Të gjithë po hedhin dyshime mbi Censusin

Postuar në 10 Nëntor, 2011 04:42

Duket se nuk është vetëm Aleanca Kuq e Zi që e konsideron Censusin të dështuar. Pa njohur ende përfundimet (të dhënat janë duke u përpunuar nga strukturat që janë marrë me të, të cilat janë në varësi të plotë nga qeveria), janë dëgjuar pakënaqësi nga minoriteti grek, nga komuniteti mysliman, dhe së fundi nga kleri katolik (ka pasur kritika ndaj regjistrimit të popullsisë në Konferencën e djeshme Ipeshkvnore). Si është puna? Ka ndonjë rrjedhje informacioni nga qendra e përpunimit të të dhënave? Mos vallë të dhënat që dalin nuk u vinë për mbarë këtyre grupeve etnike apo religjioze? Apo këto të fundit janë duke gjykuar thjesht procesin, i cili u rezulton i përgatitur pa kujdes e me plot probleme në zbatimin praktik (ka pretendime që shumë vetë kanë refuzuar të përgjigjen nga frika, që shumë të tjerë nuk janë marrë në pyetje nga intervistuesit e INSTAT-it, etj)?

Në fakt, nuk ka gjasa që të ketë rrjedhje informacioni, pasi në çdo rast nuk do kish arsye të ankoheshin njëkohësisht edhe katolikët, edhe minoriteti grek, edhe myslimanët. Logjika ta thotë se nëse ankohen dy nga këto tre grupe, i treti duhet të jetë i kënaqur. Në këtë kuptim, është më i besueshëm shpjegimi, sipas të cilit të gjithë po flasin mbi bazën e problemeve të verifikuara gjatë regjistrimit, e jo mbi bazën e të dhënave të përpunuara.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.