I vetmi autoritet në Shqipëri janë ambasadorët dhe ndërkombëtarët

Në një intervistë që ka dhënë për Mapon, Fatmir Xhafaj (sekretar ligjor i partisë) thotë mes të tjerash, se “drejtësia e munguar është pengesë serioze për integrimin e vendit, dhe [prandaj] ishte shumë e qartë dje ambasadorja britanike për këtë çështje, si dhe një pjesë e kolegëve të saj të shqetësuar realisht për gjendjen e sistemit.” E vini re se si përmendet një ambasador? Si të jetë një gurú. Dhe kjo frazë që del nga goja e një eksponenti socialist ka kuptim në gojën e çdo eksponenti të politikës.
Xhafaj e sheh edhe marrëveshjen e arritur m es partive PS e PD për të startuar me negociatat për reforma si një frut të presionit të ndërkombëtarëve, duke lënë të kuptohet se po të ish për “ne të brendshmit” s’do kishim arritur kurrë në këtë pikë. “Ky është, veç të tjerash, produkt konkret i presionit ndërkombëtar .... Fatkeqësisht, është më shumë meritë e tyre (veçanërisht e ambasadorit të BE-së dhe atij të SHBA-ve) sesa një rezultat i vetë palëve të politikës vendase. Që mund dhe duhej ta kishte hedhur këtë hap prej kohësh”, thotë saktësisht ai.
Por me këtë të fundit nuk zbulon ndobnjë gjë të re, pasi shtypi i sotëm kish nënvizuar rolin e ambasadorëve dhe të dërguarve të Brukselit në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Vetëm një gazetë fliste dhe për një letër të Fule-s dërguar Berishës dhe Ramës, ndërsa gjithë të tjerat raportonin për presion të ambasadorëve të Tiranës, dhe për një ultimatum të Stefano Sannino-s, që erdhi pa shumë bujë dy herë brenda tri javësh në Tiarnë. Pas ikjes së tij, u njoftua marrëveshja.
M.N.
Comments
"I vetmi autoritet në

"I vetmi autoritet në Shqipëri janë ambasadorët dhe ndërkombëtarët", sepse klasa politike asht e pa-afte. Shkurt, ne Shqiperi klasa politike asht jasht çdo normative te gjestisjes shtetnore.

Kjo asht e vetkuptueshme. Mbas nji izolimi turk pese shekullor nga Europa dhe nji izolimi komunist gjyse shekulli, nuk kishte si te formohej nji klase politike e afte te drejtonte shtetin ne forme europiane. Ne subkoshjencen e vet klasa politike shqiptare ka nji perzimje tuko-komuniste. Vete titujt e librave qe shkruejne keto drejtuesa politike tregojne subkoshjencen e tyne.

ALi Pasha sundoi gjysmen e

ALi Pasha sundoi gjysmen e gjithe Shqiperise dhe krejt Greqine, Mehmet Aliu u be mbret i Egjiptit dhe Ferid Vlora nje nga kryeministrat e fundit te perandorise osmane. Nuk po numerojme fare mijera guvernatore ne histori, ne kater cepat e perandorise osmane, nga Azia ne Europe. Nese kane ditur te bejne ndonje gje shqiptaret, ka qene te qeverisin. Rrofte 7 prilli dhe 8 nentori per keto dite qe kemi sot, kur legenat kane marre frenat ne duar

Eshte nje turp qe per

Eshte nje turp qe per qytetaret e thjeshte te ketij vendi qe ambasadoret jane me te njohur dhe me vendimmarres se edhe Kryetari i Komunes.Bile edhe njihen me shume.Ky eshte nje poshterim qe pervecese ne Shqiperi nuk ndodh asgjekundi,me bindje kjo.Shqiperia me plot kuptimin e fjales mund te quhet Republike Ambasadoresh,neser diku tjeter quhet Republike Bananesh,apo me keq,Republike Hudhrash, siq eshte Shqiperia sot.Nje emocion apo gjendje e Ambasadorit Amerikan,OSBE,CE apo e Doris Pck dhe Boshtinaru,sot ka me shume efekt se vendimet e Kuvendit e Shqiperise.Medet dhe turp per ne.Ne po vuajme besimin dhe gjykimin tone."Kur vret veten ,nuk ke kujt i lyp gjak".

Kjo gja verteton plotesisht

Kjo gja verteton plotesisht se populli shqiptar asht populli ma injorant dhe ma i mbrapambetun i Europes. E dij se "atdhetarve te zjerrte" nuk do tu pelqeje ku pohim, por mjerisht keshtu asht realiteti shqiptar. Bani hesape qe shqiptart paskan dijte te qeverisin popujt e tjere vetem Ala Turka e jo Ala Franga. Por sot duhet qeverisje Ala Franga e jo Ala Turka, prandej shqiptart nuk dijne sot te qeverisin as vetveten.

Add new comment