Arkiv-Lajme
Rama “rrezikon” me gjeste në favor të meritokracisë
Me sa duket, në kuadrin e marrëveshjes së arritur PD-PS, Partia Socialiste ka rënë dakord të marrë postin e Avokatit të Popullit. Duhet të jenë të shumtë ata që kanë pretenduar ta kenë emrin në listën e kandidatëve për këtë post, por Edi Rama, me një lëvizje të beftë e të paprecedent, ua ka prerë shpresat. Ai po guxon të ecë në një shteg tjetër. Po e lë hapur për të gjithë mundësinë për të ushtruar përgjegjësinë e Avokatit të Popullit.
Nacionalistët zemërohen me qoftet serbe pranë librave shqip; dhe autoritetet marrin masa
Një shkrim të tijin të mbushur me nënvizime pozitive mbi panairin e Librit në Tiranë, gazetari i revistës The Economist, Tim Judah, e mbyllte me një vëzhgim të natyrës komike: “Kishte edhe një surprizë më shumë në panair. Një tendë e madhe e bardhë, e administruar nga serbë, shiste mish të zgarës me muzikë pop serbe në sfond. Ajo u provua popullore mes tiranasve po aq sa librat. Të shtunën, një ditë përpara se të mbyllej panairi, ata paketuan dhe ikën. Kosovarët dhe nacionalistët shqiptarë ishin ankuar.”
Herman Cain-it të taksës së sheshtë 9-9-9 i bien kuotat në sondazh
Sipas një sondazhi të CNN/ORC International, të publikuar dje, Herman Cain-it i kanë rënë kuotat me 11 pikë përqindje në garën për të përfaqësuar Partinë Republikanë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Ish-biznesmeni zezak u bë i njohur me planin e tij për një taksë të sheshtë, që ai e quajti “Taksa 9-9-9” dhe që parashikon taksim 9% mbi pagat, taksim 9% mbi çmimin e shitjes të të gjithë produkteve e shërbimeve dhe 9% taksë mbi të ardhurën bruto të bizneseve (nga kjo e fundit zbriten kostot e inputeve të prodhuara brenda SHBA-së).
I vetmi autoritet në Shqipëri janë ambasadorët dhe ndërkombëtarët
Në një intervistë që ka dhënë për Mapon, Fatmir Xhafaj (sekretar ligjor i partisë) thotë mes të tjerash, se “drejtësia e munguar është pengesë serioze për integrimin e vendit, dhe [prandaj] ishte shumë e qartë dje ambasadorja britanike për këtë çështje, si dhe një pjesë e kolegëve të saj të shqetësuar realisht për gjendjen e sistemit.” E vini re se si përmendet një ambasador? Si të jetë një gurú. Dhe kjo frazë që del nga goja e një eksponenti socialist ka kuptim në gojën e çdo eksponenti të politikës.
Protesta e Strumit dhe arsimtarët e partisë
Disa fshatarë të komunës Strum të Fierit kanë dalë në një protestë kundër korrupsionit në arsim. Ata kanë bllokuar për më shumë se një orë rrugën që lidh komunën me qytetin e Fierit, duke synuar të ndalojnë arsimtarët që do duhej të vinin me autobus nga qyteti. Pse? Sepse ata nuk duan që fëmijët e tyre të jenë në dorë të këtyre mësuesve të paaftë, që janë emëruar nga Drejtoria e Arsimore e Rrethit me logjikë partiake apo korruptive.
Sistemi ynë drejtësisë ta bën të pakuptimtë çdo gjë
Dritan Prifti do shkojë të dëshmojë në gjyqin në ngarkim të Ilir Metës, nëse e thërrasin. Këtë e thotë ai vetë, sipas asaj që thotë Gazeta Shqiptare. “Natyrisht që do të paraqitem në gjyq për të dëshmuar. Dhe aty do përsëris gjithçka që kam thënë, para gjykatësve. Por nuk kam ndonjë shpresë se do bëhet drejtësi. Me sa shoh, të gjithë janë të blerë.”, thotë ai.
Modeli ‘the Sun’, ‘Gazeta Shqiptare’ dhe padia e Ramës për shtrembërimet e ‘Kurbanit’
‘Gazeta Shqiptare’ ka reagur sot ndaj një twitter-i të kryetarit të PS Edi Rama, i cili i ka kërkuar publikisht botueses së tij Arlinda Dudaj të padisë të përditshmen për “vjedhje dhe masakrim” të librit të tij të fundit ‘Kurban’. Me anë të reagimit stafi i Shqiptares kërkon të dijë arsyet se pse Rama ka paditur vetëm ata ndërkohë që “të gjitha gazetat kanë botuar pjesë nga libri”. Më poshtë artikulli i GSH-së jep edhe momentet e shkëputura nga libri dhe justifikon titujt e përzgjedhur nga editorët.
Një studente egjiptiane provokon me blogun e vet
Është egjiptiane, studente, njëzet vjeç. Quhet Aliaa Magda el Mahadi, dhe e konsideron veten liberale, laike, feministe, vegjetariane, individualiste. Dhe ka ca kohë që është shndërruar në një vip me përmasa nacionale. Pse? Sepse në blog-un personal ka postuar foto nudo të vetat. Janë më tepër se sa 100 mijë vetë ata që kanë klikuar në blogun e saj dhe kanë parë fotot “e turpshme”. Janë tetë foto të vajzës që studjon në Universitetin Amerikan të Kajros, që janë postuar me diciturën “ Arti cullak”.
Të mësojmë anglishten, por më së pari shqipen
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka thënë sot, se “në vitin 2013 anglishtja do të jetë provimi i detyrueshëm për maturantët dhe do të jetë gjuha, me të cilën do të zhvillohen masterat dhe doktoraturat”. Dhe më tej e ka shpjeguar ca më mirë se ç’don të thotë me këtë punën e masterave e doktoraturave: "Zotërimi i mirë i anglishtes në përfundim të arsimit të mesëm është premisë bazë …. për internacionalizimin e studimeve universitare të nivelit master dhe doktoratë në universitetet tona".
Të gjithë po lëvizin, por tregjet po reagojnë me mosbesim
Në një konferencë të partisë së saj (Unioni Kristian Demokrat), duke patur në sfond një slogan domethënës “Für Europa, Für Deutschland” të sandwich-uar mes dy monitorëve të mëdhenj, Angela Merkel dha provën se e kupton krizën historike, që fati ia ka dhënë asaj për ta zgjidhur. “Po jetojmë kohët më të vështira qysh nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ajo, dhe pak më pas bëri nënvizimin tjetër dramatik: “Nëse monedha Euro bie, tok me të do të bjerë i gjithë projekti historik i BE-së”.