Të gjithë po lëvizin, por tregjet po reagojnë me mosbesim

Postuar në 14 Nëntor, 2011 09:57

Në një konferencë të partisë së saj (Unioni Kristian Demokrat), duke patur në sfond një slogan domethënës “Für Europa, Für Deutschland” të sandwich-uar mes dy monitorëve të mëdhenj, Angela Merkel dha provën se e kupton krizën historike, që fati ia ka dhënë asaj për ta zgjidhur. “Po jetojmë kohët më të vështira qysh nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ajo, dhe pak më pas bëri nënvizimin tjetër dramatik: “Nëse monedha Euro bie, tok me të do të bjerë i gjithë projekti historik i BE-së”. Mirëpo vetëdija e kancelares gjermane, se Europa është në ditë të vështira të paprovuara më parë gjatë gjashtë dekadave të fundit, duket se nuk mjafton. Ajo foli rreth një orë, dhe sipas komenteve të para, në fjalimin e saj munguan idetë e reja se si mund të dilet nga kjo krizë.

Përveç kësaj – dhe ky fakt e bën edhe më dramatike situatën – tregjet nuk është se kanë reaguar me ndonjë entusiazëm kushedi se çfarë pas ikjes së Berlusconit. Qeveritë e reja që po krijohen në Itali e Greqi i dhanë një këndellje të lehtë bursave, por në harkun e disa orëve, tregjet filluan të shprehin sërish lëkundje e mosbesim. Qeveritë ende s’janë krijuar e vënë në punë, por ato qysh tani nuk japin garanci 100% se do të të jenë në gjendje të bëjnë reformat që u kërkohen.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.