk është natyra ime” duhet marrë “nuk jam për këtë punë/është një gjë që s’mund ta bëj”.
M.N.
Comments
Si gjithmone i madh Kadare
<p>Si gjithmone i madh Kadare</p><p> </p>
Simail Karadè President i
<p> </p><h1 property="dc:title">Simail Karadè President i Republikës? Kurrë, kurrë, kurrë.</h1>
Add new comment